• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

    Pas zbulimit të varrit masiv në Kalludër, MEPJ: Shqipëria qëndron përkrah Kosovës

    Kryeminstri Rama: Dronë superinteligjentë “Made in Albania” për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s

    Debati për konsullatat, Hoxha: Ende nuk ka dakordësi mes Shqipërisë dhe Serbisë

    Bushati: Hapja e Konsullatës së Serbisë në Shkodër do të ishte një gabim strategjik

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

    Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

    Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

    Abdixhiku, Presidenca dhe Kosova në pritje të një marrëveshjeje që nuk po vjen

    Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

    Sveçla: Një tjetër varr masiv u gjet në Jabukë të Zubin Potokut

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta përkujton 5-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Mesazhi dhe vepra e saj duhet vënë në veprim në çdo kohë, nga çdo njeri dhe nga çdo Qeverisje

7 Shtator, 2021
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta në Institucionin e Kreut të Shtetit u organizua sot një veprimtari përkujtimore dhe kulturore, me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të bamirëses shqiptare të vlerësuar nga mbarë bota për jetën dhe veprën e saj frymëzuese e të pashembullt, Shën Nënë Tereza.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar të udhëheqësve të komuniteteve fetare në vendin tonë, ambasadorëve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik, motrave të Urdhrit të Nënë Terezës,  studiuesve, historianëve, diplomatëve dhe artistëve të pranishëm, Presidenti i Republikës u shpreh:

“Pesëvjetori i kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë e shënuar për mbarë njerëzimin dhe për kombin tonë.

Është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së paharruar dhe të ndritur, njerëzore dhe hyjnore, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë, që u shpalos në shërbimin e vazhdueshëm të Shën Nënë Terezës ndaj njerëzve më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim feje, race, kombësie apo përkatësie shoqërore.

Shën Nënë Tereza është dhe do mbetet gjithmonë një shembull i jashtëzakonshëm i misionit të bamirësisë, simbol i nënës dhe i motrës shqiptare, dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj të vuajturve dhe atyre që kanë nevojë më shumë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.

Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, me dashurinë e madhe që dha pa kursyer, ajo është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Ashtu siç na porositi e Shenjtorja Nënë Terezë: ‘Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vihet në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë!’

Ndaj mesazhi i saj duhet vënë në veprim në çdo kohë, nga çdo njeri, dhe nga çdo qeverisje, për të hartuar e vënë në zbatim politika më sociale, që sjellin ndihmë reale ndaj shtresave më në nevojë, për të sëmurët, të pastrehët, jetimët, të moshuarit dhe të pambrojturit.

May be an image of 3 people, people standing and indoor

“Nënë Tereza e kaloi jetën e saj duke u përkulur para atyre që ishin të vuajtur, të braktisur e të lënë të vdisnin në anë të rrugës, duke parë tek ata njerëz dinjitetin e tyre të dhënë nga Zoti,’ – tha Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në ceremoninë e shenjtërimit të Saj, ‘Ajo e ngriti zërin edhe para fuqive të botës, në mënyrë që ata të njohin fajet e tyre, për krimet e varfërisë, që ata vetë krijuan përmes egoizmit.’

Lufta ndaj varfërisë dhe vuajtjes së njerëzve të thjeshtë, dhe beteja për sigurimin e një kujdesi sa më të mirë jetik dhe shëndetësor,  duhet të jetë një mision dhe prioritet i çdo qeverisje apo politike. Shën Nënë Tereza na tregoi se çdo gjë është e mundur kur përulesh me dashuri dhe respekt para dinjitetit njerëzor.

Ajo ishte një grua me shtat e fytyrë të imtë, por me një forcë, besim dhe dashuri të madhe, duke prekur zemrën e mbarë botës.

Kongregata e saj ka sot mbi 4 mijë motra Misionare të Dashurisë, të pranishme në 730 misione, të përhapura në 123 vende të ndryshme të botës.

Edhe në Shqipëri ka shumë qendra bamirësie, misione dhe organizata që shërbejnë nën shembullin e Shën Nënë Terezës, të cilat dëshiroj t’i falënderoj për punën dhe shërbimin e tyre të vyer!

Sikurse shpreh mirënjohje të thellë për të gjitha bashkësitë fetare në vendin tonë, të cilat kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në shërbim të shtresave në nevojë.

Falënderoj edhe krerët e besimeve në vendin tonë, të cilët kanë apeluar pa reshtur ndaj qeverisjes, shoqërisë dhe individëve për një përkujdesje më të madhe ndaj të varfërve dhe të pambrojturve!

Shën Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqen, kreu mrekulli duke shëruar të sëmurë, u kremtua në shenjtëri, por mrekullia më e madhe është shembulli i përjetshëm, që ajo iu dha të gjitha brezave dhe mbarë njerëzimit, për t’u kujdesur për më të varfrit, më të vuajturit dhe shtresat më vulnerabël të shoqërisë.

May be an image of 1 person

 ‘Shën Tereza është Nëna e Madhe e Botës, por ne krenohemi edhe më shumë me të, sepse ajo është Nëna e Shqiptarëve.

 Ajo ishte e do njihet gjithmonë si Nëna dhe Shenjtorja Shqiptare.”

 Me rastin e kësaj ditë të shënuar, kam nderin t’i akordoj dekoratën ‘Nënë Tereza’ një intelektuali dhe personaliteti të shquar të letrave shqipe, Profesorit të nderuar Anton Nikë Berisha.

