• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ministri i Jashtëm Federal hap konferencën “Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”

28 Tetor, 2020
in JO VETEM LAJM, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas hapi konferencën “Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”

Konferenca,  zhvillohet virtualisht prej datës 28 deri më 30 tetor dhe organizohet në kuadër të Presidencës Gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian. Nga Qeveria Shqiptare merr pjesë në këtë konferencë Zëvendësministri i Jashtëm, z. Gent Cakaj.

***

Fjala e hapjes e Ministrit Federal të Punëve të Jashtme

Heiko Maas, Anëtar i Bundestag-ut në konferencën

“Të rinjtë, migracioni dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”

Berlin, më 28 tetor 2020

Të dashur kolegë,

Shkëlqesi,

Zonja dhe zotërinj,

kur përpara nëntë muajsh shpërtheu pandemia e COVID-19, e dinim se do të na duhej të ri-strukturonim tërësisht Presidencën tonë të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lufta kundër virusit na detyronte të vendosnim prioritete të qarta.

Vendosëm të fokusoheshim te fqinjët tanë – drejt Lindjes, drejt Jugut dhe në mënyrë të veçantë drejt Juglindjes. Pasi kriza e bëri të qartë, që ne jemi një familje evropiane.

Për këtë arsye këtë konferencë e konsiderojmë si mjaft të rëndësishme. Por ajo që e shndërron atë në një ngjarje me rëndësi thelbësore për Presidencën tonë të Këshillit është pjesëmarrja juaj.

Ndaj, falemnderit të gjithëve që u bashkuat me ne – në mënyrë të veçantë kolegëve të mi nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Komisionit Evropian!

Shumë mirënjohës u jemi gjithashtu edhe bashkë-mikpritësve, Shoqatës për Evropën Juglindore (South East Europe Association) dhe Institutit Aspen në Gjermani.

Ju uroj shumë ngrohtësisht mirëseardhjen të gjithëve!

Zonja dhe zotërinj,

disa prej jush mund ta kenë marrë vesh që së fundmi më është dashur të kaloj dhjetë ditë në karantinën Covid. Ishte një eksperiencë interesante. Në vend të rutinës së zakonshme të udhëtimeve, takimeve dhe konferencave, befas gjithë kohën e kisha për vete.

Kështu, nisa të lexoj disa prej librave që më ishin mbledhur stivë mbi komodinë. Mes tyre ishte edhe “Herkunft” apo “Origjina” e autorit gjermano-boshnjak Saša Stanišić, i cili fitoi Çmimin për Librin Gjerman vitin e shkuar.

“Origjina jonë”, shkruhet në libër, “janë rastësitë e ëmbla a të hidhura, që na mbartin andej e këtej.”

Si dikush, që është rritur në rajonin e Saarland, që vazhdimisht ka qenë objekt zhvendosjeje mes Francës dhe Gjermanisë, kjo është një zile e fortë për të të kujtuar, se sa të rastësishme mund të jenë kategori të tilla si “atdheu” apo “kombësia”.

Veçanërisht nëse këto i lidhim me vendin e lindjes.

Kjo tregon gjithashtu, se si migracioni mund të ndryshojë perspektivat tona;

Se si mund të lidhë vendet dhe njerëzit;

Se si mund të zgjerojë horizonte dhe krijojë mundësi të reja – pavarësisht të gjitha sfidave.

Ndaj që në fillim, do të doja të theksoja një gjë:

Qëllimi i kësaj konference nuk është ndalimi i migracionit:

30 vjet pas rënies së perdes së hekurt ne e dimë: të gjithë ata, që janë përpjekur ta ndalojnë atë, kanë dështuar.

Mobiliteti është pjesë e ADN-së së Bashkimit Evropian dhe i përgatit të rinjtë për një jetë në një botë të globalizuar, të ndërlidhur.

Në të njëjtën kohë, zonja dhe zotërinj, nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj problemeve, që shkakton “rrjedhja e vazhdueshme e trurit” në Ballkanin Perëndimor.

Shifrat janë marramendëse:

  • The Economist parashikon që popullsia e Bosnjë dhe Hercegovinës në vitin 2050 do të jetë rrudhur me më shumë se një të tretën e saj krahasuar me 1990. Shifrat për Shqipërinë dhe Serbinë janë të ngjashme.
  • Dhe 71 % e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke marrë në konsideratë lëvizjen jashtë vendit, siç tregon një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Pagat më të mira jashtë vendit janë sigurisht një faktor i fortë tërheqjeje.

Por emigracioni nga Ballkani Perëndimor nuk ka të bëjë vetëm me mundësitë ekonomike, siç konstaton një studim i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert.

Shumë të rinj venë në dukje gjithashtu mangësitë në arsim, shëndetësi apo sistemet sociale, mungesën e punësimit të bazuar në merita apo korrupsionin.

Minoritetet përballen me vështirësi shtesë. Kështu për shembull, shumë të rinj romë vuajnë nga diskriminimi.

Kur në një nga udhëtimet e mia në Shkup fola me një grua të re, ajo më tha: “Njerëzit në këtë rajon po luftojnë për shkak të të kaluarës, në vend që të shikojnë të ardhmen. Dhe ata që besojnë në të ardhmen po largohen.”

Zonja dhe zotërinj,

Pikërisht këtë duhet të ndryshojmë.

Për këtë qëllim dëshiroj t’Ju propozoj sot tre hapa:

Së pari duhet të investojmë për të ardhmen.

Për shkak të pandemisë, gjithnjë e më shumë kompani po planifikojnë një zhvendosje të tipit “nearshore” të bizneseve të tyre prodhuese. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në pozicionin ideal për këtë qëllim.

