• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

DONALD TRUMP, risi e një rendi të ri apo kaos botëror

12 Mars, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Marjana Doda*

Askush nuk e di se çfarë po ndodh aktualisht në botë, dhe as se si do “rrotullohet” ajo, aq sa të duket sikur po lexojmë librat mistikë të Dan Brawn, ku sipas tij viti 2016 do të shërbejë si një simbol i çuditshëm me atë që pritet të ndodhë në historinë e njerëzimit.

Brexit më 23 qershor (2016) bëri që Evropa të lëkundet dhe gjysma e anglezeve u çoroditën se çfarë po ndodhte me vendin e tyre, ndërsa më 8 nëntor bota u duk sikur u lëkund dhe gjysma e njerëzimit është shokuar dhe ende nuk di çfarë do ndodhë me të. Valle ç’formë do të ketë bota pas ndryshimit të kursit të rrotullimit të boshtit anglo-amerikan? Kujt teorie mistike apo konspirative ti besojmë? A do të ndryshoje bota me zgjedhjen President të vendit më të fuqishëm, Donald Trump? Para 70- vitesh bota sikur mori formën e një rendi të ri, njohur si rendi amerikan. Ish-Sekretari Shtetit amerikan, Henri Kissinger para një dekade në librin e tij “Diplomacia” do shkruante se: “Ajo çka është risi në rendin e ri botëror që po lind, është se për herë të parë SHBA-të nuk mund as të tërhiqen nga bota, dhe as ta sundojnë atë. Kur Amerika hyri në arenën ndërkombëtare, ajo ishte e re dhe e fuqishme (në fund të Luftës së Dytë Botërore 35% e ekonomisë botërore e jepte Amerika), aq sa ajo do ti jepte formën botës sipas preferencave të saj”. Ndërsa më 10 nëntor (2016) në “The Atlantic” Kissinger tha se: ”Askush nuk di shumë për politikën e jashtme të Trump”. Rendi botëror është në kaos.

A do zhbëhet BE dhe globalizimit do i vije fundi, nëse Amerika i kthehet politikës izolacioniste si një shekull më parë? A do mbetet bota pa lider? Atëherë pse jo, kaosi mund të sjelle pasoja të paparashikuara. Zgjimi dhe inkurajimi i forcave ekstreme të djathta, nacionalizmi, lufta për zona influence, pretendime për territore, rishikime të vijave kufitare, lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, në rast shpërbërje të ngrehinës së sotme të gjeopolitikës, mund ta çojë botën në kaos dhe në një zinxhir konfliktesh që janë gati të shpërthejnë në vende të Lindjes, në Ballkan, e deri në Paqësor. Duke i shtuar kësaj situate dhe faktin se fuqi të tjera si Kina, Rusia, Lindja e Mesme po përballen me vendime strategjike globale.

Skepticizmi i shumë liderëve botërorë, para dhe pas fitores së Trump, bëri që të reagojnë e dëshirojnë marrëdhënie të mira me SHBA dhe Presidentin e saj. Kështu, kryediplomatia e politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini, pas fitores deklaroi se: “BE do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA, se lidhjet janë më të thella se çdo ndryshim politik”. Presidenti Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe ai i Komisionit Evropian Jean Claude Juncer deklaruan se; “Sot është më e rëndësishme se kurrë të forcohen marrëdhëniet transatlantike”. Sekretari Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolenberg deklaroi se: “Ne po përballemi me një mjedis të ri sfidues të sigurisë, përfshire luftëra hibride, sulme kibernetike dhe kërcënime të terrorizmit. Udhëheqja amerikane është më e rëndësishme se kurrë. Një NATO e fortë është në të mirë të SHBA dhe në të mirë të Europës”. Presidenti rus Vladimir Putin citohet të jetë shprehur se: “Është i bindur që ndërtimi i dialogut konstruktiv ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit do të jetë i mbështetur në parimet e barazisë, respektit të ndërsjellët dhe vlerësimit të pozicioneve të njëri-tjetrit në interes të të dyja vendeve dhe të komunitetit botëror”. Kryeministria britanike Theresa May deklaroi se:” Britania dhe SHBA mbeten partnerë të fuqishëm dhe të ngushte në fushën e tregtisë, sigurisë dhe mbrojtjes, se të dy vendet kanë një marrëdhënie të posaçme”. Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier deklaroi se: “Fitorja e Zotit Trump nuk është diçka që shumica e gjermanëve e kishin dashur…Por natyrisht, duhet ta pranojmë”.  Kryeministri turk Binali Yaldirim deklaroi se: “Fitorja është një mundësi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe” (ku prioritet mbetët dorëzimi i Fetullah Gylen).

