Zëdhënësi i shtypit i Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës (UÇP), kolonel i lartë Xu Chenghua, deklaroi të premten që, nga ora 04:02 deri më 17:50 të së premtes, destrojeri japonez “JS Ikazuchi” kaloi nëpër Ngushticën e Tajvanit, duke u dërguar sinjale të gabuara forcave separatiste për “pavarësinë e Tajvanit”.
Forcat detare dhe ajrore të Komandës së Zonës Lindore organizuan ndjekjen dhe monitorimin e plotë gjatë gjithë procesit, duke zbatuar masa efektive rregullimi dhe kontrolli. Trupat e kësaj komande mbeten në gatishmëri të lartë në çdo moment dhe janë të vendosura që të mbrojnë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, si edhe paqen e qëndrueshmërinë rajonale.
cgtn




























































