Matija Sheriç*
Presidenti amerikan aktual Donald Trump ka sjellë risi në politikën botërore, dhe një prej tyre është sitli agersiv (verbal dhe joverbal) i komunikimit. Është fjala për stil komunikimi i cili nënkupton shprehje të mendimeve, ideve dhe ndjenjave në një mënyrë sociale të pazakontë dhe manipulative gjë e cila te masat gjeneron ndjesi ekstaze ose zemërimi. Stili i komunikimit të cilin Trumpi e përdor tmerrsisht me rregull, kryesisht i shërben atij për demonstrim force dhe ndikimi, vendosja e kontrollit ndaj zgjedhësve dhe pozicion sa më të mirë në lojën e pamëshirshme politike. Presidenti i 45-të dhe i 47-të amerikan gjithsesi është politikani dhe shtetari më i ekspozuar i cili përdor komunikim agresiv.
T’i bësh qejfin audiencës
Komunikimi verbal i Trumit është më shumë se i veçantë. Trumpi përdor komunikimin agresiv gjuhësor i cili shpesh quhet “thikë me dy presa”. Duket qartë se këtë Trumpi e ka marrë nga teoria e komunikimit të Aristotelit e cila vë në dukje se “çdo folës fillimisht duhet të identifikojë ndjesitë që ka publiku i tij që më përpara dhe atëherë të përdorë një gjuhë të gjallë e cila i shkon sipas qejfit publikut në mënyrë që të forcojë këto ndjesi”. Një mënyrë të tillë komunikimi Trumpi e ka përsosur vazhdimisht që nga fushata zgjedhore vitit 2016 e deri sot. Shpesh nëpërmjet gjuhës së rrugës i quan gazetarët joprofesionistë (gënjeshtarë) ose përhapës të lajmeve të rremë gjë e cila është mënyrë të foluri të cilën pasuesit e tij e kuptojnë më mirë. Kjo është njëra anë e “thikës” e cila i siguron popullaritet, por ana tjetër e “thikës” është gjykimi i një pjese të mirë e opinionit publik, i cili një qëndrim të tillë verbal e vlerëson me epitate siç janë “racist”, “ksenofob”, “seksist”, “autoritar”. Shprehja agresive verbale i mundëson Trumpit që në nivelin më të fortë emocional të lidhet me bazën e tij zgjedhore e cila e mbështet me besnikëri dhe fanatizëm, ndërsa nga ana tjetër njëkohësisht e tëhuajson nga një pjesë e madhe e shoqërisë amerikane.
Zgjimi i ndjesive më të forta të publikut
Trumpi përdor me bollëk strategjinë e tejzmadhimit, pranimit të së vërtetës në atë shkallë që i shkon për shtat atij, përhap gjysëminformacione dhe dezinformacione dhe i ndan amerikanët në të mirë dhe në të këqinj. P.sh. nga njëra anë Trumpi zmadhon sukseset e republikanëve në zgjedhje, rezultatet e qeverisë së tij në tregti, ekonomi, luftën kundër Covid-it. Nga ana tjetër injoron me vetëdije pjesë të së vërtetës që nuk i shkojnë për shtat si puna e humbjes së republikanëve në disa pjesë të ShBA-ve, hetimin e FBI-së kundër tij, gabimet gjatë pandemisë, manipulimet zgjedhore, përzgjedhja e mangët e bashkëpuntorëve. Rivalët demokratë i definon si rrezik i hapur për shoqërinë amerikane sepse, sipas tij, janë “të butë ndaj kriminalitetit”, etj. Sipas mendimit të Trumpit, megjithëse këtë nuk e ka deklaruar në mënyrë eksplicite, republikanët i përkasin së mirës, ndërsa demokratët së keqes. E ndan me vetëdijë Amerikën në dy kampe të kundërvëna ndaj njëri tjetrit duke përdorur shpesh shpehje të rrugës të kuptueshme për njerëzit e zakonshëm.
Veshja në stilin e biznesmenit klasik
Teoricieni i komunikimit Paul Watzlavick që prej kohësh ka deklaruar se “individi i vetëm nuk mund të komunikojë”. Sipas tij, komunikimi njerozor nuk është vetëm verbal, por mund të shprehet edhe nëpërmjet shenjave paraverbale dhe joverbale siç është kontakti me sy, toni i zërit, gjestet, mimika, qëndrimi, madje edhe stili i të veshurit. Redaktori i reviztës Time, Ryan Teague Beckwith, shkruan se presidenti amerikan komunikon nëpërmjet stilit të veshjes së tij. Në shumicën e rasteve Trumpi vishet si biznesmen i fuqishëm nga Wall Street-i në kohën e administratës Reagan gjatë viteve 1980. Kjo nuk është rastësi meqënëse Trumpi është ndjekës i veprës dhe personazhit të Ronal Reaganit, ose më mirë të themi i Amerikës konservatore para ngritjes së liberalizmit politik dhe globalizimit ekonomik.