Praktikat e deritanishme të kursit të presidenteve të SHBA-së janë kushtëzuar kryesisht në dy drejtime kryesore: në atë që politika e jashtme e saj nuk ka qenë vetëm vullnet i vendimeve të Presidentit, por dhe si rezultat i bashkëveprimit të këtij institucioni me Kongresin amerikan qe përfaqësohet nga të dyja partitë politike, si dhe në faktin që institucionet janë themeli i shtetit që garantojnë interesin e popullit amerikan. Vizion i këtyre institucioneve pritet që të vazhdoje në të ardhmen në politikën internacionaliste. Për mënyrën se si është ndërtuar Amerika në veçanti, dhe sistemi aktual botëror në përgjithësi, një politike izolacioniste do kishte pasoja jo thjeshtë për vetë atë(Amerikën)dhe krenarinë amerikane, por kudo në botë, në Evropë, në Azi, në Lindjen e Mesme, në NATO, etj, ndaj nuk duhen nënvlerësuar dhe deklarata optimiste e Trump në fushatë kur tha : ”Ta bëjmë Amerikën më të madhe”.

Përpos të tjerave, fushata në SHBA, si kurrë ndonjëherë më parë, u mbart me elementë që çorientuan jo vetëm popullin amerikan, por tërë opinionin publik botëror. Futja në lojë e FBI-së, skenari i një atentati të mundshëm ndaj Trump, si dhe “parashikimet” për nisjen e Luftës së Tretë Botërore, treguan se kemi të bëjmë, jo vetëm me çështjet e sigurisë së Amerikës, por të pasigurisë kudo në botë, ku gjithçka duket sikur jemi para një konspiracioni të madh. Vetëm pak dite pas zgjedhjes tij President, ngrehina e quajtur botë, u lëkund rëndë. U tronditën bursat, filluan protestat, terrorizmi filloji të bëjë presion, forcat ekstreme të djathta ngritën krye, aq sa duket sikur në botën e trazuar secili ka te drejte sipas të drejtës tij, analistët do të shkruanin sikur po “rrëzohen” portat e Perëndimit dhe po hapen sërish ato të Lindjes, sikur zona të ndryshme të influencës po kërkojnë të dalin jashtë kontrollit, dhe e gjithë kjo të krijon një tablo të zymtë.

Bota duket në ankth. A do i qëndrojë Trump deklaratave të tij se përpos interesave amerikane nuk do ketë marrëdhënie të mira me emigrantët që kanë hyrë në SHBA, ku reagimin i të cilëve mund te cenojë sigurinë e brendshme, gjë e cila do të nxisë ksenofobinë, terrorizmin e racizmin. A do ti qëndrojë idesë se nuk ka ndonjë respekt për institucionet ndërkombëtare dhe për më të rëndësishmen NATO, a nuk do jenë parësore armët bërthamore apo mbrojtja e vendeve aleate si, Japonia e Korea e Jugut, a nuk është parësor dhe tejet i rëndësishëm bashkëpunimi me Evropën?

Nëse amerikanët nuk do të angazhojnë forca për të stabilizuar botën, ajo do jetë kaotike. Një botë pa 300 luftanijet amerikane, pa armatën e SHBA që nuk do mbështes NATO-n, do të detyrojë vendet evropiane të armatosen dhe shtojnë buxhetet ushtarake. Situata në Ukraine, Poloni, Lituani e vendet balltike është tepër e brishtë. Çështja e Sirisë është shndërruar si “lufta për Trojën”, mes Rusisë dhe Perëndimit, aty ku terrorizmi do kulmojë, derisa kjo betejë të përfundojë me gjithë problematikën në Lindjen e Mesme, me Irakun, Libinë, etj.

