• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

13 Maj, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PER ARGUMENTUM

NGA DR. JORGJI KOTE

Çuditërisht, edhe pse BE-ja, sidomos Grupkapitujt 23/24 këmbëngulin për rezultate konkrete në luftën kundër pandëshkueshërisë dhe përgjegjësinë politike, sidomos për zyrtarët më të lartë, politikanët dhe liderët tanë qeveritarë “ meken” kur e përmendin këtë fjalë  me peshë. Ata e kanë shumë më të lehtë të flasin “ ditë e natë” për parimin e njohur si “ prezumimi i pafajësisë”. Atë e kanë në majë të gjuhës edhe kur mbi ta rëndojnë akuza dhe janë ngritur padi penale, pa ia ditur fare për dy “ P”-të e para. Për fat të keq, atë e përsërit rëndom sa herë që publiku kërkon llogari edhe Kryeministri Rama, duke mos i lëshuar, por tanimë duke i mbrojtur e shfajësuar bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, edhe kur korrupsioni plas sheshit! Kësaj tendence negative me pasoja në procesin tonë të tanishëm të negociatave me BE-në i vuri vulën më 12 Mars  shumica në Kuvend kur refuzoi kërkesën ligjshme të SPAK-ut për heqjen e imunitetit parlamentar të ish Zv. Kryeministres Belinda Balluku.

Ndryshe nga  qytetarët e thjeshtë që kanë vetëm përgjegjësi personale për një akt apo veprim penal, politikanët dhe qeveritarët e lartë, krahas përgjegjësisë penale mbajnë mbi supe edhe përgjegjësi morale, qytetare, politike dhe institucionale dhe ata nuk mund t’u shmangen këtyre përgjegjësive as me parimin e prezumimit të pafajësisë dhe as me atë të ndarjes së pushteteve. Ndaj, qeveritarët, kryebashkiakët dhe deputetët në raste aferash dhe skandalesh që kanë plasur “në shtëpinë e tyre” nuk kanë pse të presin vendimin mbi përgjegjësinë penale, e cila mbetet për t’u vërtetuar nga gjykata apo dhe shkarkimin e tyre, por të japin menjëherë dorëheqjen; duke marrë kështu pa hezitim përgjegjësinë politike, sipas rastit, edhe për partinë, qeverinë dhe bashkinë. Për këtë na vjen në ndihmë një dokument i Komisionit të Venecias i vitit 2013, ku nënvizohet se ndryshe nga përgjegjësia ligjore, e cila kufizohet vetëm në shkeljen ose shkeljet me karakter penal që ka kryer një qeveritar i dyshuar, gama e përgjegjësisë së tyre politike dhe administrative është shumë më e gjerë; ajo shtrihet në të gjitha hallkat dhe zinxhirin e dikasterit që ata drejtojnë.

Ndërkohë, fakti që një qeveritar merret si i pandehur dhe jep dorëheqjen apo edhe shkarkohet nga funksionet nuk do të thotë se ai është fajtor në kuptimin penal të fjalës. Madje, ai mund të shpallet edhe i pafajshëm. Por, edhe në një rast të tillë, kjo nuk e përjashton atë nga përgjegjësia politike dhe institucionale. Pse? Sepse edhe nëse do të shpallet i pafajshëm, prapë kjo as e fsheh dhe as e fshin dot aferën dhe skandalin, bashkë me humbjet e mëdha financiare që i janë shkaktuar shtetit dhe qytetarëve në atë rast dhe për rrjedhojë përgjegjësinë e tij politike.

Mirëpo, le ta themi copë dhe açik  që nëse BE-ja mund të na tolerojë në kuadrin e negociatave të gjitha gjynahet dhe kusuret e tjera në fushën e  shtetit të së  drejtës,  ajo nuk të fal kur vjen puna te lufta ndaj pandëshkueshmërisë. Madje, këtë po e tregon qartë duke na mbajtur pezull miratimin e IBARIT, dhe për pasojë ne nuk  mbyllët dot në mars Grupkapitujt 23/24, të çelur me pompë dhe bujë gati 20 muaj më parë, madje rrezikojmë shumë të ngecim edhe në Qershor, duke e kompromentuar seriozisht realizimin e objektivit tonë madhor për përfundimin e tyre në vitin  dhe për pasojë edhe anëtarësimin nբ BE brenda vitit 2030. 

