• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

    Kosovë, dita e fundit për presidentin: Kurti-PDK pa marrëveshje, Specialja bllokon kompromisin

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Shkurorëzimi” Kurti–Osmani, psikologjia e turmës dhe egërsimi i diskursit publik në rrjetet sociale

11 Mars, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Dr. Fadil MALOKU,

Sociolog

Duke identifikuar disa variabla që ushtrojnë peshë në procesin zgjedhor, sikurse janë: kapitali elektoral i kandidatëve konkurrues, pastaj struktura organizative politike e partive bashkë me sistemin zgjedhor dhe sidomos me psikologjinë aktuale elektorale që e ka Kosova, ajo çfarë mund të konstatohet në pothuajse të gjitha proceset zgjedhore lokale e kombëtare të pasluftës është se ekziston gjithmonë një “trup elektoral prej rreth 15–20%” të popullsisë që asnjëherë nuk ka shprehur asfarë interesimi për të votuar, e as për t’u përfaqësuar. Është kjo ajo shtresë e “dembelëve” inteligjentë të cilët, sikur të ushtronin ndikim me votën e tyre, do të kishim një hartë krejtësisht tjetër elektorale këtu në Kosovë. Por analiza jonë nuk i ka objekt as shkaqet e as pasojat e kësaj dukurie, e kisha me thënë, “indifference” aktive elektorale, por e ka atë shkallën apo masën e infiltrimit të këtij korpusi në ambientin e tanishëm të kontaminuar dhe të egërsuar. Dhe atë sidomos kohëve të fundit, që është duke u na u gatuar përmes një ngërçi apo bllokade të re politike e institucionale.

Çudia më e madhe është se përmes një gjuhe të paparë denigruese e linçuese që po qarkullon aktualisht në medie sociale, si shkak po e gjen dhe po e ushqen “shkurorëzimi” i ndodhur mes ish-binomit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. “Shkurorëzim” ky që, përveç një lloj përjashtimi politik, është duke prodhuar edhe një lloj izolimi patetik, po edhe një atmosferë stigmatizuese e madje edhe linçuese që është duke “vëluar” në skenën politike e në veçanti në mediet sociale. Këto lloje (sh)fajsimesh që po katapultohen, duket qëllimshëm, nuk janë vetëm thjesht padrejtësi publike që kanë rreziqe të shpërfaqen në praktikë, por janë edhe një “etikë” e re publike që po kërkon etablim e rehabilitim koheziv brenda standardit të sjelljeve tona kolektive. Dhe ajo çfarë është më e keqja, për një shoqëri sikurse kjo e jona, ende me përplot “ethe të tranzicionit”, është se po arrijnë lehtësisht t’i “pushtojnë” të rinjtë e frustruar dhe të mbyllur në “katakombet” e këtyre rrjeteve sociale. Ku, duke qenë të “ushqyer” dhe të frymëzuar nga diskurset politike, sidomos këto të fundit rreth raportit të acaruar midis Vjosës dhe Albinit, janë në gjendje të “kujdestarojnë” online “ushtri të tëra dixhitale” (lexo: badihavaxhinj) për të krijuar atmosfera dhe ambiente acaruese e tensionuese në shoqëri.

Dhe kjo gjuhë e egërsuar dhe shpesh denigruese, që tashmë ka filluar edhe të normohet si standard i sjelljes në hapësirën publike ndaj protagonistëve të lartcekur, sociologjikisht mund të shpjegohet përmes disa këndvështrimeve strukturore, por edhe një “ngjyrimi” kulturor që ndërlidhet me mënyrën se si funksionon sfera jonë publike dhe konkurrenca politike ndër ne. Kjo dukuri nuk është thjesht vetëm një çështje e një konflikti personal politik, por, duke u futur edhe më thellë, është edhe pasqyrim i disa proceseve më të thella shoqërore të “tranzicionit” tonë stërzgjatur që, mjerisht, nuk kemi arritur t’i shpjegojmë shkencërisht. Të shohim trendin e këtij fenomeni.

