• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Bushati: Hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër do të ishte një gabim strategjik

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

    Abdixhiku, Presidenca dhe Kosova në pritje të një marrëveshjeje që nuk po vjen

    Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

    Sveçla: Një tjetër varr masiv u gjet në Jabukë të Zubin Potokut

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special (Azerbajxhan)

Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

22 Qershor, 2026
in Edicion Special (Azerbajxhan), OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Redion LULI| ARGUMENTUM

Ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare,

Për Azerbajxhanin, Ballkani përfaqëson një bosht të rëndësishëm të politikës së jashtme në kontekstin e zgjerimit të pranisë së tij në Europën Juglindore. Rajoni është pjesë e një korridori të gjerë tranziti dhe energjie që lidh Kaukazin Jugor me tregjet europiane. Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan janë kryesisht të natyrës gjeoekonomike dhe gjeopolitike. Prioriteti kryesor është zgjerimi i rolit të tij si furnizues i rëndësishëm i energjisë për Europën, përmes korridoreve energjetike që kalojnë nëpër rajon, veçanërisht përmes Trans Adriatic Pipeline. Në të njëjtën kohë, Azerbajxhani synon të forcojë praninë e tij ekonomike përmes investimeve në infrastrukturë, energji, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjikë.

Nga perspektiva politike, Ballkani përfaqëson një hapësirë të rëndësishme për zgjerimin e partneriteteve diplomatike dhe rritjen e mbështetjes ndërkombëtare për interesat e politikës së jashtme të Azerbajxhanit. Marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjen dhe Hercegovinën, i mundësojnë Bakusë të zgjerojë ndikimin e tij ekonomik dhe diplomatik në Europën Juglindore. Për më tepër, Azerbajxhani e sheh Ballkanin si një urë lidhëse mes rajonit të Kaukazit dhe tregjeve europiane, duke e bërë rajonin të rëndësishëm në strategjinë e tij afatgjatë të ndërtimit të korridoreve ndërlidhëse të transportit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në tërësi.

Për Azerbajxhanin, Gadishulli Ballkanik ofron qasje në Detet e Zi, Egje dhe Adriatik. Duke qenë se nuk ka dalje në det të hapur, Azerbajxhani e shikon me prioritet bashkëpunimin me vendet e Ballkanit. Në një perspektivë të afërt Baku planifikon të transportojë mallrat e eksportit dhe ngarkesat e tij tranzitore në portet e Ballkanit dhe madje edhe më larg nëpërmjet porteve në Turqi dhe Gjeorgji.

Një ndër partnerët kyç për realizimin e ambicieve të Azerbajxhanit në Ballkan, është Serbia: ekonomia më e madhe në Ballkanin Perëndimor, një shtet me një politikë të jashtme aktive shumëvektoriale dhe ndikim të rëndësishëm në forumet rajonale. Thellimi i bashkëpunimit midis Azerbajxhanit dhe Serbisë në vitet e fundit është bërë sistematik dhe afatgjatë. Vizita e fundit e Presidentit Ilham Aliyev në Beograd tregoi jo vetëm nivelin e lartë të dialogut politik, por edhe shfaqjen e një marrëdhënieje të qëndrueshme dypalëshe bazuar në interesa të përbashkëta strategjike dhe besim personal midis dy liderëve.

Serbia, nga ana e saj, e sheh Azerbajxhanin si një partner të besueshëm në fushën energjetike, projekte infrastrukturore dhe investime. Në kuadër të transformimit të tregut europian të energjisë, Baku ka forcuar pozicionin e tij si një furnizues alternativ i energjisë për Europën. Energjia mbetet një fushë kyçe e bashkëpunimit dypalësh, duke u bërë një element themelor i partneritetit strategjik midis Azerbajxhanit dhe Serbisë. Nënshkrimi i një marrëveshjeje për ndërtimin e një termocentrali me gaz në Serbi shënon kalimin e këtij bashkëpunimi në investime praktike. Qëllimi i Azerbajxhanit për të rritur gradualisht eksportet e gazit në Serbi në 1 miliard metra kub në vit është me rëndësi strategjike. Nëse këto plane realizohen, Baku do të sigurojë statusin e një furnizuesi kyç për tregun serb, ndërsa Beogradi do të fitojë një strukturë importi më të qëndrueshme dhe të diversifikuar.

