• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Kabalistika ballkanase e 2019-tës!

29 Dhjetor, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Eksluzivisht për ARGUMENTUM

Nga Stefani NOVA

“2019-ta është një numër i mangët. Dhe për rrjedhojë, nuk është një numër perfekt”… Këtë shpjegim jep kabalistika për kodin numerik të vitit që po përmbyllim. E njohur si shkenca antike, që aplikonin kryesisht hebrenjtë ortodoksë, ajo merr përspër  të analizojë pikërisht ndikimin e një kodi numerik në periudha të caktuara të fatit. E mesa duket, ata që në hershmëri nuk paskëshin qenë aspak optimistë për kodin “na ra për pjesë” ta mbanim në kalendarin tonë jetësor plot 365 ditë me radhë…

Dhe jo vetëm… Mosperfeksioni kabalistik i 2019-tës duket se u përshfaq jo vetëm në jetët tona individuale, por edhe në atë të një rajoni të tërë. Ballkani, perëndimorësinë gjeografike të të cilit e zëmë edhe ne si qytetarë të Shqipërisë në mënyrë modeste, nën këtë kod numerik mund të thuhet se kaloi një vit aspak të lehtë. Me thëngjij të kuq nën hi vatre, që nëse do t’u hidheshin ca shkarpa sipër, me siguri që do ta ndiznin një zjarr. Pse jo. Që mbeten ende të tillë dhe vitin e ardhshëm. Edhe pse gjithmonë sipas kabalistikës, ai ka për të qenë me siguri i mbarë, pasi hebrenjtë ortodoksë kanë vlerësuar qëkur se 2020-ta është një kod numerik “ëngjëllor”. Le ta shpresojmë këtë pra edhe për Ballkanin, i cili po përmbyll një vit aspak të lehtë.

***

1. 2019-ta ka qenë viti kur papritur u sendërtua një konflikt i ri mes Serbisë dhe Kosovës. Këtë herë, për shkëmbimet e territoreve. Një temë mjaft sensistive kjo, e shfaqur në mënyrë të beftë plot dy dekada pas pretendimit se mes këtyre vendeve lufta kishte marrë fund njëherë e mirë. Por ja që avionët e NATO-s mbi qiellin e Begradit nuk kanë mjaftuar për ta shuar mërinë mes dy popujve, e cila mesa duket do të zgjasë. Edhe pse këtë vit, me mjaft honore u përkujtua 20-vjetori i këtyre bombardimeve, si një shenjë lavdie e Perëndimit se arriti të përmbyllë një epokë ballkanase gjaku.

Kujtojmë se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s filluan më 24 mars të vitit 1999, pak para orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe u mbyllën më 12 qershor më dorëzimin zyrtar të Serbisë, duke firmosur humbjen. Të paktën kështu u komentua atëherë, por ja që Serbia sot nuk shfaqet edhe aq humbëse. Madje, ajo ka gjetur më në fund edhe kurajon të jetë pretenduese: Të shkëmbejë me Kosovën territore, të papëmbyllura mirë sipas saj gjatë marrëveshjeve të pas-luftës. Një pretendim ky që shkaktoi përgjatë gjithë këtij viti një katrahurë të vërtetë diplomatike dhe politike, zhurma e së cilës shkoi deri në korridoret e Uashingtonit dhe të Kremlinit zyrtar. Por që nuk mbeti pa përfshirë as edhe Shqipërinë, pas mbështetjes së një aksioni të tillë nga qeveria e saj. Konkluzioni? Ende asgjë konkrete dhe një frikë permanente e Kosovës se kjo gjë po realizohet në vitin e ardhshëm.