Për pasojë, në trinomin e përmendur qysh në titullin e shkrimit, përparësi absolute, sipas frymës dhe gërmave europiane ka Pandëshkueshmëria dhe Përgjegjësia Personale Politike, pastaj vijnë Prezumimi i Pafajësisë dhe Përgjegjësia Penale.   

Me fjalë të thjeshta, prezumimi i pafajësisë do të thotë që çdo person, kushdo qoftë, i akuzuar apo edhe i pandehur, supozohet i pafajshëm deri në shpalljen e fajësisë me vendim përfundimtar gjyqësor, përfshirë këtu edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Gjithashtu, ajo është hartuar e tillë që të shoqërohet, siç ndodh kudo në Europë me dispozitën tjetër po aq të rëndësishme të “procesit të rregullt ligjor (due legal process) dmth të jetë i drejtë, korrekt, njerëzor dhe transparent. Kjo e fundit është tejet e rëndësishme, sepse sikurse e ka përmendur 101 vite më parë, kryegjykatësi emblematik britanik Lord Heëart, “drejtësia duhet jo vetëm të bëhet, por edhe të shihet tek bëhet”.

Vlen të theksohet se prezumimi i pafajësisë është parim dhe dispozitë juridike dhe nuk ka të bëjë direkt me politikën. Ca më pak mund të shfrytëzohet ky parim si strehë apo mburojë politike për një të akuzuar dhe të pandehur, qoftë edhe kur është qeveritar i niveleve më të larta.

Mirëpo, edhe ky parim i shenjtë juridik në shumë raste injorohet, duke filluar nga mënyra si ndalohen, shoqërohen apo edhe arrestohen individë dhe sidomos personalitete të larta shtetërore; në disa raste ato ngjasojnë “si dy pika uji” me praktikat e shëmtuara moniste, kur mjaftonte arrestimi dhe ti faktikisht ishe fajtor dhe kriminel! Rasti më i shëmtuar por gjithsesi jo i vetmi këtu është ndalimi në formë rrëmbimi në mes të rrugës i ish Presidentit të Republikës, Ilir Meta, çka cenoi jo thjesht integritetin e tij, por në radhë të parë shtetin, qeverinë dhe Kuvendin, të cilët, na pëlqen s’na pëlqen e kanë pasur në krye për vite të tëra. Apo edhe mbajtja pa asnjë logjikë mbyllur në kafaz metalik si në rastin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj edhe gjate seancave gjyqësore etj.

Ca më keq akoma, prezumimi i pafajësisë po përdoret në mënyrë selektive, sipas parimit “njëri i nënës dhe tjetri i njerkës” dhe si “gjethe fiku” për të mbuluar përgjegjësinë direkte të zyrtarëve të lartë qeveritarë. Kësisoj, nga një dispozitë ligjore, prezumimi i pafajësisë po kërkohet të kthehet në një shteg ligjor kalimi, justifikimi dhe shmangie të përgjegjësisë morale, politike dhe institucionale.

Nisur nga sa sipër, në vendet europiane demokratike, as që mund të imagjinohet që një zyrtar i lartë, jo më kur merret i pandehur, por sapo një dyshim bëhet publik, të shkojë në procesin gjyqësor me ofiqet që mban. Ata nuk presin shkarkimin apo pezullimin as nga kryeministri dhe as nga gjykatat. Largohen vetë dhe i nënshtrohen procesit përkatës gjyqësor të zhveshur nga pushteti dhe ndikimi i tij. Ata i dalin zot vetes me avokatinë e tyre, ashtu siç e ka kërkuar me të drejtë para do kohësh edhe vetë Kryeministri Rama. Por që çuditërisht tani së fundi e “ka kthyer pllakën”  duke hedhur, dashje pa dashje, hije dyshimi mbi veten e tij..

