• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Dëshmi bindëse e pasurisë së gjuhës shqipe

4 Dhjetor, 2020
in FOKUS, SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

Prof. Dr. Eshref Ymeri që sapo mbushi 82 Vite është ndër emrat më të njohur  në fushën filologjike dhe të përkthimit. Kjo falë përvojës së gjatë si pedagog universiteti, përkthyes i zhanreve të ndryshme, shef i redaksisë së përkthimit në ish – Shtëpinë Botuese «  Naim Frashëri » hulumtues i devotshëm dhe intelektual social dhe në këto 20 vitet e fundit që banon në  SHBA.  Si dhe shumë studentë të tjerë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në vitet 70, jam dëshmimtar i punës së tij si pedagog plot pathos e pasion  e më vonë në vazhdimësi me botimin e fjalorëve elitarë në italisht dhe rusisht, si « dominionet » e tij të para. Këtë ndjesi e krijon sapo lexon Fjalorin e tij frazeologjik anglisht – shqip  të botuar kohët e fundit. Me 25440 shprehje frazeologjike dygjuhëshe në  1300 faqe, ai përfaqëson, sipas vlerësimit të ekspertëve më të  njohur veprën më të plotë cilësore  të këtij lloji;  vlerë tjetër e shtuar është shoqërimi i shprehjeve frazeologjike me sqarime dhe shpjegime shteruese, të cilat bëjnë që Fjalori të shijohet dhe si letërsi artistike. Ndaj, jo nuk është rastësi, por sukses i madh  që Fjalori  u botua pak kohë më parë dhe nga Shtëpia prestigjioze botuese gjermane “ GlobeEdit” e cila ka të drejtën e shpërndarjes dhe në  shtete të tjera.

Siç thekson në Parathënien e tij, një nga zërat më prestigjiozë të gjuhësisë sonë krahasuese, Prof. Dr. Rahmi Memushaj « botimi nga një autor i  dy fjalorëve  në harkun e 12 vjetëve ( më 2007 Fjalori Frazeologjik italisht – shqip) ka qenë një punë e stërmundimshme, të cilën edhe një ekip leksikografësh do ta kishte të vështirë ta përballonte. Pavarësisht nga modestia e autorit, lejohemi të pohojmë pa mëdyshje se këto ndihmesa e bëjnë atë kontribuesin më të madh në fushën e fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh dhe një ndër frazeografët më të shquar shqiptarë »

Këtë radhë autori vjen te lexuesit me një fjalor voluminoz  shprehjesh frazeologjike, çka përmban shumë më tepër vlera por dhe vështirësi të shumëllojshme. Sepse, veç aspekteve gjuhësore, aty trajtohen me kompetencë dhe  zgjidhen një sërë çështjesh të tjera jo të lehta. Dihet tashmë se shprehjet frazeologjike nuk janë thjesht struktura sermantike, por para së gjithash vlera dhe thesare të gjuhës, të cilat pasqyrojnë natyrshëm dhe artistikisht historinë dhe traditat popullore, veçoritë e kulturës dhe mënyrës së jetesës të popujve ku flitet ajo gjuhë, si të Shqipërisë, Britanisë së Madhe, SHBA-ve, etj. Nëpërmjet njohjes dhe përvetësimit të tyre në komunikimin e përditshëm,  lexuesit jo vetëm kuptojnë më shpejt, më mirë dhe më thellë, por dhe shijojnët larminë e jetës në të gjitha nuancat dhe ngjyrimet e  veta. Si pasuri e gjuhës, frazeologjizmat jo vetëm reflektojnë jetën në shumë rrethana të saj, por dhe nevojën  për ta interpretuar, vlerësuar dhe për të shprehur qëndrime ndaj realiteteve të ndryshme historike, politike, ekonomike, sociale, etj.

Për rrjedhojë, jo vetëm përkthyesi, por dhe gjithë të interesuarit në këtë fushë, nëpërmjet shprehjeve frazeologjike në të dy gjuhët, mund të përcjellin shumë më cilësisht zhvillimin e shoqërisë në të dy vendet, duke filluar nga doket, zakonet dhe traditat e tyre më të lashta e deri te arritjet më të fundit në fushat e shkencës, teknologjisë bashkëkohore, internetit, kibernetikës, etj. Në rastin e tanishëm, këto vlera dhe specifika bëhen më të theksuara dhe përkatësore, mbasi bëhet fjalë për  shprehje frazeologjike nga gjuha angleze në shqip;  dihet tashmë se anglishtja ka gjetur përhapje të madhe në një ekspansion të paparë gjeografik. Për ata që e njohin mirë këtë gjuhë, kjo dukuri nuk shpjegohet vetëm me aspektin politik, dmth me «  pronarët «  e saj të ligjshëm – SHBA-të, Anglia, etj por dhe me avantazhet dhe lehtësitë e saj të shumta e të mëdha. Ëshë e vërtetë se për shkaqe të njohura historike, anglishtja ka huazuar shumë nga frëngjishtja dhe gjermanishtja; mirëpo, me cilësitë dhe kapacitetet e saj të jashtëzakonshme gjuhësore, ajo i ka shumëfishuar ato fjalë e sidomos fraza dhe semantikën e tyre, veç krijimit të fjalëve dhe shprehjeve frazeologjike tipike angleze që kanë vërshuar kudo në jetën e përditshme në të gjitha fushat, sidomos në teknologji dhe në art.

