• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Pse lufton Azerbajxhani?

13 Tetor, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Numri gjithnjë e më i madh i viktimave si brenda ashtu edhe përreth Nagorno-Karabakut do ta bëjë më të vështirë për fuqitë e huaja të bindin Armeninë dhe Azerbajxhanin që të përmbahen, e t’i kthehen tryezës së bisedimeve, thonë të shqetësuar diplomatë dhe analistë.

Një mijë persona, mes tyre më shumë se 60 civilë, mendohet të jenë vrarë deri më tani gjatë luftimeve të fundit mbi enklavën e shkëputur, e cila është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët etnikë. Armëpushimi i ndërmjetësuar të shtunën nga Moska, po respektohet vetëm pjesërisht. Palët ndërluftuese po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

Luftimet më të ashpra të hënën duket se u zhvilluan rreth Hadrut, vetëm pak kilometra larg në jug të Stepanakert-ut, kryeqyteti i Nagorno Karabakut. Por sulme me granata janë raportuar edhe në zona të tjera. Azerbajxhani tha se një raketë goditi të shtunën objekte të banuara në qytetin e Ganjas, duke vrarë nëntë persona. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi hyri në fuqi armëpushimi. Armenia mohoi të kishte përgjegjësi mbi ngjarjen.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e quajti sulmin ndaj qytetit “një krim lufte” dhe një shkelje të rëndë të armëpushimit dhe u zotua për “një hakmarrje në të njëjtën shkallë” siç tha ai.

Zyrtarët ushtarakë të Nagorno-Karabakut akuzuan forcat azerbajxhanase për sulm ndaj Stepanakert ut dhe qytete të tjera të hënën, në shkelje të armëpushimit.

“Këto vdekje radikalizojnë shoqëritë dhe e bëjnë situatën politike edhe më sfiduese”, thotë Laurence Broers i organizatës britanike “Chatham House”. “Mes bombardimesh të vazhdueshme, civilët e popullsisë armene të Nagorno-Karabakut dhe në vendbanimet e Azerbajxhanit rreth të ashtuquajturës ‘Linja e Kontaktit’ po përjetojnë një katastrofë humanitare”, tha ai. “krahas ndarjes, ka zënë vend hidhërimi dhe cinizmi toksik”, shtoi ai.

Enklava malore, e cila shtrihet brenda kufijve të Azerbajxhanit, por gëzon de facto pavarësi dhe që ka një shumicë armene, nuk ka parë përplasje kaq të ashpra që nga fillimi i viteve 1990, kur rreth 30 mijë njerëz humbën jetën përpara një armëpushimi të ndërmjetësuar kryesisht nga Moska dhe mbështetur nga SHBA dhe Franca, i cili i la mosmarrëveshjet e ngrira.

Konflikti disa dekada i gjatë është ndezur në mënyrë periodike me përleshje episodike që janë pasuar nga armëpushime të trazuara mes palëve. Këtë herë, megjithatë, presidenti i Azerbajxhanit duket i vendosur të sigurojë një përparim ose me forcën e armëve ose në tryezën e bisedimeve. Zhgënjimi i Azerbajxhanit është thelluar me mungesën e progresit diplomatik dhe me atë që ata e shohin si neglizhencë të ankesave të tyre, thonë analistët. Përplasjet e reja kishin dhënë sinjale prej muajsh, thonë vëzhguesit, por të shpërqendruar nga pandemia e koronavirusit dhe emergjencave të tjera, fuqitë botërore i anashkaluan shenjat që paralajmëronin konfliktin.

Bisedimet afatgjata të mbikëqyrura nga Franca, SHBA ja dhe Rusia si bashkëkryetarë të të ashtuquajturit Grupi i Minskut i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), janë dobësuar për vite me radhë, duke krijuar zhgënjim në Baku.

Durimi po soset

Azerbajxhanasit thonë se kanë qenë të durueshëm dhe se mungesa e përparimit ka ndikuar tek ata shumë më tepër sesa tek Armenia. Armëpushimi i vitit 1994 ka mbajtur në fakt në fuqi kontrollin e Armenisë jo vetëm mbi Nagorno Karabakun, por edhe mbi shtatë zona të tjera azerbajxhanase në kufi me enklavën e kapur nga forcat armene në vitet 1990. Në total, rreth 20% e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit është nën kontrollin e Armenisë.

