• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Bushati: Duhet një pakt kombëtar për Europën

1 Tetor, 2019
in INTERVISTË, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë ekskluzive për DW, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i sheh kushtet e vëna nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Shqipërinë si impuls për kthimin e tyre në plan konkret pune.

DW: Z.Bushati, Bundestagu gjerman i tha “PO” hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por me disa kushte. A është ky një lajm i mirë për shqiptarët?

Ditmir Bushati: Ky është një proces ndërmjet Bundestagut gjerman dhe qeverisë federale. Me pak fjalë, Bundestagu gjerman përcaktoi vijën e sjelljes që qeveria gjermane do të duhet të respektojë në raport me vendet e tjera anëtare të BE-së, kur të trajtojnë çështjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë. Në këtë kontekst, Bundestagu dhe Gjermania përqafojnë një qasje të kushtëzuar dhe të përshkallëzuar. Nuk duhet të na bëjë shumë përshtypje, sepse përgjithësisht procesi i zgjerimit është i shoqëruar me elementë të kushtëzimit demokratik dhe në këtë kontekst është e rëndësishme që ne, këto kushtëzime, t’i kthejmë në një plan konkret pune dhe të kuptojmë që përgjegjësia në këtë proces apo barra në këtë proces është kryesisht e qeverisë dhe e mazhorancës që drejton vendin por nga ana tjetër opozita duhet të kuptojë që përgjegjësia që i përket këtij procesi është e përbashkët.

Besoj se më shumë se sa të futemi në një debat apo rivalitet, se ndaj kujt drejtohen kushtet e Gjermanisë dhe Bundestagut gjerman është momenti përcaktues për të ndërtuar një pakt kombëtar për Europën. Një pakt kombëtar për Europën që shtrihet përtej kushtëzimeve të Bundestagut gjerman sepse po të lexojmë dokumentin, dokumenti nuk ka të bëjë thjesht vetëm me fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe punën konkrete për hapjen e kapitujve për anëtarësim, por është një dokument që do ta shoqërojë deri në fund procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Ndaj, na duhet që përmes këtij pakti kombëtar për Europën që shkon përtej partive politike, ne të kemi mundësi që të përcaktojmë objektivat, strategjinë, burimet njerëzore, përfshirë shqiptarët e Diasporës, burimet financiare të paktën për dekadën e ardhshme për këtë proces.

DW: Çfarë duhet të presim deri në tetor?

Ditmir Bushati: E para, nuk duhet të presim asgjë. Ne do të duhet që t’i kishim bërë punët tona, sepse edhe po të mos ekzistonin fare kushtëzimet e Bundestagut gjerman, edhe sikur të mos ekzistonin fare kriteret e Kopenhagenit për anëtarësimin në Bashkimin Europian, besoj është nevoja e brendshme jona për të ndërtuar një shoqëri europiane këtu. Për të ndërtuar një shoqëri të së drejtës dhe jo një shoqëri tregu; për të ndërtuar një shoqëri që bazohet tek ekonomia e dijes dhe jo një shoqëri që bazohet tek krahu i lirë i punës; për të ndërtuar një kapitalizëm demokratik ku i jepet mundësia secilit të ofrojë më të mirën se sa një kapitalizëm grabitqar. Deri tani, për fat të keq, ne këtë proces e kemi trajtuar si një çështje kushtëzimesh dhe shumë pak e kemi trajtuar si një çështje që ka të bëjë me standardet e prekshme të jetës tonë në praktikë.

Prandaj mendoj se sa më shpejt që të dalim nga labirinthi i vetëmashtrimit, aq më shumë do të kemi mundësi për t’i ofruar qytetarëve tanë një perspektivë të prekshme në këtë drejtim. Dhe këtë gjë duhet ta bëjmë ne! Do të ishte iluzive që të mendonim që vendet e tjera anëtare apo institucionet europiane apo miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, sado ta duan Shqipërinë, nuk mund të bëjnë diçka që do të duhet ta bëjmë ne.

