Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar zyrtarisht pas konfirmimit të gjenerallejtënantit në pension, Eric Wendt, në detyrën e Ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane e ka uruar Wendt për emërimin dhe ka shprehur kënaqësinë për mbërritjen e tij të ardhshme në Tiranë.
Në qendër të mandatit të tij pritet të jenë forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, konsolidimi i aleancës NATO, si dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, shkroi Ambasada e SHBA-së.
Emërimi i Wendt vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, veçanërisht në kuadër të angazhimeve të përbashkëta në NATO, sigurisë rajonale dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.
© 2026 Argumentum




























































