Qeveria kineze publikoi të premten një rregullore të përkohshme për sistemin e kualifikimit profesional për përkujdesjen ndaj të moshuarve, duke e bërë të qartë se ky kualifikim profesional do të përfshihet në të ardhmen në “Katalogun Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale”.
Në këtë rregullore përfshihen 23 dispozita specifike në lidhje me aftësinë profesionale dhe regjistrimin e certifikimin e kualifikimit profesional të kujdestarëve për të moshuarit.
Çfarë është kujdestari për të moshuarit? Në rregullore kjo përcaktohet qartë si “personel teknik profesional i angazhuar në shërbimin e përkujdesjes për të moshuarit në shtëpi, komunitet, institucion dhe rrethana të tjera të shërbimit të përkujdesjes për të moshuarit”.
Nga këndvështrimi i aftësisë dhe sistemit të vlerësimit, kualifikimet e tyre profesionale fokusohen në përkatësinë profesionale dhe karakteristikat komplekse.
foto nga Xinhua
Sipas rregullores, kujdestarët për të moshuarit duhet të jenë në gjendje të përdorin njohuri dhe teknika profesionale për të ofruar përkujdesje për të moshuarit që nuk mund të kujdesen për veten, shërbime rehabilitimi, mbështetje psikologjike, planifikim dhe dizenjim të mjediseve miqësore ndaj të moshuarve.
“Kjo thyen stereotipin se ‘përkujdesja e të moshuarve shërben thjesht për pirje dhe ngrënie’, ndihmon në rritjen e njohjes profesionale dhe pranimin shoqëror për kujdestarët e të moshuarve, në mënyrë që të tërheqin më shumë talente me cilësi të lartë në këtë sektor.” shpjegoi Xie Lili, profesor i asociuar në Shkollën e Popullsisë dhe Shëndetit në Universitetin Renmin të Kinës.
Më e rëndësishmja është se sistemi i kualifikimit të përkujdesjes për të moshuarit do të ndihmojë në hapjen e rrugëve të avancimit në karrierë për praktikuesit, duke krijuar rrugë të qarta të zhvillimit të karrierës.
Aktualisht, Kina ka popullsinë më të madhe të të moshuarve në botë. Vlerësohet se rreth vitit 2035, popullsia e moshës 60 vjeç e lart do të kalojë 400 milionë në mbarë Kinën, duke hyrë në një fazë plakjeje të rëndë. Megjithatë, hendeku midis ofertës dhe kërkesës në shërbimet e kujdesjes për të moshuarit në Kinë qëndron në “mungesën e aftësisë profesionale”, ndërsa shumica e praktikuesve mund të ofrojnë vetëm kujdesje bazë të jetesës,/CGTN




























































