Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare kineze Zhang Xiaogang kundërshtoi të enjten komentet e fundit nga ministri japonez i Mbrojtjes mbi transparencën e shpenzimeve të mbrojtjes të Kinës, duke i quajtur ato përbaltje dhe teori konspiracioni.
Në një konferencë për shtypin, Zhang theksoi që të dhënat e shpenzimeve ushtarake të Kinës kanë qenë gjithmonë transparente dhe të hapura.
Shpenzimet e mbrojtjes të Kinës mbeten në një “nivel të arsyeshëm, të moderuar dhe të kufizuar” dhe kanë qenë më pak se 1.5 për qind e PKB-së së vendit për vite të tëra, vuri në dukje Zhang.
Në kundërshtim me këtë, buxheti i mbrojtjes i Japonisë është rritur shpejt për 14 vjet me radhë dhe ka arritur në 2 për qind të PBB-së së këtij vendi, tha ai.
Japonia sajon teori konspiracioni rreth shpenzimeve ushtarake të Kinës për të shmangur vëmendjen e publikut nga përpjekjet e veta të rimilitarizimit, u shpreh më tej Zhang, duke shtuar që Japonia duhet të japë shpjegime për prirjet e saj neomilitariste përpara bashkësisë ndërkombëtare./CGTN



























































