• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Europa pa liderë

8 Qershor, 2026
in JO VETEM LAJM, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Marko Kocoviç- radar.rs[i]

Qendër e civilizimit njerzor dhe përfaqësuese e asaj më të mirës, por edhe më të keqes, që ka krijuar njeriu. Dikur Europa ishte e përjetësuar me një Sharl de Gol, një Anri Poankare, një Oto fon Bizmark… Dikur për të thuhej se është e “prirur për nga ekstremizmat”. Se shpesh nuk ka përgjigje adekuate për krizat që e godasin, pastaj rrëqet në skajshmëri. Shekulli i nëntëmbëdhjetë ishte vërtetimi më i mirë i kësaj teze. Nga njëra anë, Kontinenti i Vjetër ka përjetuar nazizmin dhe fashizmin, ndërsa nga ana tjetër rregullimin totalitar komunist.

Njerëzit, në përgjithësi, i duan udhëheqësit. Kjo nuk do të thotë se ata janë gjithmonë të mirë, as se këta udhëheqës u’a duan të mirën. Përgjatë historisë është treguar se institucionet e forta dhe kontrolli i rregullt i pushtetit është armë shumë më e mirë për arritjen e ekuilibrit në bashkësi. Demokracia si rregullim bazohet pikërisht në këto instrumenta. Megjithatë, kjo trashëgimi nuk erdhi vetvetiu dhe shpesh ka ndodhur që është pushtuar me forcë, nëpërmjet personaliteteve të caktuara në krye të këtyre lëvizjeve. 

Historia na mëson se personat të cilët kanë marrë mbi vete këtë barrë – qoftë ta kenë paracaktuar veten për këtë rol ose rrethanat i kanë vënë në këtë – janë të pranishëm pothuajse përherë në momentet kyçe. Shumë ekspertë do të thonin se pikërisht këta personalitete kanë qënë vendimtarë për realizimin e një sërë triumfesh revolucionare, nga krerët e Revolucionit francëz e deri të pjesëmarrësit e përmbysjes së 5 tetorit këtu te ne. A është atëherë e natyrshme të lindin autokracitë, kultet e peronaliteteve dhe mungesa e lirisë të krijuara nga vullneti i një njeriu të vetëm?

Më e mira dhe më e keqja

Europa është kontinenti për të cilin dikur thuhej se është “i prirur për ekstreme”. Me këtë kihet parasysh se shpesh nuk ka përgjigje adekuate ndaj krizave që e godasin. Shekulli i njëzetë ka mbetur shembulli më i mirë për këtë ilustrimin e kësaj teze. Nga njëra anë Europa prodhoi nazizmin dhe fashizmin, ndërsa nga ana tjetër rergullimin totalitar komunist. Gjeneratat e pas Luftës së Dytë Botërore konsiderohen në përgjithësi gjenerata prosperiteti- gjenerata që dëshmuan për rinovimin e botës dhe ngritjen nga hiri, atëherë kur për pak ishte e fshirë. “Kontinenti i kompromiseve”, do të thoshin disa.

Por Europa sidoqë të ketë qënë dikur, kurrsesi nuk ka qënë e mundur të karakterizohet si e mërzitshme. Ka qënë kontinent tejet dinamik, qendër e civilizimit njerzor dhe përfaqësuese e asaj më të mirës. Dikur Europa ishte e përjetësuar me praninë e një Sharl de Goli, një Anri Poankare, një Oto fon Bizmark… Çfarëdo që të mendojmë për këta njerëz, dhe mendimet janë nga më të ndryshmet dhe kurrë në favor të një pale, nuk mund të kundërshtohet fakti se kanë patur vizion. Megjithatë, pamja e udhëheqësve të sotëm është fotografi e zbehtë në raport me autoritetin të cilin dikur e kishin personalitete si ata të përmendur më lart.

