• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

2019 ters që lamë pas

3 Janar, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

Nga Dr. Jorgji KOTE

Bota, Evropa dhe Balkani e pritën mjaft të lehtësuar Vitin e Ri 2020; sepse 2019 ishte në të gjitha kuptimet një vit i vërtetë tersi bashkë me nëntën që kishte brenda. Asnjë nga parashikimet e bëra një vit më parë nga ekspertët dhe media më serioze nuk u vërtetua. Por, le të jemi konkretë, duke u mjaftuar vetëm me përmendjen e tyre.

Padyshim që ngjarja më e madhe festive ishte 30 Vjetori i shembjes së Murit të Berlinit që shënoi dhe ribashkimin evropian. Por, megjithë festimet në Berlin, rëndësinë dhe jehonën e tij e zbehën ndjeshëm zhvillimet negative dhe sidomos fakti se kudo po ngrihen mure të reja me gjithfarë emrash; fizike, mendorë, etnikë, fetarë, gjeografikë, bërthamorë, azili, etj.

Për vetë BE-në, zgjedhjet e shumëpritura për ndryshimin e madh të 25 Majit rezultuan një zhgënjim, edhe pse jo kataklizmik. Të dy partitë më të mëdha tradicionale i mbajtën vendet e tyre kryesuese, veçse me “firo“ të mëdha; për pasojë, për çdo vendim ato do të duhet t’u shtrijnë dorën forcave të tjera të moderuara, përballë një opozitë të egër të shtuar me forca populiste dhe ekstremiste. Por, dhe më zhgënjyese ishin zgjedhjet e drejtuesve kryesorë të BE-së dhe veçanërisht të presidentes së re të Komisionit Evropian; kur kjo e fundit nuk ishte fare si kandidate e ca më pak kryesore, por u zgjodh me votën e liderëve evropianë, duke spostuar pa të drejtë kandidatin kryesor, Manfred Weber. Një prapaktheu i madh krahasuar me pesë vite më parë. Shkurt, në vend që demokratizimit të mëtejshëm, BE “t’i vinte vetullat, i nxorri sytë“ duke e bërë atë temë të ditës në axhendën e ardhëshme politike.

Pas mundimesh të mëdha dhe largimit të ish-kryemistres May, më në fund, në drejtimin e populistit Johnson Britania e Madhe po largohet nga BE-ja, duke lënë boshllëk të madh me Brexit.

Pastaj, gjithandej tensione, konflikte, luftra tregtare, etnike, etj, duke filluar nga aleati i saj transatlantik, SHBA, ku veç mosarritjeve të tjera në politikën e jashtme, Trump ndodhet pothuajse në pozitat e një të pandehuri me shumë pasiguri për fushatën e ardhëshme presidenciale. NATO përkujtoi në dhjetor në Londër dhe gjetkë 70 vjetorin e saj, veçse larg euforisë së menduar dhe mes një atmosfere që është pak të quhet e trishtë. Rusia me diplomaci dhe hard power, Kina me Rrrugën e Mëndafshtë dhe Turqia me të vetat po profilizohen gjithnjë e më qartë si kundërshtarë politikë dhe ushtarakë të BE-së dhe SHBA-ve. Veçanërisht BE-ja, po qe se nuk merr masat në kohë, ka rrezik të shtypet si sanduiç midis SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës.

Disfatat e njëpasnjëshme të social – demokratëve kanë ndikuar shumë në prishjen e ekuilibrave të mëparshëm dhe të domosdoshëm politike. Laburistët britanikë dhe social- demokratët rumunë e kroatë ishin ndër më të fundit që provuan shijen e hidhur të humbjes. Vendin e tyre po e zenë shkallë shkallë forcat populiste por për fat të mirë dhe ato ekologjike. Forcimi i të lëvizjes së gjelbër nëpërmjet protestave të tipit “E premtja e klimës“kudo në Evropë ishin ndër ato pak të reja pozitive dhe shpresëdhënëse.

Veç kësaj, në BE filloi të dalë më shumë në pah synimi për të marrë lidershipin e Evropës nga Presidenti franez Macron. E natyrshme pas venitjes së yllit 14 vjeçar të Merkelit e cila po të shprehemi me fjalët e ish-ministrit të jashtëm Joschka Fischer “po bën një lamtumirë të tejzgjatur“ deri në vitin 2021. Sepse asnjë figurë tjetër nuk duket se po “ngjit“ në skenën politike gjermane. Gjithsesi, Macron ndeshet me dy sfida kolosale; autoriteti i tij brenda vendit që është vënë në dyshim serioz nga jelekverdhët dhe së fundi nga protesta të pandërprera ndaj paketës së reformave social-ekonomike e sidomos asaj të pensioneve. Mirëpo, dështimi brenda vendit do të jetë ogur i keq dhe për politikën e tij të jashtme. Për më tepër se dhe në atë fushë ai është bërë objekt sulmesh dhe insinuatash të shumta nga disa krahë politikë, përfshirë dhe të djathtën konservatore.