Nënshkrimi i Rezolutës së Takimit të Parë të Këshillit të Partneritetit Strategjik midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Azerbajxhanit nga krerët e shteteve çimentoi institucionalisht fazën e re të marrëdhënieve. Vendosja e këtij formati e transformon bashkëpunimin në një kornizë të qëndrueshme të dialogut të rregullt politik në nivelin më të lartë, duke siguruar koordinim në fushat kryesore – energjinë, infrastrukturën, bashkëpunimin tekniko-mbrojtës, sektorin bujqësor dhe çështjet humanitare.

Një tjetër vektor i bashkëpunimit me Ballkanin për Azerbajxhanin janë lidhjet e tij me Greqinë. Baku ka arritur të sigurojë favorizimin e Athinës në projekte të rëndësishme ndërkombëtare, çka e “detyron” palën greke të ndjekë një politikë të ekuilibruar në marrëdhëniet e saj me Jerevanin.

Për Azerbajxhanin, Greqia përfaqëson një portë strategjike drejt Europës Juglindore dhe Mesdheut Lindor. Investimet e kompanisë shtetërore azerbajxhanase SOCAR në sektorin energjetik grek kanë kontribuar në krijimin e interesave të përbashkëta ekonomike dhe kanë rritur rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe. Për më tepër, të dy vendet kanë zgjeruar dialogun politik, bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet në sektorët e transportit, tregtisë dhe turizmit. Për Azerbajxhanin, marrëdhëniet me Greqinë kanë vlerë jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike, pasi i mundësojnë forcimin e pranisë së tij në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor, duke krijuar ura bashkëpunimi me institucionet europiane dhe vendet anëtare të BE-së.

Nuk mund të mos përmendim marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Bullgarisë, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në Ballkan për Bakunë, të bazuara kryesisht në bashkëpunimin energjetik, ekonomik dhe strategjik. Energjia përbën shtyllën kryesore të partneritetit dypalësh. Bullgaria ka rritur ndjeshëm importet e gazit natyror nga Azerbajxhani përmes Korridorit Jugor të Gazit dhe interkonektorit Greqi-Bullgari, duke e konsideruar Azerbajxhanin një partner kyç për diversifikimin e furnizimeve energjetike dhe reduktimin e varësisë nga burimet tradicionale. Përveç energjisë, të dy vendet kanë zhvilluar bashkëpunim në fushat e transportit, tregtisë, teknologjisë dhe investimeve. Bullgaria mbështet gjithashtu nismat e lidhshmërisë ndërmjet rajonit të Kaukazit dhe Europës, duke e parë Azerbajxhanin si një nyje të rëndësishme në korridoret euroaziatike të transportit dhe tregtisë.

Në planin politik, marrëdhëniet karakterizohen nga një dialog i rregullt në nivel të lartë dhe nga mungesa e mosmarrëveshjeve të rëndësishme. Për Azerbajxhanin, Bullgaria përfaqëson një partner strategjik brenda Bashkimit Europian dhe një pikë të rëndësishme hyrjeje në tregjet e Evropës Juglindore. Nga ana e saj, Bullgaria e konsideron Azerbajxhanin një partner të besueshëm për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik të rajonit.