Angela Merkel – ekonomi e fortë por lidhje të rrezikshme

Shembull i mirë është ndoshta Angela Merkeli e cila ishte për gjashtëmbëdhjetë vite me radhë kancelare e Gjermanisë. Gjatë kësaj kohe, trashëgimia e saj ka mbetur e vlerësuar si kontraverse. U tregua e aftë në zgjidhjen e krizave dhe “fikjen e zjarreve”. E qetë dhe racionale, arriti ta drejtojë Gjermaninë nëpër kriza të shumëfishta, si puna e krizës ekonomike të vitit 2008, krizës së emigrantëve dhe pandemisë së COVID-t. Gjermania mbeti një nga ekonomitë më të forta, në mos më e forta, në Europë gjatë qeverisjes së saj. Megjithatë, vartësia ekonomike nga Rusia të cilën e la pas vetes tregon mungesë vizioni në politikën e jashtme gjermane. Shumë veta këtë dritëshkurtësi në lidhje me problmin e gazit rus e shohin si faktor që kontribuoi në forcimin e Rusisë. Disa mendojnë se është pikërisht ky raport që i’a zvogloi hapësirën e manovrimit Gjermanisë në prag të luftës në Ukrainë.

Kina i’a kaloi Shteteve të Bashkuara gjatë kohës së Merkelit si destinacioni i rëndësishëm eksportues për industrinë gjermane të automobilëve dhe atë kimike, si dhe në degë të tjera të ingjinjerisë. Shumë kompani gjermane si puna e BMW-së, Simens-it, BASF-së u bënë të varura nga tregu kinez. Kritikët nxjerrin të njëjtin konkluzion nga ky raport si edhe nga raporti me Rusinë, dhe ky është se Gjermania kësaj here vetëm forcoi pozitën kineze dhe jehonën e saj nëpër botë. Politika “me tregti deri në ndryshime”, e cila ishte ideuar që nëpërmjet tregtisë të arrihen demokratizimi dhe liberalizimi edhe në Kinë edhe në Rusi, doli se ishte jo vetëm e pasuksesshme, por edhe e rrezikshme.

Krahas lidhjeve ekonomike me autokracitë aziatike, Merkeli e vendosi sigurinë kombëtare pak a shumë në dorë të Shteteve të Bashkuara. Gjermania mbështetej në bazat e saj ushtarake në Shtutgart, Vajsbaden dhe Ramshtajn, të infrastruktura dhe aftësitë e tyre. Krahas kësaj buxheti ushtarak u zvoglua, duke arritur në më pak se 2 përqind, gjë që është poshtë standartit të përcaktuar për antarët e NATO-s. Kritikat vinin nga brenda, por edhe nga jashtë, ndërsa udhëhiqte në këto kritika presidenti amerikan Barak Obama, i cili e drejtoi gishtin të politika gjermane e lidhjes më sigurinë amerikane, ndërsa ndërkohë zhvillon marrëdhënie tregtare me Kinë dhe me Rusinë.

Franca – dy anët e medaljes

Franca, në njëzet vitet e fundit ka patur kryesisht kandidatë të gabuar për role shtetarësh. Nikola Sarkozi dhe Fransoa Olandi ishin dy anët e së njëjtës medalje – njëri djathtist e tjetri majtist. Sarkozi gjatë tërë kohës së sundimit të tij u kritikua për shkak të financimeve të dyshimta të fushatave politike, dhe nisjes së debatit mbi “identitetin kombëtar francez”. Kritikët thonë se pikërisht kjo retorikë kontribuoi në qëndrimin jotolerant ndaj emigrantëve. Pushteti i tij u karakterizua si i pasinqertë dhe oportunist, gjë e cila shihet në bazën e mbështetjes së tij për ndërhyjen e NATO-s kundër Kadafit, megjithëse paraprakisht mëkonte lidhje të afërta me të (Kadafi financoi fushatën zgjedhore të Sarkozisë, gjë për të cilën në fund u dënua me pesë vite burgim).

