• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Shengeni ballkanik: Ideja e mirë, nënshkruesit të dyshimtë

12 Tetor, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shengeni i vogël në Ballkan ide e mirë: ua lehtëson jetën edhe qytetarëve, por në rradhë të parë ekonomisë. Megjithatë problemi qëndron në marrëdhëniet e Beogradit në njërën anë, dhe Tiranës e Shkupit në anën tjetër.

Fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan në Novi Sad deklaratën lidhur me synimet e krijimit të një „Shengeni të vogël” midis tre vendeve dhe që u bënë thirrje edhe vendeve të tjera të „gjashtëshes së Ballkanit” përkatësisht Bosnnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, që ta nënshkruajnë deklaratën për të siguruar lirinë e lëvizjes së kapitalit, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, në vështrim të parë është një lajm i mirë. Por shtrohet pyetja mbi sinqeritetin e vetë nëshkruesve, sidomos të Vuçiçit e Ramës, vlerësojnë analistë serbë për Deutsche Welle-n (DW).
Nuk ka dyshim se një marrëveshje e tillë, sikur me të vërtetë të ishte jo vetëm e nënshkruar por edhe e zbatuar, do t‘ua lehtësonte jetën qytetarëve në rajon, ekonomisë dhe biznesit.
„Vetë ideja nuk është e keqe, do t‘ua bënte jetën shumë më të lehtë edhe qytetarëve, por në rradhë të parë ekonomisë. Për shembull kamionët nuk do të kishin më nevojë të prisnin me nga 10-12 orë në kufij”, thotë për DW Milan Çulibrk, analist ekonomik dhe kryeredaktor i së përjavsshmes së Beogradit NIN.
I të njëjtit mendim është edhe Mijat Lakiçeviç, analist ekonomik dhe zëvendës kryeredaktor i revistës së përjavshme të Beogradit Novi. Ai thotë për DW se kjo nuk është një iniciativë e paarsyeshme. „Mirë është që të takohen edhe më shpesh, dhe jo vetëm të tre, por që të gjashtë nga rajoni”, thotë Lakiçeviç.
E vështirë të zbatohet në radhë të parë për shkak të Kosovës
Lidhur me deklaratën e Vuçiçit, që në rast të nënshkrimit të marrëveshjes në rajon mund të udhëtohet vetëm me letërnjoftim, Lakićević thekson, se edhe sot për shembull qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por në kufij janë ende kolonat kilometërshe, sidomos kamionët.