Për uljen e toneve dhe kërcënimeve mes Rusisë dhe SHBA, republikanët amerikanë kanë një traditë të sukseshme, gjë e cila dhe në të ardhmen mund të japë rezultat. Kështu, mund të përmendim vitet 70 -të, me Richard Nilson dhe më pas me Ronald Regan që bënë të mundur arritjen e marrëveshjeve të rëndësishme diplomatike deri në demilitarizim.

Ajo çfarë shfaqet me interes për të ardhmen është nëse do ketë interesa të ndryshme për vijat e reja të influencës dhe që mund të sjellin pasoja deri në konflikte, në vendet për-rreth Rusisë, dhe për Rajonin e Ballkanit. Ndoshta një marrëveshje e favorshme e Perëndimit me Putin për prezencën e sa më pak trupave amerikane në Evropën Qendrore dhe Lindore, do të mund të ulte tonet e konfrontimit.

Rajoni i Ballkanit është prekur para pak vitesh nga dy intervenime ushtarake të SHBA (në Bosnje e Kosovë), ku rusët pretendojnë se ky rajon i përket sferës së tyre të influencës, të paktën nga deklaratat, Serbia dhe një pjesë e Bosnje Hercegovinës, e quajtura Srpska Republika, janë të prekura nga këto dy intervenime.

Pas fitores së Trump, Presidenti i Serbisë,Tomoslav Nikolic, do deklaronte se: “Shtetet e Bashkuara janë të lodhura nga luftërat në shtete të tjera dhe pjesëmarrje në luftërat në territore të huaja…dhe se mund te presim bashkëpunim ndërmjet Rusisë dhe SHBA, si rrjedhoje dhe më shumë mirëkuptim për Serbinë me qëndrimin e saj për mosnjohjen e të ashtuquajturës Pavarësi të Kosovës”.

Deklarata e Nikoliç për pritshmërinë e ndarjes së Kosovës dhe propagandën pansllave, influenca e kishës ortodokse, rigjallërimi i nacionalizmit, ndarjet etnike, probleme territoriale, etj po e bëjnë Rajonin e Ballkanit gjithnjë e më të nxehtë. Situata e brishtë pas dorëheqjes së kryeministrit të Malit te Zi, Milan Gjukanoviç, përpjekjet për destabilizimin e Maqedonisë, fitorja e kohëve të fundit e kandidatëve prorusë në Moldavi e Bullgari, duket sikur ka marrë trendin për kah vendeve të tjera si Serbia, Çekia, Sllovakia, Hungaria. E gjithë kjo panorame e parë nga një optike e nxituar bën të duket se në Ballkan ky është “fundi i perëndimit” .

Por pavarësisht çdo lloj analize, pritshmërie, skema apo kalkulime Trump do surprizojë sërish sikundër me fitoren e tij duke ekuilibruar politiken e jashtme të Amerikës në botë. Tashmë jemi në një moment të rëndësishëm historik, në marrjen e vendimeve të rëndësishme historike, ashtu sikurse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa përfliten retë e zeza të Luftës Tretë Botërore, gjasat janë ashtu sikurse 70 vite më parë në vendimet që u morën nga Ruzvelt e Stalin dhe ndoshta “lufta e tretë”, do të jetë “lufta marrëveshjeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, mes Trump e Putin si dhe të fuqive tjera botërore për të ndërtuar një rend të ri, larg luftërave dhe kaosit, por drejt paqes, mirëkuptimit, zhvillimit dhe bashkëpunimit mes vendesh dhe popujsh.

______________________________________________________________________________________

*Kjo analizë është publikuar për herë të parë në gazetën “Koha Jonë” më 20 nëntor 2016, pas fitores së parë të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një dekadë më vonë, po e risjellim këtë analizë si një reminishencë të ngjarjeve që po zhvillohen aktualisht në botë. Filozofia politike e Donald Trump mbetet në thelb e njëjtë; ndryshimi qëndron në faktin se sot ai po përpiqet të realizojë në praktikë shumë nga idetë dhe qasjet që u artikuluan që një dekadë më parë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Kosovës, 12 të lënduar; reagojnë PDK dhe LDK

5 Tetor, 2026

SHBA dhe NATO: Takimi në Poloni ngre pikëpyetje mbi unitetin e Aleancës

5 Tetor, 2026

Tërheqja e amerikanëve nga Lindja e Afërt

5 Tetor, 2026

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

5 Tetor, 2026

Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

5 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.