• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

    Ministri Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

    Rama për incidentin në Pustec: “Shqipëria nuk do ta ulë monedhën e vlerave në nivelin e parodisë”

    MEPJ: Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar në Pustec, mungesë serioze

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK–AAK protestojnë “koti” para Qeverisë, sepse janë shumë larg zemrës së qytetarit!

    Ramush Haradinaj propozon rikthimin e Thaçit në Presidencë

    Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

    Mickoski në Pustec, shkelet protokolli: Mungon himni shqiptar

    PSE HESHTIN INTELEKTUALËT MAQEDONAS?

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Gëzuar 40 Vjetorin, Jehona e Shqipes!

23 Shkurt, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

NGA DR. JORGJI KOTE

Mjeshtër i Madh

40 vjet më parë, më 23 Shkurt 1986, tetë bashkëatdhetarë, Idrizi& Kimetja, Aliu, Avniu, Duraku, Ganiu dhe Ramizi, përfaqësues dinjitozë të emigracionit tonë në Bruksel ngjitën për herë të parë me ankth dhe emocione të veçanta  shkallët e godinës së Radio ” Panik” në Rue de la Ruche, 11 në Scharbeek, Bruksel. Atyre u printe shoku i tyre i ngushtë, dibranin 32 vjeçar Sakip Skepi, i cili në dimrin e acartë të vitit 1958, kur ishte vetëm 5 vjeç bashkë me 26 familjarë dhe të tjerë kryen arratisjen më spektakulare drejt ish Jugosllavisë nga Dibra dhe në vitin 1967 u vendosën  në Bruksel. Me ndihmën dhe mbështetjen e prindërve të tij atdhetarë dhe mendjehapur ai  përfundoi studimet në Universitetin e Lirë të Brukselit për financë, mes vështirësive jo të vogla.  Mbas shumë vitesh si ekonomist, nga viti 2005 dhe në vazhdim vazhdon si ekspert i kredive bankare dhe pasurive të patundshme.

Bashkë me familjet ata kishin kaluar vite të tëra në kalvare vuajtjesh dhe privimesh njerëzore si pasojë e diktaturës së kuqe në Atdheun e tyre. Atë ditë shkurti ata filluan të shkruanin një kapitull të ri në  kryeqytetin e Europës së bashkuar.

Ishin vite kur në Shqipëri rregjimi monist kishte shtrënguar në kulm zgjedhën e tij në të gjitha fushat, duke kaluar në vetrrethim. Shqipëria i ngjante një bunkeri me lajme dhe informacine tejet të kufizuara, «  rozë » të filtruara nga rregjimi. Ndaj, si kudo edhe në Belgjikë, bashkëatdhetarët tanë emigrantë kishin “ uri” dhe «  etje » për informacion, për të ditur se ç’po ndodhte realisht në tokën amë; cila ishte perspektiva e atjeshme, a do vazhdonte shtypja dhe dhuna, sidomos pas reformave të Gorbaçovit pas vitit 1985 apo prapë «as lindje adhe as perëndim»!

Natyrisht ishte shtypi, media belge dhe franceze, por ato ishin tejet të sofistikuara për nivelin e hallexhinjve tanë. Edhe Zëri i Amerikës, Radio Vatikani, BBC-ja, dhe Deutsche Welle,  megjithë rolin e tyre, prapë  nuk e zgjidhnin dot problemin.   

Sidomos kur vinte fjala për hallet, telashet dhe kërkesat e shumta që bashkëatdhetarët tanë kishin lidhur me përditshmërinë e jetës së tyre, njohjen me njeri tjetrin dhe rivendosjen  e lidhjeve familjare, mësimi i gjuhës dhe në përgjithësi integrimi  në shoqërinë e re perendimore në Belgjikë dhe gjetkë,  jetën, traditat dhe historinë e tyre dhe deri te nevojat për kopshte dhe çerdhe.

