Ministria e Brendshme shpalli “non grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Ikballe Huduti (Berisha), duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.
Burime nga Ministria e Brendshme për Top Channel, bënë të ditur se ministri Besfort Lamallari e mori vendimin pas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse që, sipas burimeve zyrtare, kanë konstatuar se aktiviteti i saj mund të cenojë interesat e sigurisë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit.
Urdhri është përcjellë për zbatim te strukturat e Policia e Shtetit, si dhe tek autoritetet e kufirit dhe migracionit, të cilat do të marrin masat përkatëse për zbatimin e vendimit.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale, duke komentuar praninë e Hudutit në protestat e zhvilluara në Tiranë.
Sipas Ramës ajo shprehur publikisht qëndrime në mbështetje të figurave të lidhura me regjimin iranian.
Rama shtoi se, personi në fjalë ka bërë thirrje kundër qeverisë shqiptare dhe ka mbështetur figura të larta të regjimit të Teheranit, përfshirë ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe gjeneralin e vrarë Qasem Soleimani.
/Argumentum.al




























