Europa dhe SHBA-të kanë tradita shumë pozitive me një listë të gjatë aktesh të tilla që minimizojnë kostot politike për vetë personin, e sidomos për partinë dhe institucionin të cilin ata përfaqësojnë apo edhe drejtojnë. Pa shkuar më larg në kohë, mjafton të shihen tri rastet më të fundit, atë të dy ministrave kyç të Ukrainës që akuzohen për korrupsion dhe të ministrit rumun të Mbrojtjes. Ky i fundit vetëm për një “lapsus” në jetëshkrimin e tij lidhur me emrin e shkollës që kishte përfunduar. Si ai kanë vepruar disa vite më parë edhe 5–6 ministra të spikatur gjermanë, të cilët kanë dhënë menjëherë dorëheqjen pas dyshimeve të ngritura lidhur me plagjiatura të pjesshme të doktoraturave të tyre. Po pse? Se njerëzit do të mendojnë, kur një ministër na gënjen për shkollën apo doktoraturën, atëherë, si mund t’i besojmë atij më shumë apo dhe në luftë si në rastin e ministrit rumun? Dhe sepse ndryshe jo vetëm ata, por edhe qeveria dhe partia e tyre do të humbnin akoma më shumë pikë në besimin dhe imazhin publik me kostot përkatëse zgjedhore; se atje nuk ka truke dhe marifete zgjedhore por zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe besimi publik është domosdoshmëri.

Kështu ka ndodhur muajt e fundit edhe në Spanjë me bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit Sançez, madje tani trysnia është mbi të. Në Portugali para dy vitesh plasi një skandal ku ishte përfshirë edhe Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Antonio Costa. Edhe pse pa asnjë provë ndaj tij, Kryeministri socialist  dha menjëherë dorëheqjen, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ku PS-ja portugeze e humbi shumicën. Mirëpo, disa muaj më vonë, Antonio Costa, i cili rezultoi i pastër nga skandali në fjalë u zgjodh President i Këshillit Europian.

Ja pse në vend që të merremi me sofizma ligjore, me sulme ndaj gjyqësorit dhe duke ngarkuar jashtë çdo logjike edhe Gjykatën Kushtetuese për një aspekt të qartë, do të ishte më mirë të kopjonim praktikat europiane. Dhe këtu, dorëheqja ose shkarkimi nga Kryeministri është masa më e thjeshtë dhe më bindëse për të mbajtur të paprekur ose për të minimizuar gërryerjen apo humbjen e besimit publik, integritetin moral e politik të vetë personit në fjalë, qoftë deputet, ministër dhe më lart akoma! Se kështu, nuk i shtohet por i ulet kostoja politike dhe publike si qeverisë ashtu edhe institucionit përkatës. Ndaj rasti ynë është vërtet unikal, jo për faj të gjykatës, por sepse kudo jashtë, edhe pse ligjet e lejojnë pezullimin, madje dhe shkarkimin e një ministri, kjo ndodh shumë më rrallë ose nuk ndodh fare për shkak të dorëheqjes së tyre të lirë.

Nga ana tjetër, duke ditur dobësitë e opozitës dhe numrat absolutë që kjo shumicë ka në Kuvend, ajo nuk ka përse të abuzojë me besimin e elektoratit; se ai nuk ta ka dhënë votën për t’u fshehur prapa “gardhit” të prezumimit të pafajësisë dhe për të sulmuar gjyqësorin, por për të kundërtën, për një drejtësi të vërtetë dhe kryesorja për të luftuar pa asnjë mëshirë dhe kompromis korrupsionin qysh nga koka e tij.

Së fundi, siç u përmend edhe më lart, ky aspekt do të shihet në lupë kur të na kalojnë  “në vrimë të gjilpërës” me rastin e mbylljes së negociatave dhe më konkretisht të grup-kapitullit “Themeloret”, ku drejtësia është “thembra e Akilit” e reformave tona madhore. Tani, po na thuhet shpesh se nuk e bëjmë këtë dhe atë se e do Brukseli! Gjepura! Po, natyrisht do ta hedhim vallen sipas muzikës së Brukselit dhe asgjë të keqe nuk ka këtu, se vetë e kemi kërkuar, por edhe Brukseli nuk i ka dhe nuk po i kërkon reformat si qëllim në vetvete, por për Tiranën, dmth edhe për ne të gjithë; se pa certifikimin e tyre nga Brukseli reformat nuk kanë vlerë. Sidomos tani që “nuk po lemë gur” pa lëvizur për të hyrë atje, me hir apo pahir më 2030!

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026
OP/ED

Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

20 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

PDK-ja dhe Aleanca refuzojnë takimin me Haxhiun, Dehari insiston në marrëveshje para vazhdimit të seancës

15 Gusht, 2026

CMG: Vizita e Putinit në Ishujt Kuril lëshon një sinjal të qartë gjeopolitik

15 Gusht, 2026

Kina dënon lëvizjet negative të Japonisë në lidhje me Yasukuni në përvjetorin e kapitullimit të Luftës së Dytë Botërore

15 Gusht, 2026

A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?

15 Gusht, 2026

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

15 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.