Azerbajxhan-Shqipëri dhe gjeopolitika e besimit të ndërsjellë

Themeli i marrëdhënieve dypalëshe në gjeopolitikën globale është shumë i rëndërishëm. Bashkëpunimi dypalësh duhet të “ushqehet” vazhdimisht, ndonjëherë për vite me radhë, dhe shpesh për dekada. Dhe më pas nevojitet vazhdimësi politike në ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Këtë rrjedhë ngjarjesh e shikojmë sot të reflektuar në marrëdhëniet Shqipëri-Azerbajxhan në pothuajse të gjitha fushat. Në vitet 2000 dhe 2002, lideri mbarëkombëtar i Azerbajxhanit – Heydar Aliyev – shprehu besimin se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi i vendosur midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë “do të zhvillohen dhe zgjerohen vazhdimisht për hir të mirëqenies së popujve tanë, duke u shërbyer interesave të popujve tanë, paqes dhe sigurisë”.

Dhe ndoshta nuk është rastësi që pak më shumë se 20 vjet më vonë, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, duke marrë pjesë në Forumin e 10-të Global të Bakusë në vitin 2025, kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Heydar Aliyev, e quajti atë “një lider të njohur me përmasa globale” i cili, pasi kapërceu vështirësitë, kreu reforma dhe arriti të fitonte besimin e popullit përmes mençurisë. Duke theksuar se Heydar Aliyev “u bë një vizionar i së ardhmes së Azerbajxhanit”, presidenti shqiptar shprehu aspiratat e përbashkëta për “miqësi dhe partneritet” dhe dëshirën për t’i çuar ato përpara. Dhe, sikur t’i drejtohej fjalëve të Heydar Aliyev në kapërcyell të shekujve XX dhe XXI, Begaj deklaroi se “ne do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë për brezat e rinj, duke ecur së bashku drejt prosperitetit”.

Formati i veçantë i marrëdhënieve shqiptaro-azerbajxhanase manifestohet, ndër të tjera, me faktin e vizitave të përsëritura të ndërsjella të krerëve të të dy shteteve, si dhe vizitave në Baku të kryeministrit shqiptar. Për të dëshmuar vullnetin e mirë të palës shqiptare për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, le t’i referohemi deklaratës në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës se Shqipëria konsiderohet “një nga fortesat e Frankofonisë në rajon”. Në deklaratën e tij për shtyp pas bisedimeve të vitit 2023 me Presidentin Begaj, kreu i shtetit azerbajxhanas Ilham Aliyev theksoi mirënjohjen e tij ndaj Presidentit dhe Qeverisë së Shqipërisë “për mbështetjen e tyre ndaj Azerbajxhanit gjatë samitit të Frankofonisë të vitit të kaluar, kur Franca u përpoq të siguronte përfshirjen e një klauzole anti-Azerbajxhan në dokumentin përfundimtar. Ishte Shqipëria që e bllokoi këtë përpjekje”. Ilham Aliyev e vlerësoi këtë si një demonstrim miqësie dhe një angazhim të vendosur ndaj “parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit të shteteve”. “Edhe në ato organizata ku Azerbajxhani nuk mund të mbrojë veten”, vuri në dukje presidenti i Azerbajxhanit, “ne kemi një vëlla si Shqipëria që do ta bëjë këtë. Dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë”.

Synimi i palës shqiptare për intensifikimin e marrëdhënieve me Azerbajxhanin shprehet qartë edhe nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Z. Ferit Hoxha në një intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve Trend në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias 2026, ku ministri deklaroi: “Marrëdhëniet tona dypalëshe me Azerbajxhanin janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit. Ne e kuptojmë se mund të bëjmë më shumë dhe mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj. Nuk ka dyshim se roli dhe pesha e një vendi që kontribuon në sigurinë energjetike, lidhshmërinë dhe stabilitetin rajonal rritet ndjeshëm gjatë kohërave të pasigurisë. Në këtë kontekst, Azerbajxhani shihet si një partner i rëndësishëm për Europën, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe zhvillimin e korridoreve strategjike të transportit”.

