• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

    LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

    Abdixhiku, Presidenca dhe Kosova në pritje të një marrëveshjeje që nuk po vjen

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Kosova e kërkon statusin e vendit kandidat nga BE-ja gjatë vizitës së Costas në Prishtinë

3 Qershor, 2026
in KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Për Kosovën, rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është interes strategjik shtetëror, ndërkaq është e rëndësishme marrja e statusit të vendit kandidat.

Kështu thanë krerët shtetërorë të Kosovës gjatë takimeve që zhvilluan në Prishtinë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror dhe zgjedhje demokratike e qytetarëve tanë”, tha ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, pas takimit me Costan.

Foto nga takimi mes Haxhiut dhe Costas.
Foto nga takimi mes Haxhiut dhe Costas.

Para nisjes së takimeve, Costa shkroi në X se inkurajon udhëheqësit politikë në Kosovë që ta bëjnë prioritet integrimin në BE, “dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët”.

“Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe të afta që të zbatojnë reforma, që përfitojnë nga ajo që ofron BE-ja dhe të zbatojnë zotimet që dalin nga dialogu Kosovë-Serbi”, shkroi Costa.

Ndërkaq, sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, Haxhiu ka kërkuar që të avancohet procesi i integrimit, teksa Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka as statusin e vendit kandidat.

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.

Haxhiu vlerësoi se Kosova ka shoqërinë më “proevropiane në rajon”, duke argumentuar se ky orientim është bazë për rrugën e shtetit drejt BE-së.

Ndërkaq, sa i përket Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Haxhiu tha se Kosova atë e sheh si mundësi konkrete për zhvillim, “për afrim me tregun e përbashkët evropian dhe për përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët”.

Paketa financiare e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Fondet u ndahen vendeve të rajonit pjesërisht në formë grantesh dhe pjesërisht përmes kredive të favorshme.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Costa u takua edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe do të takohet me udhëheqësit e partive opozitare në Kosovë.

Kurti tha se BE-ja mbetet partnerja kryesore zhvillimore e Kosovës, teksa kërkoi që vendi të ketë statusin e kandidatit.

“Kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave që derivojnë nga Plani i Rritjes dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit kandidat”, u tha në njoftim.

Sipas Qeverisë në detyrë të Kosovës, Kurti dhe Costa po ashtu biseduan për sigurinë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë.

Vizita e zyrtarit evropian në Kosovë është në kuadër të një turneu në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: zotimi i Bashkimit Evropian për rajonin është i vërtetë, sikurse është e vërtetë edhe mundësia për zgjerim. Momentumi ekziston. Tani është koha që të japim rezultate”, tha ai përmes një njoftimi para nisjes së vizitave në rajon.

Costa nisi turneun ballkanik në Sarajevë, ku u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe udhëheqësen e Këshillit të Ministrave.

Një ditë më vonë, ai qëndroi në Tiranë ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe presdientin, Bajram Begaj. Më pas, në Shkup zhvilloi takim me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.

Pas qëndrimit në Prishtinë, Costa do të udhëtojë drejt Serbisë, për takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryetaren e Parlamentit, Ana Bërnabiq, dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.

Vizitat në rajon, Costa do t’i përmbyllë në Mal të Zi, ku përveç takimeve me zyrtarët malazezë, ai do të jetë bashkëudhëheqës i samitit BE-Ballkani Perëndimro në Tivat.

Tema e samitit të sivjetshëm, sipas BE-së, është “Prosperiteti i përbashkët dhe stabiliteti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Vitin e kaluar, ky samit u mbajt në Bruksel dhe Kosova u përfaqësua me tashmë ish-presidenten Vjosa Osmani, ndërkaq Serbia nuk mori pjesë. Në deklaratën e samitit të vitit të kaluar, u tha se “mungesa e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit po mban të dy shtetet të bllokuara në rrugën evropiane”.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat, nën ndërmjetësimin e Brukselit, mbi një dekadë më parë.

Gjatë procesit janë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Dy vendet nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë politik që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një reshter. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon përfshirjen.

Për sulmin në Banjskë, autoritetet në Kosovë kanë dënuar tre të akuzuar, teksa dhjetëra të tjerë gjenden në arrati.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë./REL

Related- Posts

KOSOVA

Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

8 Gusht, 2026
KOSOVA

LVV e LDK ende pa marrëveshje, drejt fundit afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit

7 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

6 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kush është rivali kryesor i amerikanëve?

8 Gusht, 2026

Gjeopolitika globale në tranzicion: Klima, konfliktet dhe kërkimi për paqe

8 Gusht, 2026

PORTOFINO DHE TURIZMI YNË

8 Gusht, 2026

Zelensky në Beograd: “Thikë pas shpine” për Kosovën?

8 Gusht, 2026

Kuvendi i Kosovës sërish në tension, seanca konstituive ndërpritet pas incidentit me vezë ndaj Kurtit

8 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.