Kjo larmi dhe pasuri frazeologjike buron dhe nga fakti se ajo është gjuha e titanëve të mëdhenj të letërsisë dhe arteve, në radhë të parë e Shekspirit të madh, dhe gjigandëve të tjerë – Lord Bajron, Milton,  Burns, Shelley, Dickens, Mark Tëain, Galsëorthy dhe plot të tjerë. Është gjuha e Çurçillit legjendar që siç thonë «  e mori gjuhën angleze, e çoi në beteja dhe e nxorri fitimtare » Veç të drejtës anglo-saksone, Anglia është dhe djepi i futbollit, i muzikës, i Bitëllsave, i trimave dhe betejave legjendare, etj.

Gjithashtu,  përvetësimi dhe përdorimi i  shprehjeve frazeologjike ndihet shumë si nevojë  dhe në fushën e diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, në proceset e ndërlikuara të negociatave, të marrëveshjeve të ndryshme, të ndërmjetësimit në kriza e konflikte, etj. E kam parë shpesh dhe gjatë përvojës time të gjatë si diplomat jashtë vendit se shprehjet frazeologjike, sidomos proverbat, thëniet e urta janë mënyra më elegante për tejkalimin e situatave të pakëndshme gjatë negociatave diplomatike, tregtare, etj, si mënyra më e mirë “për të qetësuar gjakrat” dhe për të krijuar një klimë dhe mjedis më të pranueshëm ndërmjet palëve.  Coelho thotë se “ eleganca nuk shfaqet në mënyrën si e përdor shpatën, por sa dhe si e shmang dyluftimin” Ja pse,  kjo përbën një barrë të rëndë për përkthyesit dhe negociatorët apo bashkëbiseduesit; sepse të komunikosh mirë në një gjuhë do të thotë të dish të përdorësh me elokuencë dhe shprehjet frazeologjike, proverbat, etj. Këtë temë Profesor Ymeri e ka shtjelluar gjerësisht nga këndvështrimi teorik dhe praktik në dy librat e tij të mëparshëm mbi përkthimin, si art, pasion dhe mjeshtëri.   Nga ana tjetër,  përkthimi me gojë dhe me shkrim,  kuptimi dhe përdorimi i saktë i shprehjeve frazeologjike përbën sfidë më vehte. Sidomos  për përkthimin ose përdorimin e frazave të shumta në numër e që nuk janë të barazvleshme me gjuhën e vendit. Sa për ilustrim, kemi parasysh shprehje dhe thënie të urta si “ u dogj nga qulli dhe i fryn kosit” fshati digjet…krihet, “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” “ t’i biesh me top” “ sipas vendit dhe kuvendit” dhe shumë e shumë të tjera.

Dihet tashmë se zhvillimi i vrullshëm i teknologjive të informacionit dhe internetit ka krijuar shumë lehtësi dhe avantazhe dhe  në fushën e gjuhësisë e përkthimit; veçanërisht lidhur me kuptimin e fjalëve dhe frazave të ndryshme në gjuhë të huaja, përdorimin e tyre të saktë, sidomos në  dokumentet zyrtare ku hasen shumë probleme. Gjithsesi, kur njihesh me botime prestigjioze në këtë fushë, sheh se nevojat e mëdha shumëplanëshe dhe sfidat e shumta me të cilat ndeshemi kudo, jo vetëm  nuk i kanë « nxjerrë jashtë loje », por i bëjnë dhe më të nevojshme  botimet cilësore si ky Fjalor.

Në përfundim, siç pohon Prof. Dr. Hajri Shehu, autoritet nga  më të njohurit e gjuhësisë sonë prej dekadash, ky fjalor «  është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof.dr. Eshref Ymerit. Me këtë Fjalor frazeologjia dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë dhe leksikografinë angleze » I urojmë nga zemra Profesorit të nderuar Eshref Ymeri vepra të tjera dhe mbi të gjitha jetë të gjatë e shëndet!

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: eshref ymeriJorgji Kote

Related- Posts

FOKUS

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Edicion Special (Azerbajxhan)

Politika e Azerbaixhanit  në Lindjen e Mesme, lidhjet, mbivendosja dhe divergjencat me Ankaranë

22 Korrik, 2026
FOKUS

NATO: Aleatët nuk kanë përgjigje për katër pyetje

21 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kujt po i intereson lufta në Ballkan?

22 Korrik, 2026
Andy Burnham gestures after being confirmed as the Labour Party's new leader and the country's next prime minister, during 'Labour’s Special Conference' in central London on July 17, 2026. (Photo by Henry Nicholls / POOL / AFP)

Kryeministri britanik Andy Burnham

22 Korrik, 2026

Bratislava negocion kontratë afatgjatë me SOCAR-in, ndërsa Azerbajxhani rrit eksportet e gazit drejt Europës

22 Korrik, 2026

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

22 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.