Nuk duhet të harrojmë që BE-ja e sotme nuk është në ditën e saj më të mirë, sepse nga njëra anë ne shohim Gjermaninë që ka një qëndrim kushtëzues të përshkallëzuar, siç i takon në fakt një partneri të ndershëm dhe kritiku të drejtë siç është Gjermania – një vend i cili jo vetëm është lokomotiva kryesore e Bashkimit Europian, por ka një analizë dhe qasje molekulare ndaj të gjitha zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor – dhe nga ana tjetër kemi Francën që kërkon të ketë një diskutim më strategjik për zgjerimin, për të ardhmen e Bashkimit Europian, dhe pse jo, për ta ngadalësuar këtë proces derisa të reformohet Bashkimi Europian. Dhe në këtë lloj situate, ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm dhe duhet të kapim trenin e radhës dhe të kuptojmë që shanset nuk janë aty përgjithmonë.

DW: Kryeministri grek ka specifikuar që nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë pa u zgjidhur problemet e minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkohë që Greqia është një shtet, me të cilin ju patët një sërë negociatash në kohën kur ishit ministër i Jashtëm, një prej tyre dhe ndër më kryesoret, edhe marrëveshja për detin…

Ditmir Bushati:  Është e vërtetë që vjet, Greqia së bashku me Italinë, kanë qenë dy prej vendeve të cilat u bënë promotorët kryesorë të advokimit të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe kjo është edhe arsyeja pse u përshëndetën publikisht nga ana e kryeministrit dhe nga ana e qeverisë shqiptare. Gjithmonë kam besuar dhe besoj që është në interesin e fqinjëve që të kenë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, të kultivojnë një marrëdhënie sa më të mirë me njëri-tjetrin. Nuk besoj që është në dëshirën, por as në interesin e Greqisë për të kushtëzuar apo të penguar avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Sikundër mendoj që standardet që janë arritur përsa u përket të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë pakicën greke, e cila është një pakicë e respektuar. Janë ato standarde që janë arritur edhe falë avancimit të Shqipërisë nëpër organizmat ndërkombëtare si anëtarësimi në Këshillin e Europës, fakti që Shqipëria është vend kandidat në Bashkimin Europian.

Në këtë kontekst, mendoj që fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE do të jetë një mundësi e mirë, në radhë të parë edhe për Greqinë, për ta ndihmuar vendin tonë për të zbatuar këto standarde. Sikundër besoj fuqimisht që çështjet që ne i kemi trajtuar me qeverinë greke në paketë, që janë çështje të marrëdhënieve dypalëshe janë më shumë sesa thjesht çështja e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Janë çështje që e kanë origjinën tek ligji i Luftës që është ende në fuqi, pra nga çështjet e karakterit historik që prodhojnë pasoja edhe sot, e për të shkuar me radhë tek çështjet e aktualitetit. Në këtë kontekst është e rëndësishme që çështjet në paketë të vazhdojnë në mënyrë që të adresohen në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me shpirtin europian që duhet të karakterizojë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

DW: Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, z.Robert Hand, deklaroi në një intervistë pak kohë më parë që ndryshimet e bëra në ministrinë e Jashtme shqiptare mund ta bëjnë paksa skeptik në lidhje me marrjen e presidencës së Shqipërisë për drejtimin e OSBE-së në vitin 2020. Çfarë komenti keni?

Ditmir Bushati: Marrja e drejtimit të OSBE-së nga ana jonë është një prej fitoreve të mëdha të politikës së jashtme por jo vetëm. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, marrja e drejtimit të OSBE-së është një mundësi e artë për Shqipërinë. Jo vetëm për të testuar kapacitetin tonë ndërveprues, në kuptimin politik të fjalës, me vende të kësaj organizate por edhe për të konfirmuar pozicionin tonë si pol stabiliteti në rajon. Natyrisht që ëstë një fitore historike, e cila duhet shoqëruar gjithashtu me veprime konkrete në praktikë. Duhet të krijojmë një platformë të qartë politike konsensuale duke përfshirë të gjitha institucionet e shtetit shqiptar por jo vetëm, në veprimtarinë gjatë kryesimit të OSBE-së dhe duhet të jetë një proces, i cili të krijojë një impakt pozitiv, të drejtëpërdrejtë, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nga njëra anë dhe në fitimin e vendit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ana tjetër. Besoj që së pari tejkalimi i situatës politike dhe ndasive të theksuara në Shqipëri dhe fuqizimi i kapacitetit dhe veprimit politik e diplomatik mund ta kthejnë drejtimin e OSBE-së nga ana e Shqipërisë në një histori suksesi.

