Dronët dhe robotët për shkrirjen e akullit, e kanë rritur efikasitetin e pastrimit të akullit nga linjat e energjisë në një nivel të ri, në Provincën Anhui të Kinës lindore.
Thellë në Malet Dabie të Anhuit, ndodhen katër korridore të rëndësishme të transmetimit të energjisë. Funksionimi i tyre i qëndrueshëm është jetik për të siguruar energjinë elektrike në zonën e Deltës së Lumit Jangce.
Para Vitit të Ri Kinez të këtij viti, një valë e ftohtë goditi zonën e Maleve Dabie. Për të siguruar furnizim të qetë me energji elektrike gjatë festave, më shumë se 20 ekipe inspektimi u mblodhën menjëherë dhe u nisën për inspektim.
Një anëtar i stafit drejtoi me mjeshtëri një dron për të filluar inspektimin e kullës. Në më pak se pesë minuta, droni bëri mbi 20 foto të kullës nga afër, duke demonstruar efikasitet të jashtëzakonshëm, pavarësisht kushteve të ulta të shikueshmësirë.

I transportuar nga ajri me dron, një robot për shkrirjen e akullit mundi të pastronte akullin në mënyrë efikase nga linjat e energjisë, ndërsa ekipet vepruan në mënyrë të sigurt nga toka, duke garantuar sigurinë e personelit të mirëmbajtjes në mot të akullt. Falë përdorimit të robotit, i gjithë teli 20 metra i gjatë i mbuluar me akull, u pastrua plotësisht në rreth një minutë.
Në mbrëmje, stafi u kthye në laborator me mbi 400 foto të kapura nga droni. Brenda vetëm pesë minutash, të gjitha rreziqet e mundshme në linjë u identifikuan nga inteligjenca artificiale./cgtn





























































