• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Bullgari: Pa drejtësi – nuk ka paqe

18 Korrik, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rrugët e qyteteve në Bullgari janë mbushur me protestues të zemëruar. Ata kërkojnë ditë për ditë dorëheqjen jo vetëm të qeverisë, e cila akuzohet për korrupsion, por edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, Ivan Geshev.

Prokuroria në Bullgari ka qenë në qendër të pakënaqësisë publike gjatë tri dekadave me radhë. Me pretekstin e ruajtjes së pavarësisë, kryeprokurori i sapozgjedhur Ivan Geshev, u vendos në post pa pyetur as ekzekutivin as parlamentin, një mënyrë të cilën një nga pararendësit e tij e shpjegoi në mënyrë koncize si: “Mbi mua, ndodhet vetëm qielli”. Posti është mbajtur nga një person me probleme serioze mendore, dhe tani nuk mund të bëhet asgjë, gjoja për shkak të kushtetutës.

Po pse do të donte Prokurori i Përgjithshëm të dëmtonte ndjenjën që kanë njerëzit për drejtësinë? Metoda është shumë e thjeshtë: Prokuroria është një strukturë hierarkike, ku shefi ka pushtetin absolut të institucionit. Kështu që kur Prokurori i Përgjithshëm vendos të nisë ndjekjen penale ose ta pengojë atë, duke përgatitur dëshmi pa vlerë për gjykatën ose duke i prezantuar ato me qëllim si të pavlefshme, atëherë ai vendos që më parë për dështimin në njëfarë mënyre të çështjeve të zgjedhura.

Kështu që ai është kthyer në armë të fuqishme në duart e forcave politike dhe ekonomike. Kjo strategji e thjeshtë shpjegon pse nuk janë dënuar 30 vitet e fundit zyrtarë të rangut të lartë ose njerëz të biznesit. Dhe pse Bullgaria ka mbetur vendi më i varfër i BE, ku pak sipërmarrës të huaj guxojnë të investojnë.

Shkëndija që ndezi revoltën popullore

Por zoti Geshev i shtoi kësaj metode të drejtësisë selektive një element brutaliteti, që shkaktoi krisjen e gjithë sistemin. Ai, jo vetëm që ndoqi penalisht armiqtë e shokëve të tij, por filloi t’i fusë ata në burg pa formuluar më parë akuzën ose filloi t’i japë mediave dokumenta që kanë të bëjnë me çështjen duke synuar prishjen e imazhit publik.

Shkëndija që nisi revoltën qytetare ishte dërgimi në presidencë i 30 policëve të armatosur, me pretekstin se atyre u duhet të konfiskojnë kompjuterat e dy punonjësve. (Akuzat hë për hë nuk duket të jenë më serioze se sa akuzat e bëra së fundmi, sipas të cilave disa forca malinje duan të sulmojnë sistemin e ujitjes që ndodhet para parlamentit, por le të mos merremi me paragjykime.)

Grusht shteti i prokurorit?

Ngjarja, e motivuar nga një luftë e gjatë politike midis presidentit dhe partisë së krahut të djathtë në pushtet, GERB, (Qytetarët për një zhvillim europian të Bullgarisë) u interpretua si sulm kundër institucionit të presidentit dhe u quajt madje prej disave “grusht shteti i përfaqësuesit të ligjit”.

Qytetarët u mblodhën me shumicë para institucionit të presidentit, dhe presidenti Rumen Radev – një gjeneral pa aftësi politike u kthye brenda natës në udhëheqës popullor, duke iu drejtuar turmës dhe duke kërkuar dorëheqje të dyfishtë si të qeverisë ashtu edhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Një personifikim pa takt i populizmit

Geshev është kthyer në personifikim të trashë të populizmit. Me një kapele në kokë, si ato të revolucionarëve komunist si Lenini apo Stalini, ai premtoi të marrë hak në emër të popullit dhe t’i fusë në burg të gjithë oligarkët, që “kanë vjedhur pensionet e nënave dhe baballarëve tanë”, gjatë “tranzicionit kriminel”. Ai filloi hetimet kundër shumë biznesmenëve duke u kthyer në njeriun kryesor të mediave, duke publikuar dokumenta të çështjeve që ndodhen në proces, duke lëshuar mesazhe në twitter, komentuar politikanë, injoruar mundësinë e pafajësisë.

Në fillim duket se kjo i pëlqeu publikut, por kur njerëzit filluan të kuptojnë se pjesa më e madhe e çështjeve gjyqësore janë të detyrura të dështojnë dhe kur ai kundërshtoi me këmbëngulje të zhvillojë hetime kundër bandës së mbrojtësit të tij, të fortit Delyan Peevski, atëherë qëndrimet ndryshuan.