Është mbresëlënës fakti se puthajse përherë në paraqitjet publike Trumpi mban kostum dhe kravatë gjë që është gjest mode i cili flet për atë se bëhet fjalë për një individ me dinjitet të lartë politik. Nga fushata zgjedhore e deri sot, kostumi dhe kravata janë bërë njëfarë “uniforme”, shenjë dalluese me të cilën e njeh baza e tij politike dhe mund të identifikojë me të politikanin serioz. Vëzhguesit kanë vërejtur se Trumpi këmbëngul të duket si biznesmen i stilit të vjetër në sektorët të cilët ka premtuar se do t’i rivitalizojë si puna e fabrikave të prodhimit. Trumpi preferon që krahas kostumit i cili tregon vitalitet të lartë të trupit të tij dhe theksojnë lartësi siç janë të gjithë veçoritë trupore të cilat zgjedhësit amerikanë i duan dhe i marrin shumë parasysh në zgjedhje. Gjithashtu, mbajtja e krtavatës është simbol i lidhjes së tij me partinë republikane shenjë dalluese e së cilës është ngjyra e kuqe nga e cila rrjedh shprehja e famshme e politikës moderne “red pill”.
Shenjat me gishta OK dhe L
Gjestet me duar janë në qendër të komunikimit joverbal të Trumpit. Me lëvizje aktive të duarve Trumpi dëshiron të theksojë mesazhet e tij verbale. Lëvizjet me duar përbëjnë rezistencë të komunikimit verbal të cilat nuk janë plotësisht të vetëdijshme dhe të kontrollueshme nga ana e folësit. Trumpi shpesh në paraqitjet e tij përdor “Ok” shenjë e cila merret me bashkimit e gishtit të madh dhe gishtit tregues. Komunikologu Geoff Beattie pohon se shenjën OK Trumpi e përdor për të theksuar mesazhin, saktësinë dhe kontrollin mbi temën në fjalë. Pas shenjes OK, Trumpi shpesh përdor shenjën “L” shenjë e cila formohet me krijimin e këndit 90 gradë nëpëmrjet gishtit tregues dhe gishtit të madh. L- është shenjë e cila ka të bëjë më anglishten dhe do të thotë “Labour”- punë. Trumpi këmbëngul të shfaqet si mbrojtës i punëtorëve dhe i klasës së mesme. Në ndryshim nga shenja OK, shenja L është shpikje e Trumpit dhe armë efikase e tij.
Drejtimi i gishtit
Në fjalimet e tij Trumpi dëshiron shpesh të drejtojë gishtin drejt publikut nëse dëshiron të falendrojë ose sulmojë ndokend. Megjithëse në përgjithësi konsiderohet jo e denjë të drejtuarit e gishtit drejt ndokujt, ai e bën këtë shpesh sepse në këtë mënyrë thekson autoritetin dhe agresivitetin e tij në vartësi nga rasti. Është interesante se Trumpi në fjalimet e tij shpesh përdor edhe gjestin “muri” kur të dyja duart i vendos paralelisht me njëra tjetrën për të treguar dëshirën e tij të ndërtojë murin në kufirin me Meksikën.
Largim nga bontoni i pranuar politik
Nga pikëpamja e teorisë, bontoni është kodi i sjelljes të cilit duhet t’i përmbahet secili antar i shoqërisë. Çdo profesion ka bontonin e tij, mënyra të pranuara ose të papranuara të sjelljes. Edhe politika ka rregullat e saj të sjelljes së bukur megjithëse ato janë të ndryshme në vartësi sesi i përcaktojnë politologët. Sipas ekspertëve të Universitetit të Harvardit, përveç sjelljes së bukur bontoni profesional në politikë nënkupton edhe punën drejt së mirës publike e cila bazohet në norma të larta etike dhe morale. Kësisoj politikanët duhet të jenë dinjitozë, dashamirës, të aksesueshëm, komunikues, të shprehen me një fjalor të pasur. Politikanët duhet të jenë shembull sjellje për të tjerët, dhe krahas kësaj duhet të marrin vendime për të mirën e shumicës së popullit të cilin e përfaqësojnë.
Donald Trumpi ëshët presidenti amerikan i cili më pak se të gjithë presidentët e tjerë para tij në Shtëpinë e Bardhë i përmbahet respektimit të bontonit dhe normave të vendosura të sjelljes. Është larguar nga normat më shumë se cilido nga paraardhsit e tij, e ndoshta do të duhet të kalojë edhe shumë kohë që të dalë ndonjë tjetër që t’ia kalojë. Kjo nuk është befasuese meqënëse Trumpi nuk është politikan profesionist klasik por mbi të gjitha është shoumen. Paraqitja e tij klasike më shumë u ngjan yjeve të rokut, predikuesve fetarë të zjarrtë apo komedianëve stand-up sesa shtetarit më të fuqishëm të botës.