Kini parasysh se po flasim për vitet 80, kur veç shtypit të shkruar dhe televizionit, askund nuk kishte mjete të tjera informimi; sa për  internetin dhe rrjetet sociale as që bëhej fjalë. Edhe telefonat ishin të kushtueshëm dhe mund të ndihmonin kryrsisht për t’u çmallur dhe për të pyetur përt shëndetin e njerëzve të shtëpisë; por jo më shumë, mbasi ashtu si korrespondenca me letra telefonatat ishte të kontrolluara në Tiranë, atje te famëkeqja  «  Shtëpia me gjethe ». Ndërsa vajtja në Atdhe  mbetej vetëm dëshirë, mbasi ajo ishte vërtet “mollë e ndalueme”.

Veç sa sipër, gjendjen dhe komunikimin mes emigrantëve e vështirësonte më tej   Sigurimi i Shtetit shqiptar. Sektori i tij  në Ambasadën tonë në Paris që mbulonte edhe Belgjikën ushtronte veprimtari të ethshme ndarëse dhe përçarëse mes emigrantëve; ca më tepër se reaksioni shqiptar, siç njihej atëhere, me Legalistët ishte  i mirëorganizuar në Belgjikë; ish Mbreti Zog jetonte në Kanë, ndërsa Leka Zogu ishte shpesh mysafir në Bruksel. Për këtë ka shumë botime të njohura.

Në këto kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme, nevoja për informim dhe komunikim të saktë, prania e zërit të së vërtetës mbi Shqipërinë ishte bërë nevojë ulëritëse dhe kërkonte zgjidhje të shpejtë. Për më tepër në kryeqytetin e Europës, sepse siç thuhej qysh atëhere ”nëse do që të dëgjohesh, fol në Bruksel, sepse Brukseli është vendi i duhur” !

Pikërisht këtu qëndron merita e madhe e ekipit që mori përsipër organizimin dhe drejtimin e radios në gjuhën shqipe. Edhe pse vetë ata, pas shumë përpjekjesh disa vjeçare, kujdesit dhe bujarisë së shtetit belg ishin sistemuar në Bruksel dhe gjetkë, me një banesë modeste, kishin krijuar familjet, ishin të punësuar dhe një status të kënaqshëm social në shoqërinë e ri belge. Mirëpo, prapë kjo nuk i qetësonte shpirtrat e  tyre të trazuar , sidomos kur mendonin për kërkesat dhe nevojat e lartpërmendura për informim për familjet dhe bashkëatdhtarët e tyre në Shqipëri, në Belgjikë dhe gjetkë.

Me këtë ndjenjë atdhedashurie, nismëtarët e radios në shqip  u ulën me përgjegjësi qytetare dhe hodhën themelet e radios në gjuhën shqip. Edhe pse nuk ishin gazetarë, ata kishin frymën dhe vullnetin që zëri i tyre të dëgjohej dhe të ishte kudo me jehonë. Dhe gjithçka nisi me hartimin dhe shpërndarjen e këtij njoftimi historik: 

Në ndihmë të tyre u shprehën institucionet përkatëse belge të kulturës, të cilat  i hapën pa hezitim dyert  për atë nisëm të re. Jo vetëm me fjalë, por duke u vënë në dispozicion falas kohën dhe hapësirën e nevojshme  në valët 105,4 FM.

U mendua gjatë edhe për emrin derisa u vendos  ” Jehona e Shqipes” si emër i gjetur dhe i goditur; që tregonte qartë identitetin dhe zërin shqip të radios; mbi të gjitha emri ishte i kapshëm dhe i kumbueshëm dhe pa ngarkesa ideologjike.

Ja pse, Jehona e Shqipes ato ditë të ftohta shkurti në Belgjikë dhe në Bruksel u kthye në  një rreze  të madhe dhe të ngrohtë dielli dhe shprese për ditë më të mira; ajo ishte ngjarje me rëndësi dhe jehonë atdhetare e pastaj informative. Shumë shpejt, Jehona u kthye në një pjestare të çdo familjeje shqiptare. Dëgjimi i saj nuk ishte më çështje kurreshtje dhe kënaqësie, por domosdoshmëri dhe pjesë e jetës.

Pritja e saj entusiazte nga të gjitha bashkëatdhetarët ishte një sinjal, inkurajim dhe shpërblim i madh për përpjekjet e ekipit nismëtar. Falë lajmëve që dëgjonin nga Radio “ Jehona e shqipes” bashkëatdhetarët filluan të dinin shumë dhe më konkretisht se ç’po ndodhte në Bruksel dhe gjetkë, mbi të gjitha në Shqipëri dhe në viset e tjera, motivimi dhe lidhjet mes tyre filluan të shtohen dhe zgjerohen.

