Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe president i Kinës, Xi Jinping, ka dhënë së fundmi udhëzime të rëndësishme për normalizimin dhe forcimin e punës së bashkëpunimit midis rajoneve lindore dhe perëndimore të vendit. Ai vuri në dukje se gjatë 30 vjetëve të zbatimit, ky mekanizëm bashkëpunimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën për zhdukjen e varfërisë dhe në nxitjen e zhvillimit të koordinuar rajonal, duke pasqyruar avantazhet politike të Partisë dhe epërsinë e sistemit socialist kinez.
Xi theksoi se ky vit është fillimi i planit të 15-të pesëvjeçar dhe gjithashtu viti i parë i zbatimit të normalizimit të ndihmës. Duhet të përmblidhen dhe të përdoren përvojat e vlefshme si bashkëpunimi mes provincës Fujian dhe rajonit Ningxia, të përmirësohen më tej mekanizmat e koordinimit, të optimizohen mënyrat e bashkëpunimit, të zgjerohen fushat e bashkëpunimit dhe të promovohet plotësimi i ndërsjellë mes rajoneve lindore e perëndimore në industri, burime njerëzore, teknologji, koncepte dhe stile pune, duke arritur zhvillim të përbashkët dhe përfitime reciproke. Komitetet e Partisë dhe organet e pushtetit të gjithë niveleve duhet të zbatojnë me seriozitet përgjegjësitë e ndihmës së rregullt, të mbajnë fort vijën fundore për të mos lejuar rikthimin në varfëri në shkallë të gjerë, të përparojnë me vendosmëri rigjallërimin e gjithanshëm rural, të forcojnë vazhdimisht koordinimin e zhvillimit rajonal dhe të nxisin hapat e qëndrueshëm drejt begatisë së përbashkët të të gjithë popullit.

Foto nga VCG
Konferenca kombëtare për punën e bashkëpunimit midis Lindjes dhe Perëndimit të Kinës u mbajt të mërkurën në qytetin Yinchuan të Rajonit Autonom Ningxia të Kinës Veriperëndimore. Në të u përcollën udhëzimet e rëndësishme të presidentit Xi.

Foto nga VCG
Në konferencë u raportua gjithashtu mbi situatën e punës së bashkëpunimit Lindje–Perëndim. Përfaqësues nga Rajoni Autonom Ningxia dhe provinca Fujian paraqitën përvojat e tyre të bashkëpunimit, ndërsa përfaqesues nga Pekini, Shangai, Jiangsu-ja, Guangdong-u, Sichuan-i dhe Gansu-ja mbajtën fjalime./CGTN





























