Në anën tjetër, Olandi ishte gabim i një lloji tjetër. në ndryshim nga Sarkozija, i cili gjatë tërë qeverisjes së tij ndërtoi imazhin e udhëheqësit të fortë, Olandi ishte i dobët dhe i pavendosur. Me mungesë të theksuar karizme, Olandi u tregua i paaftë të përballet me problemet kyçe në Francë dhe në Europën e asaj kohe. Bëri figurë të keqe në parandalimin e terrorizmit, ndërsa pasuesit e tij e kritikuan se ka braktisur bindjet majtiste me të ardhur në pushtet. U tregua si shtetar shumë jopopullor të cilin e mbuluar skandalet personale dhe paaftësia për të drejtuar me imazhin e tij.

Pas tyre erdhi centristi Emanuel Makron, i cili i fitoi lehtësisht zgjedhjet. Pushteti i Makronit, sipas mendimit të shumë kritikëve, nuk është ndonjëfarë shenje përparimi. I karakterizuar si “president i të pasurve”, ngurrtësia e tij dhe gjuha prej teknokrati lënë përshtypjen e largimit nga francezi i mesëm. Reforma e pensioneve dhe centralizimi që bëri e vërtetojnë këtë tezë. Krijohet përshtypja se asnjë shtetar francez gjatë dy dekadave të kaluara nuk i ka dhënë përgjigje të përshtatashme pozitës prej lideri të cilën Franca, si njëra prej antareve më të rëndësishme të BE-së duhet të ketë sot. Roli i tij mbetet ende i mjegullt.

Britania e Madhe- nga një klloun te një i përmbajtur

Mbretëria e Bashkuar deri tani ka patur dy liderë që mund të konsiderohen si karakteristikë të temës për të cilën bëhet fjalë- Boris Xhonsonin dhe Kier Starmerin. Boris Xhonsoni, i cili për nga natyra joserioze dhe i prirur për skandale, nuk arriti të dilte nga kuadri i personalitetit të tij “shakaxhi” dhe shpesh i papërgjegjshëm. Megjithatë, disa komentatorë mendojnë se një gjë e tillë ishte pikërisht synimi i tij që popullit t’i paraqitej si njëfarë figurë prej “kllouni”. Megjithëse i përceptuar si karizmatik dhe shakaxhi, Xhonsoni u tregua lider joefikas në situata krize, në mënyrë të veçantë gjatë pandemisë COVID-19. Qeveria e tij u kritikua për shkak të reagimit të ngathët dhe të pavendosur në fazat e para të krizës.

Për më shumë, goditje serioze për besueshmërinë e  tij ishte skandali “Partygate”, në të cilin antarë të qeverisë së tij, përfshirë ministra dhe zyrtarë të tjerë, shkelën rregullat e karantinës pikërisht ato të cilat i kishin vendosur ata vetë. Në një kuptim më të gjërë, qeveria e tij është përshkruar shpesh si e ngathët dhe pamjaftueshëmrisht efikase në marrjen e vendimeve kryesore gjatë pandemisë. Nga ana tjetër edhe jeta e tij private turbulente kontribuoi në imazhin e tij.

Përballë tij, Kir Starmeri mund të konsiderohet si i ndryshëm, por njëlloj shembull i njejtë për një lider politik bashkëkohor në Mbretërinë e Bashkuar. Në ndryshim nga Boris Xhonsoni, i cili e dominoi politikën nëpërmjet atraksionit mediatiak, Starmeri shpesh përshkruhet si i përmbajtur dhe pa karizëm politik. Arriti të stabilizojë Patinë Laburiste pas një periudhe të gjatë ndasive të brendshme, por vazhdon t’i mungojë vizioni politik.

Me një stil drejtimi i cili shpesh përshkruhet si menaxherial, Starmeri përjetohet si lider i distancuar, pa investime emotive në atë që flet dhe i ndarë nga populli i zakonshëm. Përkundër reformave në parti, kritikët vërejnë braktisje të politikave të tij të hershme të majta, duke i interpretuar ato si lëvizje të ndërmarrë në përfitim të qëndrimit në pushtet, dhe jo nga ndonjëfarë bindjeje ideologjike. Është politikan i cili shqetësohet më shumë për votat sesa për atë sesi duket vendi në fakt dhe çfarë i duhet realisht atij.