Së pari, procesi që ka të bëjë me dukurinë e krizës sonë politike dhe me kulturën polarizuese që u instalua sidomos në periudhën e sagës së ngërçit, apo si e kam identifikuar unë, “shizofrenia politike”. Sagë kjo që edhe tani, me rastin e problemeve për ta zgjedhur një personalitet në postin e Presidentit/es, po merr dimensionet e një dukurie që pretendon të bëhet normë në sjelljet publike politike. Themi kështu nga shkaku se në shoqëritë me tranzicion të gjatë politik, si Kosova, konkurrenca politike shpesh po shndërrohet në delegjitimim moral të kundërshtarit, jo në ndonjë debat racional mbi politikën publike dhe terapinë që duhet pasur. Në këtë kontekst, figura e presidentes po bëhet simbol i një kampi politik, ku edhe kritikat dashamirëse apo edhe ato dashakeqe ndaj saj kanë filluar t’i tejkalojnë caqet e një kodi minimal etik institucional e personal. Kjo sjellje joetike është tipike për shoqëritë me polarizim të lartë politik, ku aktorët publikë mobilizojnë elektoratin përmes diskurseve antagoniste.

Së dyti, kur procesi apo tendenca e “personalizimit të politikës” tentohet të manifestohet apo të artikulohet jo përmes institucioneve, por përmes figurave që adresojnë kapitalin e karizmës politike, dëmi publik bëhet objekt i diskursit iracional. Në këtë logjikë, kritika ndaj një politike apo institucioni përqendrohet te personi, jo te vendimet apo strukturat bartëse, si në rastin e Vjosa Osmanit, ku institucioni i presidencës shpesh gjatë mandatit të saj mënjanohen qëllimisht edhe rastet kur ajo është identifikuar ekskluzivisht përmes personalitetit të saj politik, por që janë kapitalizuar si interesa të Kosovës.

Së treti, procesi i mediatizimit të këtij “shkurorëzimi” politik të binomit Vjosa & Kurti është duke zënë hapësirë, për mendimin tim, të tepruar edhe për një arsye: ai nuk po pretendon aq shumë të zbulojë “faktet” që sollën deri te “shkurorëzimi”, gjë që realisht publiku ka një kureshtje të habitshme për t’i kuptuar ato, madje edhe qofshin ato djallëzore e, po të doni, edhe hipokrite (!?), për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këto raporte që e fuqizuan VV-në, po edhe vetë Vjosën. Por këto media po e favorizojnë përmbajtjen që ka të bëjë me emocionin, konfliktin dhe polarizimin mes tyre. Dhe ajo çfarë “prodhon” një qasje e tillë mediatike, ku gjuha e moderuar politike kalon pa vëmendjen e duhur publike, është se shanset e amplifikimit të gjuhës agresive dhe asaj denigruese bëhen më se evidente dhe më interesante për publikun.

Që thënë me terminologjinë e sociologjisë së zhvillimit, sfera publike, kur shndërrohet në arenë të luftës për një kapital simbolik personal, i bën sulmet verbale, e sidomos ato të orkestruara përmes “ushtrive digjitale” që i posedojnë tashmë pothuajse të gjitha subjektet politike kosovare, vetëm sa ta zvogëlojnë legjitimitetin publik të aktorit politik që i plason, me një vonesë enorme kohore. “Skema” që disa po i identifikojnë edhe si një puç “të kontrolluar” politik, por gjithsesi edhe mediatik.

Ose, shprehur me diskursin e sociologjisë së njohjes, ky lloj diskursi agresiv ndaj presidentes Vjosa Osmani mund të shihet edhe si strategji për delegjitimimin e saj të mëvonshëm politik, për të mos thënë edhe si një lloj “vorrosjeje për së gjalli” të karrierës së saj politike. Sepse, siç është shprehur edhe ajo vetë, ka ambicie për ta vazhduar karrierën politike. Se a do ta vazhdojë ajo “odisejadën” e rikthimit si një “lojtare” kyçe, kjo varet nga rrethanat politike në këta muajt e fundit dhe mbetet për t’u parë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026
FOKUS

Komisioni Evropian përgatit BE-në për zgjerimin: Rregulla të reja për anëtarët e ardhshëm

6 Tetor, 2026
FOKUS

SHTETI, PUSHTETI DHE QEVERISJA DEMOKRATIKE

6 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

7 Tetor, 2026

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026

Gjermani, ish-shefi i inteligjencës përballet me akuza për spiunazh

7 Tetor, 2026

Tre vjet nga 7 Tetori: nga sulmi i Hamasit te Gaza e shkatërruar dhe paqja e brishtë e Trumpit

7 Tetor, 2026

Linja e posaçme telefonike sjell zgjidhje: Riparimi i rrugëve e bën lëvizjen më të sigurt për banorët

7 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.