Shembja e komunizmit dhe agimi i demokracisë në vitin 1992 shënoi një kapërcim epokal me shumë shanse dhe sfida edhe për “Jehonën e Shqipes”. Tanimë, mbasi e kishte kryer misionin e saj mediatik anti-komunist, ajo ballafaqohej me kërkesën që të ndikonte dhe të ndihmonte sa më shumë për ndërgjegjësimin e bashkëatdhetarëve me idealet demokratike, mirëkuptimin dhe pajtimin e brezave.

Ndërkohë, edhe për Jehonën e Shqipes u krijuan avantazhe dhe lehtësi të mëdha, sepse më në fund shpëtoi nga ndërhyrjet, shantazhet dhe presionet e Sigurimit të Shtetit; rikujtojmë se në vitin 1987 dhe 1988 ai  bëri çmos edhe pse pa sukses me lajka dhe trysni që Radioja shqip në Bruksel ta mbyllte zërin e saj.

Shumë shpejt, Jehona u kthye në një tribunë të madhe të fjalës dhe mendimit të lirë. Aty shkuan dhe ndanë hallet, shqetësimet por edhe mesazhete  tyre madhore qysh nga bashkëatdhetarët më të thjeshtë dhe deri te kolosët e artit, kulturës dhe letërsisë sonë, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ibrahim Rrugova,  Rexhep Qosja, Femi Agani, Anton Çeta, Mentor Çoku, Sami Rrepishti, Don Simon Jubani dhe përfaqësues të tjerë të klerit shqiptar, si edhe përfaqësues të opozitës së re në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.  Aty kanë folur artistët tanë të shquar, Mirush Kabashi, Timo Flloko, Tefta Radi, Arif Vladi, Liri Rasha, Merita Halili, Zef Deda dhe shumë të tjerë.

Te Jehona kanë folur edhe bashkëatdhetarë të tjerë që u bënë personalitete të njohura,   deputeti i parë në Parlamentin e  Brukselit dhe tani Ushtruesi i kryetarit të Komunës së Molenbekut, Ahmet Gjanaj, deputetja e tanishme, Griselda Bytyçi, publicisti dhe Këshilltari i Kryebashkiakut të Brukselit, Safet Kryemadhi, zyrtarë të tjerë shqiptarë në komuna dhe dikastere, diplomatë, ambasadorë, etj.

Ndërkohë, Jehona tërhoqi edhe vëmendjen e medias belge dhe franceze, të gazetave prestigjioze Le Soir, Le Monde dhe La Libre Belgique si dhe te televizioneve kryesore franceze dhe belge, të cilat i dhanë mbështetje morale, duke përcjellë jehonën e saj.

Me kalimin e viteve, stafi i radios vazhdoi punën me përkushtim edhe më të madh, duke u ripërtërirë e u modernizuar falë rrjeteve sociale, internetit dhe dixhitalizimit.

Po ashtu në 20 vitet e  fundit aty erdhën njerëz dhe gazetarë të rinj, duke e rritur ndjeshëm numrin dhe sidomos cilësinë e rubrikave. Pas vitit 2011 aty u aktivizua për disa vite gazetari i njohur Fatos Mahmutaj, i cili i shpëtoi plumbit dhe përndjekjes në Tiranë pas plagosjes më 21 Janar 2011. Ndërsa nga viti 2014 e në vazhdim vijon të kontribuojë Spartak Fikaj, afarist dhe analist i spikatur politik.

