• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
25 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Nga URC 2026, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ndihmojë të ardhmen e saj

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

    Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

Plakja e popullsisë, nga kujdesi për fëmijët, po kalohet tek ai për të moshuarit

28 Dhjetor, 2019
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
108592227

108592227

Share on FacebookShare on Twitter

Nëse në vitet 1990 një çifti në moshë pune i duhet të kujdesej për 3-4 fëmijë dhe dy të moshuar, tani një çifti i duhet të kujdeset për më shumë se dy të moshuar dhe më pak se dy fëmijë.

Aktualisht Shqipëria radhitet në ato vende ku popullsia në moshë pune (15-64) vjeç ka më shumë në varësi të rinj të moshës (0-14) vjeç se sa të moshuar mbi moshën 64 vjeç, por kjo varësi po ndryshon me shpejtësi.

Nëse varësia është e lartë për moshat e reja, ky zhvillim në perspektivë është një zhvillim pozitiv, pasi forca e punës do të furnizohet më punonjës të rinj, por nëse varësia transferohet nga moshat e reja drejt të vjetrave atëherë ata që punojnë duhet të kujdesen për një grup moshë që nuk e kthen “investimin”. Në Shqipëri së fundmi struktura e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi nga moshat e reja tek ato të vjetra.

Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë, teksa popullsia në moshë pune me njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishte 1.969.996 persona gjatë të njëjtit vit, sipas të dhënave të INSTAT.

Për vitin 2018 raporti i varësisë së të moshuarve në Shqipëri është 20,1 % kundrejt 17,9 % në vitin 2014. Nga ana tjetër, raporti i varësisë së të rinjve në vitin 2018 është 25,4 % kundrejt 28,2 % në vitin 2014, duke pasur kështu për një tendencë në rënie të këtij raporti në vendin tonë.

Por ende në tre grup-moshat kryesore, për çdo qark ka një numër më të madh të të rinjve në krahasim me të moshuarit. Prandaj, raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç.

Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç.

Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.

Nga janari 2014 deri në janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar mesatarisht me 0,16 % në vit. Si pasojë e këtyre zhvillimeve raportet e varësisë janë rritur për moshat e vjetra dhe janë ulur për ato të rejat.

Zhvillimet demografike tregojnë se popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet, ndërkohë që struktura e saj tregon se popullsia po shkon drejt plakjes. Ekspertët e INSTAT shpjegojnë se kjo si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë, si dhe nga ana tjetër e lindshmërisë, e cila vazhdon të jetë nën nivelin e zëvendësimit.

Nga 1 Janari 2014 deri në 1 Janar të 2018 popullsia e Shqipërisë është zvogëluar me rreth 23 mijë banorë, ose ka rënë mesatarisht me 0,16 % në vit si rezultat i dy komponentëve:

shtesës natyrore të popullsisë dhe migracionit neto. Shtesa natyrore e popullsisë ka pësuar rënie gjatë dy viteve të fundit, kjo kryesisht si pasojë e rënies së numrit të lindjeve.

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë, duke ngadalësuar shtesën natyrore të popullsisë. Në vitin 2014 ky indeks shënon vlerën 1,73 fëmijë për grua, duke pësuar ulje nga viti në vit, derisa arrin në 1,37 fëmijë për grua në 2018. Ky indeks është nën nivelin e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua.

Në vitin 2018 jetëgjatësia e pritur ishte 80,5 vjet për femrat dhe 77,4 vjet për meshkujt. Gjatë periudhës 2014-2018 jetëgjatësia për femrat ka qëndruar pothuajse në nivele të njëjta, ndërsa për meshkujt ka pësuar rritje, krahasuar me vitin 2014.

Ndër vite, diferencat gjinore në jetëgjatësinë në lindje, midis femrave dhe meshkujve kanë ardhur në rënie. Kështu, viti 2018 shënon një diferencë prej 3,1 vite midis 2 gjinive, ndërkohë që në vitin 2014 kjo diferencë ishte 3,9 vite. Gjatë këtyre pesë viteve, diferenca ishte më e ulëta në 2017, me 2,9 vite

Mosha mediane e popullsisë është indikator që tregon qartë tendencat drejt plakjes së popullsisë sonë. Mund të vihet re një rritje e ndjeshme e moshës medianë, e cila arrin

në 36,1 vjeç në vitin 2018 nga 34,2 vjeç që ka qenë në vitin 2014. Mosha mediane 36,1 vjeç tregon se gjysma e popullsisë gjithsej është më e re se kjo moshë dhe gjysma tjetër më e madhe. Në vitin 2018, femrat kishin një moshë mediane më të lartë prej 37,2 vjeç kundrejt 35,0 vjeç për meshkujt./monitor

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Mbështetëse e regjimit të Teheranit/ Ministria e Brendshme shpall “non grata” Ikballe Hudutin

25 Qershor, 2026
Kryesore

Dokumenti/ Trump zgjat edhe për një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

24 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Protesta vijon për të 22-ën ditë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike

21 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Samiti ASEAN: diplomacia e Putinit mes iluzionit të suksesit dhe kufijve të realitetit

25 Qershor, 2026

Mbështetëse e regjimit të Teheranit/ Ministria e Brendshme shpall “non grata” Ikballe Hudutin

25 Qershor, 2026

Paradoksi i Kapitalizmit Selektiv: Si Shkelja e Rregullave nga Perëndimi Përshpejton Rrënimin e Tij Sistemik

25 Qershor, 2026

Nga URC 2026, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ndihmojë të ardhmen e saj

25 Qershor, 2026

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, qindra viktima dhe dëme masive

25 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.