Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut Kristóf Szalay-Bobrovniczky.
Vengu nënvizoi në një postim në rrjetet sociale se, Hungaria është një aleate e fortë në NATO, mbështetëse e qartë e integrimit tonë në BE dhe kontribuese konkrete për stabilitetin dhe sigurinë në Europën Juglindore.
Ai u shpreh se me homologun Szalay-Bobrovniczky ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në industri, inovacion dhe arsim ushtarak.
Në këtë kuadër, u shpreh Vengu, brenda vitit 2026, Shqipëria dhe Hungaria do të shkëmbejnë atashe ushtarakë.






























