Një ndihmesë të veçantë në ndryshimet në  10 vitet e fundit ka dhënë gazetarja e apasionuar televizive, Ledia Canaj, e cila  i dha radios një dimension të ri, cilësor dhe më tërheqës, duke e futur aktivisht edhe në rrjetet sociale. Veç ndihmesës së saj të madhe në radio, disa vite më parë, Ledia themeloi Shtëpinë kulturore belgo-shqiptare “Shqipville“ në qendër të Grande Place në Bruksel. Ajo u bë për gati 10 vjet pikë takimi elitare e të gjithë bashkëatdhetarëve për festa, gëzime, promovime botimesh dhe ngjarje të ndryshme të mëdha dhe festive. Kësisoj, ajo e çoi edhe Jehonën e Shqipes aty në Grand Place emblematik me intervista dhe lajme të çastit. Shqipville u kthye  edhe në një lloj mini ekspozite me produket më tërheqëse shqiptare të artizanatit, pijeve dhe kulinarisë. Për fat të keq, për shkaqe financiare  dhe mungesës së mbështetjes edhe nga Tirana, nga ajo u mbyll muajt e fundit, edhe pse mijra bashkëatdhetarë nënshkruan peticion kundër mbylljes së saj.

Nuk mund të flitet për Jehonën, pa përmendur ndihmesën e veçantë dhe të çmuar në 25 vitet e fundit, sidomos në fushën e kulturës, letërsisë, artit dhe sportit të intelektualit të mirënjohur të diasporës sonë, Kol Gjeloshaj. Çdo javë ai i njeh degjuesit dhe ndjekësit me të rejat më të fundit nga këto fusha. Gjeloshaj është bashkëpunëtor në Universitetin e Lirë të Brukselit, i zgjedhur në forumet drejtuese të sportit europian dhe i vlerësuar edhe nga institucionet në Shqipëri.

Jehona ka vazhduar të ripërtërihet vazhdimisht me programe, emisione, rubrika dhe debate mbi baza vullnetare. Kohët e fundit, ajo është kthyer në një tryezë qytetare debati dhe diskutimi mes redaksisë së zgjeruar me arkitekten e apasionuar të diplomuar në Paris, Flavia Kuqi, avokaten e spikatur Enida Rrapaj, me fotografen e apasionuar,  Anila Malaj dhe me shumë të ftuar elitarë. Si zakonisht me lidhje direkte me Tiranën, me personalitete të politikës dhe medias sonë dhe nën shoqërimin e muzikës tonë popullore.

Vlen të theksohet se miq dhe bashkëpunëtorë të Jehonës kanë qenë dhe mbeten edhe gazetarë të shquar, si Aleksander Çipa, Arben Muka, Mentor Kikia, Mentor Nazarko dhe të tjerë, të cilët kanë ndihmuar në rritjen e profilit publik të radios.

Veç bashkëpunimit të ngushtë dhe produktiv të Jehonës me Ambasadën tonë në Bruksel, ku kam shërbyer  dy herë për 10 vite, autori i këtyre radhëve është ndjerë i privilegjuar që ka qenë disa herë pjesë e debateve dhe diskutimeve për problemematikat e integrimit Europian dhe te gjeopolitikës në përgjithësi. Se kam ndjerë  të njëjtin nivel dhe përgjegjësi si në lidhjet me televizionet në Tiranë.  

Krahas aspektit mediatik Jehona e Shqipes ka ndihmuar dhe sponzorizuar shumë evente kulturore dhe artistike, si Konkursin Miss Shqipëria, koncerte të artistëve tanë, promovime librash, si tani së fundi të botimit voluminoz « Shqiptarët  e Belgjikës“ të gazetarit të njohur Flori Slatina, i cili jep një tabllo të personaliteteve më të njohura shqiptare në Belgjikë në të gjitha fushat. Madje, qysh me fillimin e punës së saj, në vitin 1987, Jehona dhe drejtuesi i saj, Sakip Skepi mbështeti në çdo aspekt realizimin e filmit të parë me tematikë shqiptare jashtë vendit” Prilli i thyer” me rregjizoren e mirënjohur Liri Begeja.