Starmeri është përherë i kujdesshëm në marrjen e çfarëdolloj qëndrimi serioz. Duket shpesh sikur ekuilibron mes grupeve të ndryshme të zgjedhësve dhe drejtimeve të interesit, gjë që i kontribuon akoma më shumë përshtypjes se është i pavendosur dhe nuk e di çfarë dëshiron. Shtrohet pyetja nëse suksesi i tij përsonal është i bazuar në cilësitë e tij apo nga ajo e publiku ishte lodhur nga pushteti paraardhës.

Kontraversët europianë

Dhe për fund, megjithëse për hartimin e politikës së përbashkët europiane nuk është se ka ndonjëfarë vendi me rëndësi si puna e Gjermanisë, Francës apo Britanisë së Madhe, duhet përmendur edhe Hungaria. Nga të gjithë kryeministrat në historinë hungareze Viktor Orbani ishte politikisht më jetëgjati, plot gjashtëmbëdhjetë vite, nga viti 2010 deri në vitin  2016, (duke mos llogaritur mandatin nga viti 1998 deri në vitin 2002) dhe me veprimet e tij shpesh arriti të përziejë ujërat në politikën e jashtme europiane. Orbani është shembulli i asaj sesi duket një njeri i cili modelon dhe kontrollon politikisht për një kohë të gjatë drejtimin e vendit, krahas ndarjeve të forta në vlerësimet ndërkombëtare për pushtetin e tij. Apologjetët e regjimit të Orbanit nënvizojnë shpesh rritjen ekonomike në periudha të caktuara dhe politikën demografike si aspekte pozitive të pushtetit të tij. Megjithëse këto pohima nuk janë të sakta deri në fund, rritja ekonomike e Hungarisë ka kohë që është ndalur, sikurse janë zvogluar financat që vinë nga bashkimi Europian, gjë që është edhe një prej arësyeve për revoltë kundër Orbanit.

Politika demografike gjithashtu ka qënë e pasuksesshme – Hungaria nëpërmjet disa masave arriti të zëvendësojë largimin e të rinjve nga vendi amë. Dhe këta nga më të suksessmit dhe të talentuarit. “Best and brightest“- sikurse thonë anglosaksonët. Në periudhën 2014-2024, 37 përqind e popullsisë ka emigruar në vende të tjera. Thjesht, paga më të mira, kushte më të mira për karrierë, arsimim më i mirë dhe cilësia me e mirë e jetës në vendet e tjera të Perëndimit gjithsesi kanë përparësi në krahasim me gjendjen në vend. Është fakt se Hungaria nuk e përmbushi tërë potencialin e saj nën drejtimin e tij. Përkundrazi, shumë kritikë nënvizojnë hapa seriozë prapa në drejtim  të shtetit të së drejtës, standarteve liberal-demokratike të Bashkimit Europian si dhe largimin nga politikat e vetë Unionit, para së gjithash nëpërmjet bashkëpunimit (dhe miqësisë) me liderin rus Vladimir Putin.

Mes Amerikës trampiste dhe gjigandëve aziatikë

Mbajtësit e pushtetit në Kontinentin e Vjetër duken më shumë sikur e shkon për shtat qëndrimi vendnumuro sesa aksioni konkret. U vjen më e këndshme fitorja afatshkurtër në zgjedhje në shtetet e tyre (të vogla) sesa njëfarë plani serioz për një afat të gjatë. Ka më shumë rëndësi magjia e imët sesa e mira e përgjithshme. Me ngarkësën e traumave të luftës që mbart mbi vete, Europa sot është mes çekiçit dhe kudhrës: nga njëra anë Amerika trampiste, ndërsa nga tjetra gjigandët aziatike si Rusia dhe Kina, të cilët në mënyrë gjithnjë e më agresive e gërvishin me një pjesë të dominimit të saj nëpër botë. Rrethanat dhe koha janë të tilla që Europa gjendet në kurth – për të rinovuar fuqinë e saj i duhet të ndryshojë dhe të rrezikojë; për të evituar rrezikun, dalngadalë po pranon dobësinë.

[i] https://radar.nova.rs/global/evropa-bez-lidera-makron-merkel-orban/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

Bota

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026
Bota

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.