• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Drafti në Kuvend, nga janari 2021 emrat e pronarëve të kompanive offshore do bëhen publike, gjobitet 500 mijë lekë kush s’deklaron të dhënat

20 Korrik, 2020
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga janari 2021 të gjithë pronarët e subjekteve që nuk regjistrojnë të dhënat në regjistrin e pronarëve përfitues do të gjobiten për shkelje me gjobë nga 150 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.  Projektligji i miratuar nga qeveria i ka kaluar për miratim Parlamentit, ku përcakton krijimin e regjistrit të dhënave, që do të administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe do të shërbejë si arkiv elektronik zyrtar dhe do të sigurojë transparencën  në fushën e pronarëve përfitues.

Regjistri do të zbardhë edhe emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, të cilët zotërojnë të paktën 25% të aksioneve. Shqipëria deri me tani nuk ka një mekanizëm që të identifikojë se cilët janë pronarët e vërtetë përfitues të subjekteve të regjistruara në të. Për këtë arsye, si edhe duke pasur parasysh që ngritja e një regjistri i cili do të bëjë të mundur regjistrimin e pronarëve real përfitues, ka qenë një prej rekomandimeve të MONEYWAL për Shqipërinë.

Në këtë projektligj është parashikuar se subjektet raportuese ekzistuese  duhet, jo më vonë se  30 ditë kalendarike nga hyrja në fuqi e draftit,  të  identifikojnë  pronarët  përfitues, si dhe të  krijojnë dhe të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe  AKSHI do të krijojnë  Regjistrin  e  Pronarëve  Përfitues  jo më vonë  se data 3 janar 2021.  Subjektet  raportuese ekzistuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara nga ky projektligj për pronarët e tyre përfitues jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi i Regjistrit të Pronarëve Përfitues.

Regjistri i Pronarëve Përfitues përmban të dhënat

1.Të dhënat e përgjithshme mbi subjektin raportues: a)Numri unik i identifikimit të subjektit(NUIS); b)Emri i subjektit raportues.

2.Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues: Të dhënat e identifikimit: a)Për shtetasit shqiptarë:-Emri dhe mbiemri;-Numri i identifikimit personal;-Datëlindja;-Shtetësia;-Adresa e rezidencës së përhershme. b)Për shtetasit e huaj:-Emri dhe mbiemri;-Numri i identifikimit personal;-Datëlindja;-Numri i pasaportës dhe shteti lëshues;-Data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës;-Shtetësia;-Adresa e rezidencës së përhershme. c) Për refugjatët/personat pa shtetësi:-Emri dhe mbiemri;-Numri i dokumentit të udhëtimit;-Datëlindja;-Shteti që ka lëshuar dokumentin e udhëtimit;-Data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të udhëtimit. Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues.

Lloji dhe përqindja e pronësisë:- Direkte;-Indirekte. 6.Të dhënat  e  përcaktuara  në pikën  5,  të këtij  neni, klasifikohen  më tej  në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, sipas parashikimeve të ligjit për bazat e të dhënave shtetërore:6.1.Të dhëna parësore:-Të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, jorezidentë;-Të dhënat e identifikimit për refugjatët/personat pa shtetësi;-Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues;-Lloji dhe përqindja e pronësisë.6.2.Të dhëna dytësore:-Numri  i identifikimit  të subjektit  (NUIS)dhe emri  i subjektit raportues;-Të dhënat e identifikimit për shtetasit shqiptarë;-Të dhënat e identifikimit për shtetasit e huaj, rezidentë.

Gjobat

Në kreun  V,  të  këtij  projektligji, parashikohen  kundërvajtjet  administrative.  Më konkretisht,  në  rast  se  nuk  përbëjnë  vepër  penale,  shkeljet  e  mëposhtme  përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si vijon:

a.Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afatit të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës  3,  të  nenit  5,  të  këtij  projektligji, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 lekë.

b.Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese,   që depozitohen në regjistër, brenda afatit  të përcaktuar në shkronjën “b”, të nenit  5,  të  këtij  projektligji,  dënohet  me gjobë në vlerën 250 000 lekë.

  1. c) Mospërmbushja e detyrimit të subjekteve raportuese ekzistuese   për regjistrimin    e  të  dhënave  të  kërkuara  nga  ky  projektligj,  brenda  afatit  të përcaktuar në pikën 3, të nenit 15, të këtij projektligji, dënohet me gjobë në vlerën 250 000 lekë.

Për shkeljet e parashikuara më sipër, në projektligj është përcaktuar se dënohet me gjobë prej 150 000 lekësh edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të regjistruar, person juridik. Gjithashtu, projektligji   parashikon se për subjektet që kryejnë shkeljet e parashikuara më sipër, për më tepër se njëherë, gjobat do të dyfishohen. Për më tepër, në projektligj parashikohet se gjoba vendoset nga titullari i QKB-së, vendimi i të cilit ankimohet drejtpërdrejt në gjykatën administrative kompetente.