Nga opozita në qeveri

Në fakt shpërthimi i mëparshëm i indinjatës popullore, më 2013, kishte të bënte me biznesmenin e pandershëm, Peevski, i cili u propozua nga pala tjetër, socialistët, që të bëhej shef i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Mbas shumë muajsh protestash qeveria ra kur u pa se njerëzit nuk e pranojnë shkrirjen e biznesit të madh me strukturat e pushtetit në shtet.

Sot Peevski, që kaloi nga qeveria socialiste tek qeveria e krahut të djathtë është bërë edhe më i fuqishëm: përveç prokurorisë dhe tregut të prokurimeve qeveritare, ai kontrollon një perandori të madhe mediash, të gatshme të njollosë çdo kundërshtar të urdhërave të tij. (Bullgaria zë vendin e turpshëm, të 111, në respektimin e lirisë së shtypit).

Vend gjysëm-demokratik

Kjo gjendje shihet në shumë vende me demokraci përgjysmë. Kontrollimi i drejtësisë, i fondeve publike dhe mediave janë sekreti i jetëgjatësisë së Putinit, Erdoganit, Orbanit, dhe sidomos në Bullgari ku deri tani përqëndrimi i pushtetit ka qenë fshehur pas supeve të gjera të kryeministrit Boris Borissov, i cili e justifikon veten me pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Sot, duket se kjo skemë nuk është duke funksionuar më dhe Borissovit do i duhet mbase të largohet.

Ivaylo Ditchev (BGNES)Ivaylo Ditchev

Për herë të parë në këto 30 vjet, inati kundër establishmentit në pushtet ka detyruar liberalët urbanë të krahut të djathtë të lenë mënjanë retorikën e vjetëruar antikomuniste dhe të demostrojnë krah për krah me mbështesit e presidentit, që vijnë nga krahu i majtë. Mbase kjo ka të bëjë me atë që pjesa më e madhe e protestuesve sot janë të rinjtë e lindur këtë mijëvjeçar, të cilët janë duke ushtruar aktivitet politik për herë të parë dhe nuk ia kanë idenë kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë komunist.

Opozita e re

Ata janë njerëz që i tremben krizës ekonomike që po afron ose që janë të indinjuar nga masat e marra për të qëndruar në karantinë; ata janë ekologjistë që shprehin me biçikletat e tyre zemërimin për privatizimin e burimeve natyrore; ata janë nacionalistë të zemëruar me partinë e Peevsky-t sepse dominohet nga pakica turke dhe është transformuar në një korporatë biznezi. Asnjë nga ata nuk e ka një plan aktualisht: qeveria duhet të largohet, kjo është e qartë, por si mund të shpëtosh nga një prokuror i përgjithshëm i cili jo vetëm që refuzon të heqë dorë, por që akuzon me agresivitet protestuesit se janë të paguar nga kriminelët e vërtetë, të cilët janë duke u gjykuar prej tij?

Europa i mban “sytë të mbyllur fort”

Është e qartë se një ndryshim në sistemin e drejtësisë nënkupton reformën e shumë kërkuar të Kushtetutës. Por ndryshimi i kushtetutës është i mundur vetëm nëse ekziston minimum i konsensusit midis partive politike; në këto momente të përleshjeve nëpër rrugë një gjë e tillë është krejt e pamundur. Ka pasur sugjerime për të kërkuar ndihmë nga BE: të paktën një lloj monitorimi mund të vendoset mbi aktivitetet e prokurorisë dhe të prokurorit të përgjithshëm, vetë.

Por tani, siç e tha dhe presidenti, Europa i mban “sytë të mbyllur fort”, sepse ekziston më pak konsensus në Europë se sa në Bullgari. Ne mbështesim të drejtat e qytetarëve për të protestuar, ne jemi për sundimin e ligjit, shkruajtën ambasadorët e SHBA dhe të Francës. Dhe të dy palët, si qeveria ashtu dhe protestuesit e interpretuan këtë si mbështetje të qëndrimit të tyre.

Është e qartë se lufta për drejtësi duhet fituar, edhe një here tjetër, në rrugë.

Ivaylo Ditchev është profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Sofjes, në Bullgari. Ai ka dhënë leksione i ftuar në vende si Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Related- Posts

NGJARJE

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump talks to the press on the South Lawn of the White House, in Washington, U.S., September 7, 2025. REUTERS/Annabelle Gordon/File Photo
Bota

Trump: Vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse

13 Shtator, 2025
Bota

Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë. Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025

“Vllazëria Ruso-Serbe një kështjell rëre”-Studentët serb kundërshtojnë narrativën ruse dhe kërkojnë mbylljen e Ambasadës Ruse në Serbi!

16 Shtator, 2025

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gazë

16 Shtator, 2025

KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

16 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.