2. Që 2019-ta nuk ka qenë një vit aspak i mbarë ballkanik, mund ta vërtetojmë edhe me protestat që përfshinë kryesisht gjatë nisjes së tij mjaft vende të tij. Nga janari deri në pranverë, Shqipëria u përball me bomba molotov, zjarre dhe  dhunë in extremis para institucioneve kyçe të saj, Kuvend dhe Qeveri. Një valë çmendarake, e cila duket se u fashit bashkë me qetsinë e valëve të detit dhe pushimeve të zgjatura të politikës. Po protestat në Serbi i harruat? Ato që i drejtoheshin ashpërsisht presidentit aktual, Aleksandar Vuçiç, i cili edhe sot që po flasim, zotëron hijerëndë pushtetin e kreut të shtetit serb… Edhe këto, protesta të mangëta, pa aritur të finalizojnë qëllimin e tyre kryesor: Rrëzimin e protagonistëve drejt të cilëve ishin ngritur! Edhe këtu mund të themi se ka vlerë shpjegimi kabalistik i 2019-tës?! Pse jo, njësoj si edhe në rastin e Rumanisë, që gjithashtu u përfshi nga një valë e thelluar protestash, pa arritur ama që të ndryshojë realitetin e saj politik, edhe pse me një palë zgjedhje presidenciale që arritën ta ndryshojnë kreun aktual të shtetit, një përfaqësues ky i pakicës gjermane. Por Rumania duket se mbetet sërish e njëjta. Me të njëjtat kriza dhe sfida. Edhe pse pikërisht këtë dhjetor përkujtoi 30-vjetorin e rrëzimit të regjimit të ish-diktatorit të saj komunist, Nikolai Çausheshku. Po. Rumania atëherë e rrëzoi, madje edhe e pushkatoi si qen, së bashku me të shoqen. Por a ia doli vallë?!

3. Dhe meqë dolëm tek përvjetorët. Ky vit ka patur shumë të tillë në Ballkan e jo vetëm. Mjafton të kujtojmë 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, që u kremtua me aq pompozitet. Natyrisht, një ngjarje historike kjo, nga e cila u ndikua atëherë mjaft edhe Ballkani, për të mos thënë që gjithçka ndodhi pas saj në rajonin e tij ka qenë pasojë vetëm e saj. Rrëzim i komunizmit dhe hapje me Perëndimin. Hapje kjo, nga e cila duket se përfitoi e para Sllovenia, e më pas pretenduan të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë…

4. Të flasësh për 2019-tën dhe Ballkanin, nuk mund të mos të të sillen ndërmend edhe qeveritë e reja të krjuara në disa prej vendeve të tij, disa të shoqëruara edhe me mjaft surpriza, siç është ajo e re e Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit të ri Albin Kurti, i ardhur në këtë detyrë pas fitores së partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe mënjanimit të të njohurve nga të gjithë si “gjeneralë të luftës”, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, apo Hashim Thaçi. Tasmë Kosova pritet të drejtohet nga “gjeneralë të post-luftës”, duke sjellë kështu një risi politike për këtë vend i cili sivjet kremtoi pa asnjë lavdi, si deri dje, 12-vjetorin e pavarësisë së saj.

5.  Po negociatat me Bashkimin Evropian i harruat? Ato me të cilat edhe gjatë këtij viti kancelaritë e Perëndimit na rokanisën kokat tona të lodhura dhe të nxehta ballkanike? Rezultati? Nuk ia hapën sërish askujt. As Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut. As në qershor dhe as në tetor. As nuk i kishin plotësuar kushtet sërish medemek….

6.  Meqë ra fjala tek Maqedonia e Veriut. Nuk e quanin të tillë në fakt në fillim të këtij viti. Por tani në fund ama, po… Dhe kjo, falë marrëveshjes së Prespës, e sponsorizuar me aq kujdes nga Perëndimi, sipas të cilës ky vend dhet të ndryshonte identitetin e vend, për hir të integrimit drejt strukturave euro-atlantike. Integrim edhe ky i mangët, njësoj si kabalistika e këtij viti, teksa e pranuan vetëm në Aleancën e Atlantikut me të drejta të plota, por aspak në portën hyrëse të Bashkimit Evropian…

E ndërsa ditët, javët dhe muajt ikin, Maqedonia e Veriut pret me ankth çeljen e negociatave me BE-në, qoftë edhe duke e thënë hapur se në këtë rrugë kërkon të jetë e vetme, pa Shqipërinë, e cila sipas saj edhe mund ta ketë penguar…

“Gër-vër”-i i radhës mes dy ballkanasve, njësoj si ai i ditëve të fundit që ka shpërthyer mes serbëve dhe malazezëve, deri edhe me thirrjet për luftë, për hir të ligjit të ri të lirive fetare, i cili përcakton rregulla të reja për kishat sebe në tokën e Malit të Zi…

Që të gjitha, përplasje dhe konflikte që na kujtojnë se jetojmë gjithmonë në Ballkan, “land of fire and war”… Në çdo sekondë, çdo ditë dhe çdo vit. Madje edhe në ata që sipas kabalistikës, duhet të jenë vite ëngjëllore, si 2020-ta qëpo troket në derë… Të urojmë që JO!/argumentum.al/

*Opinionet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin editorial të Argumentum.al

© 2019 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.