Marrëdhëniet ekonomike

Në vitin 2014 dy vendet nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit mbi Zhvillimin e një master plani për gazifikimin e Shqipërisë. Në prill të 2025 në qytetin e Korçës u prezantua një projekt për gazifikimin e ardhshëm të qytetit, që do të financohet nga Azerbajxhani. Në specifikimet e tij parashikohet që projekti do të përfundojë deri në fund të vitit 2026 dhe, duke filluar nga viti 2027, do t’i sigurojë furnizimin me gaz banorëve të Korçës.

Veçantia e kësaj iniciative qëndron në faktin se ky projekt përfshin një mbështetje të madhe financiare nga Azerbajxhani. Për më tepër, zbatimi i projektit përkon me fillimin e punës për të lidhur infrastrukturën energjetike të Shqipërisë me Italinë, gjë që do t’i lejojë Shqipërisë të arrijë një pozicion strategjik të favorshëm në transmetimin e resurseve energjetike.

Të dy vendet, si pjesëmarrës në Korridorin Jugor të Gazit (SGC), po bashkëpunojnë me sukses për të forcuar sigurinë energjetike të Europës dhe për të diversifikuar furnizimet me energji. Për këtë flasin të dhënat mbi furnizimin me 45.5 miliardë metra kub gaz natyror azerbajxhanas përmes Shqipërisë të tregjeve europiane që nga viti 2021, një kontribut i rëndësishëm që po jepet në kuadër të përpjekjeve drejt krijimit të infrastrukturës së shpërndarjes së gazit natyror në vendet europiane.

Në kontekstin e projektit të Korçës, theksojmë se pritet një diskutim më i detajuar edhe në lidhje me potencialin për gazifikimin e qyteteve të Pogradecit dhe Ersekës. Qeveria shqiptare ka planifikuar të përfundojë zhvillimin e infrastrukturës kombëtare të gazit deri në vitin 2030. Në dritën e këtyre zhvillimeve, SOCAR po eksploron gjithashtu potencialin për përdorimin e depozitës nëntokësore të gazit në Dumre.

Lëvizja e lirë e qytetarëve, turizmi, lidhjet kulturore

Në këtë kontekst, është thelbësore të theksohet heqja reciproke e regjimit të vizave për qytetarët e të dy vendeve në vitin 2024. Po atë vit, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi Ekonomik midis qeverive të të dy vendeve, duke theksuar tregtinë, investimet, energjinë, transportin, infrastrukturën, bujqësinë, turizmin, mjedisin dhe çështjet humanitare midis fushave të saj prioritare. Aspekti i fundit i marrëveshjes u demonstrua, ndër të tjera, nga zhvillimi i Javës së Kulturës së Azerbajxhanit në Tiranë 3 vjet më parë, e cila shpalosi kulturën e pasur, ofertat kulinare dhe perlat artistike të Azerbajxhanit, duke përfshirë një performancë të muzikës kombëtare azerbajxhanase në Sheshin Skënderbej.

Një vështrim kaq i shkurtër mbi marrëdhëniet Shqipëri-Azerbajxhan dëshmon bindshëm se perspektivat e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit paraqiten si shumë premtuese, të mbështetura nga interesat e përbashkëta në fushat e energjisë, tregtisë dhe investimeve. Bashkëpunimi strategjik në sektorin energjetik pritet të mbetet shtylla kryesore e partneritetit dypalësh, duke kontribuar në sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të të dy vendeve. Gjithashtu, ekziston potencial i konsiderueshëm për zgjerimin e bashkëpunimit në turizëm, arsim, kulturë dhe infrastrukturë. Nëse ruhet dinamika aktuale e dialogut politik dhe ekonomik, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit pritet të forcohen më tej në vitet e ardhshme, duke krijuar një partneritet gjithnjë e më të qëndrueshëm dhe të frytshëm të dyja palët.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

3 Gusht, 2026
Edicion Special (Azerbajxhan)

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026
OP/ED

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

6 Gusht, 2026

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

6 Gusht, 2026

Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

6 Gusht, 2026

Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

5 Gusht, 2026

Irani dhe Omani bien dakord për itinerarin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, thotë Teherani

5 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.