Gjithashtu,   projektligji   parashikon   se   QKB-ja dhe   autoriteti   përgjegjës   për mbajtjen  e  Regjistrit  të  Organizatave  Jofitimprurëse  për  subjektet  raportuese  që kryejnë  shkeljet  e  parashikuara  në  pikën  1,  të  këtij  neni,  nuk  do  të  ofrojnë shërbimet   e   tyre   në Regjistrin Tregtar   dhe   në   Regjistrin   e   Organizatave Jofitimprurëse,  deri  në  pagimin  e  gjobës,  sipas  pikave2  dhe  3,  të nenit  13,dhe regjistrimin e të dhënës përkatëse për pronarin përfitues.

Në kreun  VI,  të këtij  projektligji,  në  dispozitat  tranzitore dhe të fundit,  është parashikuar  procedura  e  regjistrimit  të  të dhënave  të  përgjithshme  të  subjekteve raportuese   ekzistuese.   Më konkretisht, është parashikuar se të dhënat e përgjithshme  të  subjektit  raportues, të  cilat  janë  të  regjistruara  në  Regjistrin Tregtar, transferohen elektronikisht në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Gjithashtu, në këtë projektligj parashikohet se institucioni përgjegjës për  mbajtjen e  Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse, brenda 2 muajve  nga  hyrja  në  fuqi  e këtij ligji, i jep elektronikisht QKB-së si institucioni përgjegjës për administrimin e Regjistrit  të Pronarit Përfitues, të dhënat  për  organizatat jofitimprurëse të regjistruara  në Regjistrin  e Organizatave Jofitimprurëse,  për  aq  sa  kërkohet  në nenin 4, të këtij ligji.

Në   përfundim,   në   këtë   projektligj   është   parashikuar   se   subjektet   raportuese ekzistuese  duhet, jo  më  vonë  se  30  ditë  kalendarike  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij projektligji,  të  identifikojnë  pronarët  përfitues,  si  dhe  të  krijojnë  dhe  mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe  AKSHI  do të  krijojnë  Regjistrin  e  Pronarëve  Përfitues  jo  më  vonë  se data 3.1.2021.  Subjektet  raportuese  ekzistuese  duhet  të  regjistrojnë  të  dhënat  e kërkuara  nga  ky  projektligj  për  pronarët  e  tyre  përfitues  jo  më  vonë  se  60  ditë kalendarike nga krijimi i Regjistrit të Pronareve Përfitues.

Pronar përfitues, pronësi direkte dhe indirekte

Projektligji sqaron tre terma sa i takon pronësisë dhe që do të jetë detyrim deklarimi. Së pari termi “pronar përfitues” që nënkupton individin, i cili i fundit ka në pronësi ose kontrollon subjektin, si më poshtë:

1.1. Në rastin e një personi juridik,

1.1.1. Individi i cili ka në pronësi, ose kontrollon i fundit, një person juridik, në mënyrë direkte ose indirekte, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij. Këtu përfshihen edhe ata individë, të cilët ushtrojnë kontrollin e fundit efektiv ndaj një personi juridik. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një individ:

  1. a) zotëron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paktën 25 për qind të aksioneve ose të votave në një personi juridik;
  2. b) i vetëm zotëron të paktën 25 për qind të votave në një personi juridik në bazë të një marrëveshjeje me ortakët ose me aksionarët e tjerë;
  3. c) përcakton de facto vendimet e marra nga personi juridik;
  4. d) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së administratorëve të personit juridik.

1.1.2. Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia, në të cilën një person:

  1. a) përcakton de facto vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
  2. b) kontrollon në çdo lloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore:

1.2.1. Krijuesi i trust-it (settlor), kujdestari/i mirëbesuari (trustee), mbrojtësi (protector) nëse ka, dhe përfituesi (beneficiary) ose klasa e përfituesve të trust-it, ose një individ që ushtron funksione të ngjashme në marrëveshjet e tjera ligjore, dhe individi i cili ka një pozicion dominues në kontrollin e trust-it, ose të marrëveshjeve të tjera ligjore.

Termi “Pronësi direkte” nënkupton pronësinë e mbajtur nga një individ prej 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.

Kurse “Pronësi indirekte” nënkupton pronësinë e mbajtur ose kontrollin e ushtruar nga i njëjti individ në një ose më shumë persona juridikë të cilët veçmas ose së bashku zotërojnë 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues./monitor

Related- Posts

EKONOMI

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026
EKONOMI

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026
EKONOMI

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

26 Tetor, 2026

WSJ: Zyrtarë të administratës Trump nxisin Viktor Orbánin të kandidojë për kreun e OKB-së

26 Tetor, 2026

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

26 Tetor, 2026

Izrael: Netanyahu përballë zgjedhjeve vendimtare

26 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.