Kjo situatë e pakëndshme për Macron u pa qartë dhe në reagimet e shumta negative ndaj vetos franceze për çelljen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Madje, ai e ka çuar me tej këtë qëndrim skeptik, duke dalë me disa propozime alternative të cilat do të jenë objekt diskutimesh gjatë këtij viti deri në Samitin e Zagrebit në Maj. Për pasojë, çelja e negociatave tona ka rrezik të kthehet në “një hallve të ftohtë“

Më i madh ishte dështimi i BE-së në konfliktin në Libi dhe në Siri, ku tashmë janë ngulitur fort pas dorëheqjes së amerikanëve, Rusia dhe Turqia, duke lënë në baltë dhe luftëtarët kurdë që ndihmuan aq shumë në luftën ndaj ISIS dhe që tani konsderohen po aq të rrezikshëm nga Erdogani. Ndërkohë, Qipro vazhdon dhe 45 vite pas aneksimit të veriut nga Turqia të mbetet e ndarë, edhe pse pa mure por me vijë të gjelbër ndarëse, pa kurrfarë shansi për ndonjë hap përpara, madje, me tensionim të gjendjes ndërmjet BE, Greqisë dhe Turqisë për shkak të gërmimeve në zonat naftëmbajtëse prej Turqisë.

Duke u kthyer te Ballkani Perendimor, dështim tjetër spektakolar që nuk mundi ta parandalonte as Merkel me Macron ishte ndërprerja pa afat e dialogut Serbi – Kosovë. Meqenëse këtë vit janë zgjedhjet në Serbi dhe SHBA, gjasat për një marrëveshje aq më tepër të shpejtë janë shumë të pakta, edhe pse SHBA ka caktuar dy nga diplomatët e saj më të lartë në rajon; veç takimeve e samiteve me lloj lloj emrash që për nga shpeshtësia e tyre janë bërë si “simite“, por pa bukë dhe të paprekshme për njeriun e thjeshtë.

Për Shqipërinë, 2019 ishte pas 1997 viti më i keq dhe më i trishtë në të gjitha aspektet. Politikisht, veç mosçeljes së negociatave, opozita u largua nga Kuvendi, filloi me zjarr dhe me hekur protesta të frikshme që tani janë harruar, abstenoi në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ku tani dominon PS-ja, me luftë të ashpër dekretesh e ligjesh Qeveri – President dhe kërkesën për shkarkimin e këtij të fundit, reforma e drejtësisë me shpejtësi “breshke“ duke humbur nga besueshmëria e saj, shtim të ritmeve të emigrimit, duke u renditur të parët, edhe pse jemi kandidat i BE dhe antar i NATO-s.

2019 u mbyll me tri samite të Minishengenit, që në vend të shembnin ura ndarëse rrezikohet t’i ngrejnë ato “mes vedi“ duke u kthyer në një “mollë të hidhur sherri“ Për fat të keq do pohuar se realisht fituesi i tyre i deritanishëm mbetet Vuçiç; vështirë të kishte “dhuratë“ më të bukur për të për kurimin e imazhit të Serbisë në botë, veçse në dëm të Kosovës. Urojmë dhe kërkojmë që të shtyhet samiti i ardhshëm në Beograd, që të mos trashet më shumë ky megagabim i politikës dhe diplomacisë sonë.

E megjithatë kjo do të ishte sërish gjysma e të keqes për ne, po të mos ishte tërmeti i 26 Nëntorit që i vuri kapakun dështimit të politikës sonë 30 vjeçare. Me telashet dhe zullumet që nxorri zbuluar ai krijoi një axhendë të re politike të tejmbushur me sfida dhe probleme me ndikim negativ në përparimin e pjesës tjetër të axhendës sonë politike, sidomos me Greqinë, Turqinë, Serbinë dhe mbi të gjitha me Kosovën. Ja pse, ky bilanc fatkeq 2019 nuk përbën kurrfarë bazë solide për vitin ku sapo hymë. Por, mbetet të shpresojmë me optimizmin e fillimit të vitit se politika jonë më në fund do t‘i thërrasë mendjes dhe arsyes, që 2020 të jetë viti fatlum i kthesës së madhe. /argumentum.al/

© Argumentum.

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.