Prof. Berisha është një prej shkrimtarëve dhe studiuesve më produktiv dhe më cilësor në të gjithë hapësirën shqiptare, në të gjitha vendet ku jetojnë, veprojnë dhe krijojnë shqiptarët, që nga Kosova, Shqipëria, Arbëreshët në Itali, dhe më gjerë.

Përveç kontributit të jashtëzakonshëm në studimet dhe letrat shqipe të mishëruara në dhjetëra vepra, Prof. Dr. Anton Nikë Berisha ka treguar një angazhim të pashoq edhe me shkrimet dhe botimet e tij mbi jetën dhe shërbesën e Shenjtores sonë, Nënë Tereza.

Janë mbi 15 tituj librash studimorë dhe në zhanrin e romanit, poezisë, dramës, dhe të natyrës përshkruese dhe interpretuese, ku pena e tij shpalos shpirtin e madh dhe figurën frymëzuese të shenjtores shqiptare.

Si rrallëkush tjetër, Profesor Berisha, në kompletin e veprave të tij, ngre për Shën Nënë Terezën jo vetëm monumentin njerëzor, por edhe atë letrar dhe artistik.

Me penën e tij ai ka shpalosur respektin njerëzor e shpirtëror ndaj Saj por edhe ndaj kombit të origjinës të cilit i takon.

Në veprën e tij ‘Doracak për Nënën Terezë’ ai na kujton se ‘shenjtorët kanë si detyrë kryesore t’u ofrojnë njerëzve dritën hyjnore dhe t’u hapin shtigjet e mirësisë e të përvuajtjes në jetën reale, e jo të jetojnë për kënaqësinë e tyre vetjake,’ duke dhënë kështu mesazhin, që e gjithë shoqëria jonë të mos jetë egoiste, por të angazhohet të hapë shtigjet e mirësisë ndaj njerëzve të vuajtur dhe në nevojë.

Ndaj vlerësimi i sotëm për Prof. Dr. Anton Nikë Berisha vjen në mirënjohje të punës së tij mbi 50-vjeçare, në fushën e studimeve dhe botimeve të figurave dhe personaliteteve të shquara të shkencës dhe kulturës shqiptare, veçanërisht në studimin dhe publikimin e botës dhe kulturës arbëreshe.

Dhe, për përkushtimin e tij krijues e studimor për figurën e madhe të kombit shqiptar dhe të njerëzimit, Shenjtoren Nënë Tereza.

Personalitete të tilla të letrave janë frymëzim edhe për studiuesit e rinj, të cilët i nxis të hulumtojnë sa më shumë mbi figurat e çmuara të kombit tonë. Sa më shumë të mësojmë prej tyre aq më e mirë do bëhet shoqëria jonë.

“Fryti i dashurisë është shërbimi, që është dhembshuria në veprim,’ tha Shën Nënë Tereza, ndaj të gjithë duhet të shërbejnë në fushën e tyre dhe në profesionin e tyre, e mbi të gjitha të tregojmë respektin individual, për integritetin njerëzor, e kështu do ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe do kemi breza dhe një shoqëri më të dashur, më tolerante dhe më humane.” – theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit shqiptar çmoi veprën e shkrimtarit, profesorit dhe studiuesit nga Kosova, Anton Nikë Berisha me Dekoratën “Nënë Tereza”: “Në shenjë vlerësimi të punës 50-vjeçare në fushën e studimeve dhe botimeve të figurave e të personaliteteve të shquara të shkencës dhe kulturës shqiptare, veçanërisht të atyre të botës e të kulturës arbëreshe. Me mirënjohje për përkushtimin e tij profesional dhe atdhetar si krijues dhe studiues për figurën e madhe të kombit shqiptar e të mbarë njerëzimit: Shën Nënë Terezës. Gjithashtu për njohjen e thellë dhe pasqyrimin realist të jetës dhe veprës së Shenjtores së shtrenjtë shqiptare, duke iu mundësuar studiuesve të tashëm si dhe atyre të ardhshëm, studimin sa më të imtësishëm e të saktë historikisht të figurës së Shën Nënë Terezës, si një prej personaliteteve më të shquara botërore të shekullit të njëzetë.”

Gjatë veprimtarisë, të pranishmit ndoqën një dokumentar mbi Shën Nënë Terezën, fjalimet e ambasadorëve Avni Spahiu dhe Dashnor Dervishi, recitime me thëniet e bamirëses shqiptare nga aktoret e mirënjohura Roza Anagnosti dhe Rozi Kostani si dhe vizituan stendat me libra të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës.

/argumentum.al

Tags: Ilir MetaNene Terezapresidenca ksiha katolike

Related- Posts

POLITIKË

Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

6 Gusht, 2026
POLITIKË

Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

4 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

4 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

6 Gusht, 2026

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: “Pa konsensus, rrezikojmë zgjedhje të reja”

6 Gusht, 2026

Kosovë: Nis cikli i ri parlamentar, Legjislatura e 11-të hap sfidën e formimit të institucioneve

6 Gusht, 2026

Komandanti i KFOR-it takohet me Albin Kurtin, riafirmon angazhimin për sigurinë në Kosovë

5 Gusht, 2026

Irani dhe Omani bien dakord për itinerarin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, thotë Teherani

5 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.