DW: Le të ndalojmë pak tek situata politike në vend dhe jo tek ajo mes qeverisë dhe opozitës, por tek debatet që keni pasur kohët e fundit me kryetarin e Partisë Socialiste, në lidhje me personat e inkriminuar brenda PS-së së qarkut Shkodër. Z.Rama e ka cilësuar këtë si përgjegjësi tuajën, si drejtues politik i këtij qarku…

Ditmir Bushati: Ne kemi pasur një diskutim në Kryesinë e Partisë Socialiste për situatën që u krijua në Shkodër pas 30 Qershorit. Do të vazhdojmë që të kemi një diskutim dhe një analizë më të thelluar në këtë drejtim. E kam thënë dhe mbroj të njëjtën pikëpamje, sipas së cilës përgjegjësia individuale dhe ligjore duhet të trajtohet e ndarë nga përgjegjësia politike që kemi ne të gjithë si politikanë, por edhe si forcë politike për t’u ofruar qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi njerëzit e duhur që do t’i përfaqësojnë ata në të gjitha institucionet përfaqësuese të shtetit, qoftë në nivelin qëndror apo vendor. Është e vërtetë që Partia Socialiste por jo vetëm, edhe forca të tjera politike në të shkuarën janë prekur nga ky virus. Kjo është edhe arsyeja pse miratuam fillimisht një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë e më pas kjo rezolutë u përkthye në një ligj të detyrueshëm i cili është goxha strikt nga pikëpamja e kritereve që parashikon për njerëzit që duhet të zgjidhen.

Por ja ku jemi disa vite pas miratimit të këtij ligji. Fakti që kjo lloj sëmundjeje, ky lloj vesi nuk është trajtuar në rrugën e duhur duhet të na shtyjë të mendojmë që jeta politike në Shqipëri ka nevojë për një reformë më të madhe dhe ne nuk duhet të kemi frikë nga gara, në radhë të parë brenda partive tona politike, sepse një garë në politikë përkthehet në më shumë garë në jetën ekonomike të vendit dhe më shumë garë në jetën publike. Prandaj mendoj që reformimi i mëtejshëm i jetës politike do të jetë një ilaç edhe për këtë virus që ka prekur politikën.

DW: A do të vijoni të jeni pjesë e Partisë Socialiste në të ardhmen apo do të bëheni pjesë e ndonjë projekti të ri politik?

Ditmir Bushati: Unë jam anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, deputet. E konsideroj veten me fat që kam pasur një mbështetje maksimale nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, nga socialistët progresistë dhe demokratët që militojnë në Partinë Socialiste. Sot mendoj më shumë se asnjëherë tjetër, se është përgjegjësia ime për të vazhduar për të kontribuar për projektin e Partisë Socialiste, sepse është një familje e madhe politike e socialistëve dhe e progresistëve shqiptarë. Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturave të Partisë, por edhe publikisht disa qëndrime që mund të përceptohen si disi të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributit brenda Partisë Socialiste.

Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisje,s sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi. Dhe vetëkorrigjimi nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera. Në radhë të parë, për ata njerëz që na kanë besuar në projektin tonë që në 2013-ën, pa përmendur këtu edhe të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme. Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë për të qenë promotore e ndryshimit dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë jo vetëm forca e progresit dhe intelektit, por edhe forca e komuniteteve dhe me këtë dua të them që rasti i Shkodrës na mëson që duhet që në procesin vendimmarrës të përfshijmë më shumë njerëzit dhe komunitetet dhe jo t’ia besojmë atë një grupi të ngushtë njerëzish, qoftë edhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste./dw

Tags: ditmir bushatiDWevropanegociatatpakti kombetar

Related- Posts

Kryesore

Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

23 Qershor, 2026
POLITIKË

Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

22 Qershor, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

22 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Revolucioni i Flamingove: Fundi i Tranzicionit të Stërzgjatur Shqiptar

23 Qershor, 2026

Botim elitar për një emblemë të shtetit Turk

23 Qershor, 2026

Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

23 Qershor, 2026

“The Albanian Files”: Libri që zbulon Shqipërinë e projektuar sipas vizionit të Edi Ramës

22 Qershor, 2026

Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

22 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.