Mënyra të egra komunikimi
Gjuha që përdor Trumpi është e thjeshtë dhe e kuptueshme për popullin. Humori është faktori mbizotërues, por shpesh janë të pranishme edhe fyerje të rënda të cilat e lidhin akoma më shumë më fansat e tij, dhe e shpien në konflikt me oponentët. Trumpi i denoncon kundërshtarët me emërtesa si “idiotë”, “të shpifur”, “të dhunshëm”, “narkomanë”. Më mënyrën e egër dhe shpesh të ndyrë të të shprehurit thekson atë se është “njeri i popullit”. Mosrespektimi i normave konvencionale të sjelljes bën për vetë njerëz me karaktere, grupime interesi dhe shoqërore të ndryshme dhe i shndërron ata në zgjedhës dhe pasues të tij. Për këtë nuk ka aq shumë rëndësi se çfarë flet, por mënyra me të cilën flet. Në fakt prezantimi është më i rëndësishëm se përmbajtja.
Karizëm i papërsëritshëm
Një prej mjeteve më të rëndësishme të komunikimit të Trumpit është edhe karizma e cila është ndoshta dhuarata e tij më e madhe. Aftësia për të tërhequr të tjerët i ka hapur dyert e politikës dhe i ka mundësuar përdorimin e retorikës e cila i shpie masat njerzore deri në shpërthim të emocioneve ose zemërimit. Trumpi ose urrehet ose adhurohet. Indiferentë ndaj tij nuk ka. Trumpi në fjalimet e tij publike eviton të flasë me letër dhe i përzgjedh në ecje (fjalim) e sipër temat për të cilat flet gjë e cila është mosrespektim i bontonit politik profesional. Në një moment raklamon librat e tij, në një tjetër premton se do të bombardojë me themel ISIS-in, në një të tretë flet për rivitalizimin e ekonomisë. Gjatë një çerek ore ndryshon një spektër të stërmadh temash përfshirë çështje të gjeopolitikës, marrëveshje tregtare, automobilë, marrëdhënie ndërkombëtare, Covid 19…
Spin doktor
Ka shfaqur shumë herë talentin e vënies në fokus të së parëndësishmes – shenja këto të spin doktorit (mjeshtër manipulimi). Nëse mediat apo kundërshtarët e vënë me shpatulla për muri me pyetje të pakëndshme, p.sh. mbi pazarllëqet me të pasurit, ose lëvizjet kontraverse të së kaluarës së tij, Trumpi u’a kthen në mënyrën sikur thotë ose shkruan diçka provokative në Twiter (X) gjë me të cilën bën për vete publikun. E di mirë se si të manipulojë mediat dhe të krijojë lajm me çdo sulm të tij duke e larguar vëmendjen nga temat e pakëndshme. Nga të gjitha sa më lart, është e dukshme se Trumpi e shkel shumë bontonin në politikën amerikane ose botërore gjë të cilën e bën me vetëdije dhe me strategji të përcktuar në mënyrë që të diferencohet në skenën politike dhe të bëjë për vete ndjekës.
Trumpi – individ i cili ose adhurohet ose urrehet
Mbi bazën e sa thamë më lart mund të konkludohet se Donald Trumpi përbën dukuri unikale në fushën e komunikimit, politikës dhe shoqërisë. Presidenti amerikan nëpërmjet stilit të tij agresiv të komunikimit në politikën ndërkombëtare është popullor në mbarë planetin, i dallueshëm dhe individ i cili me shfaqjen e tij dominon përditë mediat botërore. Stili agresiv (jokonvencional) i Trumpit e ka bërë atë legjendar për të gjitha kohët. Megjithatë, një stil i tillë i ka sjellë edhe shumë armiq e kësisoj Trumpi është shembulli i personit publik i cili e përçan shoqërinë – një pjesë e publikut e adhuron, ndërsa pjesa tjetër e urren. Rrëfimi për Trumpin është rregullisht rrëfim për dy Amerikat (majtiste-liberale dhe djathtisto-konservatore).
Është interesante se Trumpi njëkohësisht është edhe shembulli i mossuksesit të stilit agresiv të komunikimit. Nga njëra anë, nga një politikan outsajder, i cili nuk ka kryer asnjëherë funksione publike, u bë politikani më i fuqishëm botëror. Njëkohësisht, këmbëngulja tej çdo mase në stilin agresiv, i pati kushtuar fitoren në zgjedhjet e vitit 2020 dhe i solli një grusht problemesh, sikurse janë fshirja e profileve në rrjetet shoqërore dhe një sërë aferash të tjera.
*https://actualitica.com/politika/donald-trump-predvodnik-agresivnog-stila-politicke-komunikacije/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA



























































