Të shkosh kundër prirjes historike sjell vetëm poshtërim, u shpreh të mërkurën në një konferencë shtypi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës (MJK). Ai i tha këto kur u pyet lidhur me komentet dhe informacionet që kishte, mbi pretendimin e autoriteteve të Tajvanit se vizita e udhëheqësit të Tajvanit Lai Chingte në Esvatini ishte “pezulluar përkohësisht”, gjë për të cilën ata thonë se është bërë nën presionin e Kinës kontinentale.
Foto nga VCG
Zëdhënësi tha se të 53 vendet afrikane, përveç Esvatinit, kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe, së bashku me Bashkimin Afrikan, kanë miratuar Deklaratën e Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë 2024. Ata e kanë theksuar vazhdimisht përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj parimit të “një Kine” dhe kanë përsëritur se ekziston vetëm një Kinë në botë, se Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës dhe që qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson të gjithë Kinën. Ata mbështesin fuqimisht të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveria kineze për të arritur ribashkimin kombëtar. Zbatimi i parimit të “një Kine” nga këto vende është plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtare e normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Kina e vlerëson shumë këtë, theksoi ai.
Zëdhënësi tha gjithashtu se faktet janë të qarta si kristali: i ashtuquajturi “president i Republikës së Kinës” nuk ekziston më në botë dhe kushdo që e përdor këtë titull për të mashtruar, shkon kundër rrymës së historisë dhe do të sjellë vetëm turp mbi veten. Parimi i “një Kine” është vullneti i popujve, prirja e kohës dhe kauza e drejtë e askush nuk mund ta ndalë prirjen historike të ribashkimit përfundimtar të Kinës. Përpjekjet separatiste të forcave të “pavarësisë së Tajvanit” janë të pafuqishme dhe në mënyrë të pashmangshme do të dështojnë./cgtn



























