Ata ankohen se rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB së që u kërkojnë trupave armene të largohen nga të gjitha territoret e pushtuara, janë injoruar nga zyrtarët në kryeqytetin armen, Jerevan.

“Azerbajxhani ka qenë i duruar për dekada,” thotë Robert Cutler i Institutit Kanadez të Çështjeve Globale, një institut kërkimor me qendër në Calgari dhe Otava. “Azerbajxhani ka paralajmëruar ndër vite se përdorimi i forcës do të ishte një mundësi e fundit nëse procesi i paqes do të shterrohej,” vuri në dukje zoti Cutler në një intervistë për kanalin e Kanadasë Hill Times.

Ajo që e mbushi kupën për Bakunë, thotë ai, duket se ka qenë refuzimi publik, që nuk u vu re shumë jashtë rajonit, nga ana e kryeministrit armen Nikoll Pashinyan i parimeve themelore të procesit të paqes në Minsk për të cilin të dy palët kishin rënë dakord.

Në një fjalim më 5 gusht të vitit të kaluar, zoti Pashinyan njoftoi “Nagorno Karabaku është Armeni dhe pikë”. Zoti Cutler e përkufizon një pohim të tillë si një “aneksim verbal”, të nxitur nga nevoja e Pashinjanit për të qetësuar nacionalistët në vendin e tij.

“Asnjë politikan armen nuk e kishte thënë një gjë të tillë që nga lufta në fillim të viteve 1990, së pari sepse ishte një bombë politike – meqenëse territori u njoh ndërkombëtarisht të ishte pjesë e Azerbajxhanit – dhe së dyti sepse Armenia ishte përpjekur të paktën në pamje të jashtme, të ruante idenë e pavarësisë së Republikës së Nagorno-Karabakut nga Armenia”, thotë Cutler.

Në korrik, zoti Pashinyan gjithashtu refuzoi çdo rol në bisedimet përfundimtare të paqes për rreth 800,000 azerë etnikë të cilët u arratisën nga enklava në vitet 1990 ndërsa ajo po merrej nën kontroll nga armenët etnikë dhe 200,000 njerëz të tjerë nga Armenia. Ai tha se negociatat duhet të përfshijnë vetëm përfaqësues etnikë armenë nga Nagorno-Karabakun përkrah qeverive të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Mbështetja turke

Azerbajxhani duket se tani ka avantazh ushtarak, kryesisht falë mbështetjes nga Turqia. Azerbajxhani ka modernizuar ushtrinë që nga viti 2016, duke blerë nga jashtë armë në vlerën e 10 miliardë dollarëve gjatë viteve të fundit.

Zaur Shiriyev, një analist i Kaukazit Jugor për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me bazë në Bruksel, thotë pasi ka vizituar vijat e frontit të Azerbajxhanit se morali i ushtrisë është i lartë.

“Përparime më të mëdha se ato të arritura në shpërthimin e fundit të konsiderueshëm të luftimeve në Prill 2016 jaë bërë të mundshme nga tërheqja ajrore e forcave tokësore armene duke përdorur dronë turq dhe izraelitë,” thotë Laurence Broers i Chatham House.

“Ndërsa situata mbetet e ndryshueshme, forcat Azerbajxhanase duket se kanë patur sukses në thyerjen e vijës së fortifikuar të Kontaktit, veçanërisht përgjatë krahut jugor,” shton ai.

Përparimet ka të ngjarë ta bëjnë më të vështirë për presidentin e Azerbajxhanit që të vendosë për një rikthim në status quo-në e kohës përpara ofensivës. Ai tani ka rritur pritshmëritë e miliona azerëve që u larguan nga enklava dhe zonat përreth. Zoti Aliyev javën e kaluar tha se vendi i tij do të rimarrë territorin e tij të humbur “ose përmes paqes ose me luftë”.

Zaur Shiriyev thotë se gjatë vizitës së tij ai pa mes ushtarëve azerbajxhanas një “ndjenjë vendosmërie për të luftuar më tej”, dhe mes civilëve një “mungesë shumë të dukshme të mbështetjes” rreth idesë së kthimit tek bisedimet e paqes./voa

Tags: armeniaazerbajxhanTurqia

Related- Posts

NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026
NGJARJE

Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

24 Shtator, 2026
Bota

Trump pret Xi-n në Uashington, tregtia, teknologjia dhe Irani në qendër të tensioneve

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Kaliningradi rikthen përplasjen Rusi-NATO, Moska ngre kërcënimin bërthamor

30 Shtator, 2026

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.