Tri javë më parë, Komisioni Evropian prezantoi Planin e ri për Ekonominë dhe Investimet në Ballkanin Perëndimor. Ky plan e vendos fokusin në ekonominë e gjelbër dhe digjitale dhe mbështet ndërlidhjen. Nëntë miliardë eurot që ofrohen në këtë kontekst mund t’i japin një hov transformimit ekonomik në rajon.

Por baza për investime të suksesshme janë reformat; Reformat, që mund të ndërmerren vetëm nga qeveritë tuaja, duke ulur korrupsionin dhe burokracinë. Raportet e fundit të Komisionit Evropian për secilin nga vendet tregojnë shumë qartë, se ku është e e nvojshme të veprohet më shumë.

Sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë vazhdojnë të jenë përparësitë kryesore. Jo sepse është Bashkimi Evropian që i kërkon, por sepse ato janë në interes të njerëzve dhe sipërmarrjeve tuaja.

Dhe në të gjithë këtë, ne jemi në krahun tuaj.

Në Samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit, të organizuar nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, shpresojmë që Ballkani Perëndimor të fillojë fazën tjetër të Zonës Ekonomike Rajonale. Kjo do të përshpejtojë rritjen ekonomike duke sjellë në rajon katër liritë e Bashkimit Evropian.

Gjithsesi, shtylla kurrizore e bashkëpunimit rajonal janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Kjo më çon në pikën time të dytë. Le t’i lemë më në fund të qeta fantazmat e të shkuarës! Sepse ato po bllokojnë rrugën e vendeve tuaja drejt të ardhmes.

Kjo vlen në mënyrë të veçantë për Kosovën dhe Serbinë.

Zgjidhja është e vonuar.

Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajcak rinisi në korrik dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Dhe unë ndaj plotësisht këndvështrimin e tij, se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese.

Një hap i tillë kërkon udhëheqje të fortë politike. Dhe unë kam besim se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë do ta dëshmojnë këtë – duke u angazhuar në mënyrë konstruktive kundrejt njëri-tjetrit, dhe duke shtruar kësisoj rrugën drejt një epoke të re.

Sa më shpejt të filloni, aq më mirë do të jetë për stabilitetin në të gjithë rajonin. Dhe aq më shpejt do të zhbllokoni perspektivat e Kosovës dhe Serbisë për në BE.

E njëjta gjë vlen për Bosnjën dhe Hercegovinën. Ky vit shënon përvjetorin e 25-të të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Por ende, edhe sot, vendi vazhdon të jetë politikisht i ndarë në linja etnike.

Në një vend që dëshiron të bashkohet me BE-në, thjesht nuk ka vend për agjitacion të natyrës nacionaliste, për mohimin e krimeve të luftës ose glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Miratimi i para pak kohëve i Strategjisë Kombëtare të Rishikuar të Krimeve të Luftës ishte një hap shumë i rëndësishëm në këtë kontekst. Dhe është inkurajues fakti, që njerëzit në Mostar do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas 12 vjetësh.

Zonja dhe zotërinj,

kjo është rruga që na çon përpara. Mënyra se si duam të ecim me ju.

Dhe, pika ime e tretë dhe e fundit:

Është në interesin tonë të përbashkët strategjik, që vendet tuaja të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Aty është vendi i tyre.

Aty shumica e të rinjve tuaj duhet të shohin të ardhmen e tyre.

Dhe nëse BE nuk vjen tek ata, do të jenë ata që do të shkojnë në BE.

Numrat flasin vetë.

Në vitin 2001, para se të bashkoheshin me BE-në, 75 përqind e të rinjve rumunë donin të largoheshin prej vendit të tyre. Sot, dy të tretat e tyre dëshirojnë të qëndrojnë. Shpresojmë të shohim të njëjtin zhvillim edhe në Ballkanin Perëndimor.

Në arritje të këtij objektivi, këtë vit ndërmorëm hapa të rëndësishëm për të përshpejtuar integrimin evropian:

  • Në Samitin e Zagrebit në maj, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor u angazhuan përsëri për zgjerim dhe reforma të nevojshme.
  • Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe – nëse kushtet do ta lejojnë – edhe me Shqipërinë.

Zonja dhe zotërinj,

në krye, përmenda gruan e re që takova në Shkup. Atë, që më tha se të gjithë të rinjtë që besojnë në një të ardhme, po largohen drejt BE-së.

Po sikur t’i tregonim asaj se kjo e ardhme është një e ardhme e përbashkët?

  • Se fatet tona janë të ndërlidhura, jo vetëm nga gjeografia, por edhe nga zgjedhja jonë.
  • Se ndajmë vërtet të njëjtat vlerat.
  • Dhe se ne mbështesim shoqëritë e hapura, ku të gjithë njerëzit mund të prosperojnë – pavarësisht nga gjinia ose orientimi i tyre seksual, përkatësia e tyre etnike, kombëtare ose fetare.

Mendoj se kështu do të mund ta bindnim atë për të ndërtuar një të ardhme në vendin e saj.

Në Maqedoninë e Veriut.

Në Ballkanin Perëndimor.

Në zemër të Evropës.

Shumë falemnderit për vëmendjen tuaj!

Dhe ju falënderoj edhe një herë që u bashkuat me ne sot!

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: ballkani perendimorgjermaniamasspresidenca gjermane

Related- Posts

The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.
JO VETEM LAJM

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025
NGJARJE

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
JO VETEM LAJM

Deklarata e përbashkët/ Ambasada e Zvicrës dhe Suedisë: Vetëqeverisja vendore autonome, gur themeli i çdo demokracie

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.