Në përfundim, në këtë jubile, meritojnë përgëzimet dhe fjalët më të mira të gjitha ata që kanë kontribuar për Jehona e Shqipes, duke filluar nga pionierët dfhe nismëtaret e saj.  Edhe pse nuk mundën të vazhdonin gjatë, për shkak të emërimit të tyre në funksione drejtuese në institucione të ndryshme belge, ata prapë mbetën aktivistë dhe dashamirës të saj.  I ndjeri Idriz Basha që në vitin 1997 u emërua Ambasadori ynë në Belgjikë, bashkëshortja e tij aktive, Kimete Basha – Mitrovica, e cila filloi atëhere punën si profesoreshë e njohur në një shkollë ndërkombëtare; por bashkë me zotërinë e saj të ndjerë, ajo ka qenë dhe mbetet  e përkushtuar në eventet e  diasporës; Ali Islamaj për 20 vite rresht, deri më 2018 kur doli në pension ishte drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale të Hotelerisë; ai dha një ndihmë të jashtëzakonshme për binjakëzimin e saj me Shkollën tonë të Turizmit në Tiranë, me vizita  dhe aktivitete të shumta të përbashkëta dhe me mbështetje për Ambasadën tonë në Bruksel në vitet 2012 – 2018. Nismëtari  tjetër i Jehonës, Avni Islamaj u angazhua me veprimtari afariste, ndërsa Durak Duraku filloi punën si zyrtar drejtgues në Ministrinë  Federale të Brendshme; edhe Gani Sheta dhe Naim Lika u angazhuan në punë të tjera të ndryshme.  

Kësisoj, vetëm Sakip Skepi mundi të  ”rezistojë” të qëndrojë dhe të vazhdojë edhe sot të drejtojë dhe moderojë radion historike, me vlerësimet më të mira edhe nga shokët dhe miqtë e 23 Shkurtit 1986.  Ndaj, ai meriton respekt dhe simpati të veçantë, për zellin dhe pasionin e treguar në funksionimin normal të radios në shqip dhe rolin e saj edhe jashtë misiont mediatik. Sakipi e ka zbatuar në praktikë këshillën kenediane që mos pyesni çka bërë Atdheu për ju, por çfarë keni bërë ju për Atdheun. Ndaj, organizmat tona jo-qeveritare e kanë çmuar vepritmarinë artdhetare dhe mediatike të Jehonës së Shqipes. Sidomos Qendra e Ekselencës në Tiranë, e cila në muajin Dhjetor 2024 e nderoi drejtuesin e saj emblemë me Medaljen e Ekselencës; po, ashtu, edhe media jonë  ka bërë goxha jehonë jetës dhe veprimtarisë së Radios ” Jehona e Shqipes”

Edhe redaksia e ARGUMENTUM e ka pasqyruar disa kohë më parë veprimtarinë aktive dhe ndihmesën e Radios  ”Jehona e Shqipes” edhe me një intervistë të plotë me themeluesin e saj, Zotin Sakip Skepi.

Ndryshe ka ndodhur me shtetin shqiptar dhe institucionet e tij të cilat i janë borxhlli, qoftë edhe me një medalje të lartë, plotësisht të merituar. Shpresojmë që me rastin e aktiviteteve festive që do të zhvillohen së shpejti për 40 Vjetorin e radios shqipe,  autoritetet tona shtetërore, ta nderojnë ashtu siç e meriton themeluesin dhe drejtuesin e Jehonës së Shqipes dhe ekipin e tij ndër vite.

Deri atëhere, Redaksia e ARGUMENTUM bashkohet me urimet më të përzemërta:

Gëzuar Ditëlindjen, edhe 100 vite të tjera  të begata Radio “Jehona e Shqipes“!

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Ukraina, 35 vjet Pavarësi: nga 1991 në luftën që po ndryshon Europën

24 Gusht, 2026
FOKUS

Putin: Zgjedhjet e ardhshme për Dumën e Shtetit do të rikonfirmojnë qëndrueshmërinë e Rusisë

22 Gusht, 2026
FOKUS

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Vuçiq lë të hapur rikthimin si kryeministër

21 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Andy Burnham në Kiev në vizitën e parë jashtë vendit: Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

24 Gusht, 2026
default

CMG-ja: “Superblerëse+supershitëse” ndan me globin përfitimet e Kinës

24 Gusht, 2026

Ai turku“ dhe hapja e Urës së Ibrit!

24 Gusht, 2026

Tunizi, nis ndërtimi i qendrës së trajtimit të kancerit me ndihmë nga Kina

24 Gusht, 2026

Zgjedhjet në Kazakistan/ OSBE/ODIHR: Të përgatitura mirë teknikisht, por pa pluralizëm të vërtetë politik

24 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.