„Deri në fund të vitit 2021 duam të krijojmë kushtet, që të kalojmë nga vendi në vend vetëm me kartë identiteti. Këtë me Shqipërinë nuk mund ta bëjmë tani dhe shpresojmë ta arrijmë në takimet e ardhshme. Njëzet e gjashtë orë humbasin kamionët duke pritur në kufij dhe shikoni çfarë do të thoshte për ekonominë heqja e këtyre barrierave“, u shpreh Vučić.
Kjo është e saktë thonë bashkëbiseduesit tanë, por në të njëjtën kohë paralajmërojnë se problemi qëndron në marrëdhëniet politike ndërmjet, Beogradit në njërën anë dhe Tiranës dhe Shkupit në anën tjetër.
„Do të jetë e vështirë të zbatohet një marrëveshje e tillë, sidomos për shkak të çështjes së pazgjidhur të Kosovës”, thotë Çulibrk. „Nga njëra anë, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës praktikisht nuk ekziston, nga ana tjetër nuk e dimë cili është statusi i Kosovës në këtë marrëveshje eventuale – a është Kosova krahina jugore serbe, cili është pozicioni zyrtar i Beogradit, apo është shtet i pavarur? Pra me kë do të nënshkruhet një marrëveshje e tillë, pra si do të funksionojë ndonjë çikë kjo marrëveshje”, pyet Çulibrk.
Përse „Shengeni vogël” dhe jo CEFTA?
Biznesmeni nga Vojvodina, Dushan Mijiç, thotë për DW se çdo lehtësim i biznesit është i pranueshëm dhe shton se do të ishte mirë që marrëveshja për „Shengenin e vogël” të marrë jetë, por ai këtë e dyshon.
„Nuk besoj se do të ndodhë, në rradhë të parë për arsye politike”, thotë Mijiç. Ai dikur ka bërë biznes në rajon, por tani punon vetëm me vendet e Bashkimit Evropian.
Milan Çulibrk përmend faktin se në këtë rajon ekziston një marrëveshje ekonomike, por që nuk funksionon. „Marrëveshja CEFTA nuk funksionin që nga koha, kur Kosova vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Atëherë është logjike të bësh pyetjen, përse nuk punohet për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, por futet në lojë ‘Shengeni i vogël’? Pra, derisa marrëdhëniet politike mes Beogradit dhe Prishtinës të mos zgjidhen, çfarëdo marrëveshje qoftë ,është vështirë funksionojë”, thotë i sigurtë Çulibrk.
Shtatë ditë grindje, 16 minuta „Paqe, paqe,paqe…”
Mijat Lakiçeviç mendon se ideja e „Shengenit të vogël” është një taktikë politike, që u shërben në rradhë të parë Vuçiçit dhe Ramës që të prezantohen në dritë më të mirë në Evropë, se sa do të përfitojnë prej saj qytetarët.
„Bashkëpunim ekonomik nuk ka, është qeveria që pengon bashkëpunimin, sepse i shikon fqinjët si armiq”, thotë Lakiçeviç.
Ai kujton shembullin e Serbisë, ku politika e përditshme është„nacionaliste dhe konfliktuoze„. Kështu që kjo është një politikë hipokrite, sepse shtatë ditë në javë bëhet politikë konfliktuoze dhe pastaj 16 minuta bërtasim: ‘Paqe, paqe, paqe – asnjëri nuk është fajtor…'”
Ekonomia në prangat e politikës
Vuçiç, Rama dhe Zaev paralajmëruan raunde të reja dijalogu për „Shengenin e vogël” dhe shprehën besimin se marrëveshjes to do t’i bashkohen edhe vendet e tjera të “gjashtëshes së Ballkanit”.
Vuçiç njoftoi gjithashtu se deri në takimin pasues ekspertët do të përgatisin studimin ekonomik. Sipas fjalëve të tij, me realizimin e marrëveshjes “do të rritet me 20 përqind atraktiviteti për tërheqjen e investimeve të huaja, dhe kushdo që ka një leje pune në Shkup do ta ketë atë edhe në Beograd dhe Tiranë”.
Megjithatë, si Mijiç edhe Lakiceviç thonë, se në rajon ekonomia është ende në prangat e politikës, kështu që pengesat për biznesin janë shumë të mëdha, dhe me takime të tilla të politikanëve qytetarët përfitojnë shumë pak. „Nëse ata nuk heqin kufijtë – dhe ata mund ta bëjnë këtë – atëherë kjo nuk ka kuptim. Sepse kur nuk ka liri në ekonomi dhe në tregti, atëherë me tregti merren individë të përzgjedhur. Kështu në Serbi biznes bëjnë të privilegjuarit, ata që janë të afërt me pushtetin. Nëse njerëzit e Vuçiçit do ta përcaktojnë se kush merret me biznes, atëherë ky nuk është biznes. Plus që tregtia gri, domethënë kontrabanda, jo vetëm që është e pranishme, por është edhe nën kontrollin e autoriteteve”, mendon Lakiçeviç.
Investitorë të huaj të privilegjuar
Vuçiç pas takimit në Novi Sad bëri thirrje për një qasje jo emocianale ndaj këtij projekti. „Nëse njerëzit i lënë mënjanë emocionet e tyre, do të ketë rezultate shumë të mëdha për qytetarët tanë”, tha presidenti i Serbisë, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se përmes takimeve të tyre në rajon dërgohet mesazhi, që marrëdhëniet politike në rajon po bëhen më të thjeshta, që do të thotë se Ballkani nuk është “më fuçi baruti’, por rajon i paqes, i respektit dhe një rajon ku punohet për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”.
Megjthatë Dusan Mijiç porosit edhe një herë, se në rajon për ekonominë nuk ka pasur asnjëherë qasje liberale, por gjithmonë ka pasur ndërhyrje të shtetit, kështu që sot për shembull investitorët e huaj në Serbi janë të privilegjuar në raport me ato vendas. „Këto nuk janë probleme ekonomike, por para së gjithash politike. Ndërsa njerëzit do të gjejnë lehtësisht një mënyrë si të lidhen, si të prodhojnë dhe si të bëjnë tregti. Sidoqoftë politika i pengon ata të veprojnë normalisht, domethënë ata i pengon theksimi i vazhdueshëm i mosbesimit të ndërsjellë, i mosmarrëveshjes”, përfundon Mijiç.
Publikisht grindje – por privatisht shumë gazmorë
E ndërsa politikanët, në rradhë të parë Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama, „shumë shpesh dërgojnë mesazhe urrejtjeje dhe intolerance, ata privatisht janë në marrëdhënie shumë të mira.” „Nëse duhet edhe dehen së bashku, por pastaj e ndihmojnë njëri-tjetrin për të nxitur nacionalizmin dhe urrejtjen”, thekson Mijat Lakiçeviç. Njohësit e situatës pohojnë se natën para mbledhjes, darka e Vuçiçit dhe Ramës në kalanë Petrovaradin ka qenë – mjaft gazmore. DW

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025

“Vllazëria Ruso-Serbe një kështjell rëre”-Studentët serb kundërshtojnë narrativën ruse dhe kërkojnë mbylljen e Ambasadës Ruse në Serbi!

16 Shtator, 2025

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gazë

16 Shtator, 2025

KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

16 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.