Është prezantuar zyrtarisht nga Avokati Arlind Ahmetaj “Diaspora Legal & Tax”, struktura e parë në Shqipëri e dedikuar ekskluzivisht për ofrimin e shërbimeve ligjore dhe fiskale për diasporën shqiptare dhe personat e lidhur me të, pa qenë e nevojshme prania fizike në vend.
Kjo iniciativë vjen si përgjigje ndaj nevojave të mijëra shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, por që kanë në Shqipëri prona, çështje trashëgimie, investime apo detyrime fiskale. Shpesh, ata përballen me procedura të fragmentuara, mungesë transparence dhe nevojë për të udhëtuar fizikisht për të ndjekur proceset administrative apo ligjore.
Diaspora Legal & Tax synon të ofrojë një zgjidhje të integruar dhe profesionale, të ndërtuar posaçërisht për realitetin dhe nevojat e diasporës shqiptare.
Si një strukturë one-stop-shop, ajo ofron një gamë të gjerë shërbimesh, ndër të cilat:
- përfaqësim ligjor të plotë
- këshillim fiskal të specializuar
- menaxhim pasurish
- koordinim investimesh
- asistencë procedurale dhe ndjekje të çështjeve nga distanca
Modeli i funksionimit bazohet në qartësi, përgjegjësi dhe komunikim profesional, duke mundësuar që të gjitha procedurat të ndiqen pa qenë e nevojshme prania fizike e klientëve në Shqipëri.
Synimi i kësaj strukture është të shndërrohet në referencën kryesore ligjore dhe fiskale për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke garantuar siguri juridike dhe standard të lartë profesional në trajtimin e çështjeve të tyre.
/Argumentum.al




























































