• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Betimi i qeverisë “Rama 3”/ Presidenti Meta: Jam i gatshëm të përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese në çdo moment

17 Shtator, 2021
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Disa orë pas votimit të në Kuvendin e Shqiperisë  të kabinetit qeveritar dhe programit qeverisës “Rama3 ”, Presidenti Meta ka deklaruar nga Korça se në çdo moment është i gatshëm  të përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese për sa i takon këtij procesi , duke nënkuptuar  betimin e Kryeministrit Rama dhe qeverisë në presidencë.

“Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese për sa i takon këtij procesi pasi parlamenti i ri tashmë ka nisur punë dhe urojmë që të jetë një parlament sa më funksional, sa më demokratik dhe natyrisht edhe qeveria e re duhet të fillojë sa më parë! Njëkohësisht edhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë”, tha Presidenti Meta.

Duket se pas kthimit të opozitës në kuvend, Z.Meta e ka zhveshur “petkun “e opozitarit duke thënë se para 25 prillit ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës .

“Unë besoj që i gjithë protagonizimi im jo i zakonshëm nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, Kushtetutës. Në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjithë institucioneve dhe në kushtet e përpjekjeje të për kapur institucione të tjera nga ana e qeverisë”, tha presidenti, teksa komentoi deklaratat e dy viteve të fundit për situatën politike në vend.

Ndërsa me betimin e qeverisë “Rama 3” në Presidencë, duket se edhe marrëdhënia Presidencë-Kryeministri do të kthehet në normalitet pasi Z. Meta  pohoi se tashmë “Situata e demokracisë në vend është në gjendje problematike, nuk është ashtu siç do të donin shumë, përfshirë dhe mua pas 25 prillit, por shumë më mirë se para situatës katastrofike të 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues, në kushtet e e zero opozitës në institucione”, theksoi Z. Meta.

Prononcimi i plotë  për gazetarët i Presidentit Meta në Korçë:

17 shtator 2021

Pyetje: Zoti President, a keni një koment për përjashtimin e zotit Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së, meqenëse Doktori është edhe dobësia juaj, siç e thoni vazhdimisht?

Presidenti Meta: Meqenëse përmendët Doktorin, unë do t’ju lutesha që të mos rrinit kaq pranë me njëri-tjetrin! Dhe do të lutesha që të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë situatë të pandemisë pasi ka një tendencë të përkeqësimit, dhe të rikthimit të një vale tjetër!

Mendoj se kjo është një çështje madhore.

Përsa i takon situatës së demokracisë në vendin tonë, edhe ajo kuptohet se është në një gjendje problematike. Nuk është ndoshta ashtu siç do të donin shumë, përfshirë edhe mua, pas 25 prillit, por pa asnjë diskutim është shumë më mirë se sa situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional, në kushtet e zero opozitës në të gjitha institucionet kryesore, qendrore dhe vendore të vendit, kështu që aktualisht pas 25 prillit sidoqoftë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një demokraci funksionale, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi ynë kryesor dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që demokracia të funksionojë, që zëri i tyre të dëgjohet, që premtimet e atyre që votohen, të mbahen.

Pyetje: Zoti Meta ju keni thënë se në qoftë se zoti Rama fiton 71 mandate, ju do të jepnit dorëheqjen. A i qëndroni më kësaj, tashmë që ju keni njohur qeverinë “Rama”?

Presidenti Meta: Nuk jemi këtu për të intepretuar dhe për të nxjerrë jashtë konteksti se çfarë kam thënë unë.

Unë jam këtu për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe këtë gjë e kam bërë edhe përpara 25 prillit.

Shpesh kam shumë kërkesa nga gazetarët për të dalë nëpër studio apo për të dhënë intervista, por e kam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit për arsye se unë besoj se i gjithë protagonizmi im jo i zakonshëm në dy vitet e fundit nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta, por ka qenë i imponuar në mbrojtje të demokracisë, në mbrojtje të Kushtetutës në kushtet e braktisjes nga opozita të të gjitha institucioneve, që nga parlamenti, pushteti vendor e çdo gjë tjetër, por edhe në kushtet e përpjekjeve të pandalshme të mazhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrë të veçantë Gjykatën Kushtetuese në mënyrën më antikushtetuese të denoncuar qartë edhe nga Komisioni i Venecias, për të kapur edhe Institucionin e Presidentit që përpara zgjedhjeve, dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë, për ndryshimin dhe për qytetarët.

Kështu që unë jam i detyruar të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht askush nuk duhet të presë që Presidenti të marrë përsipër detyra që u takojnë aktorëve të tjerë politikë.

Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament! Që parlamenti të jetë më funksional! Që sistemi i llogaridhënies të nisë të funksionojë në mbrojtje të interesit publik dhe po kështu, edhe të gjitha institucionet e tjera të rimarrin veten, të fitojnë integritetin e tyre dhe të respektojnë gjithmonë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë!

Pyetje: Zoti President për të mbetur te demokracia, të cilën ju thatë se e keni mbrojtur siç thatë, te Kushtetuta aktualisht, dhe te sovraniteti. A është cenim sovraniteti ndërhyrja e ambasadorëve, të cilën ju edhe më herët e keni konsideruar si një tejkalim të misionit të tyre diplomatik për përjashtimin e zotit Berisha. Kam parasysh edhe deklaratat e vazhdueshme. Edhe deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane. A është ky cenim i sovranitetit në kuptimin dhe në kontekstin e sovranitetit, që sovraniteti nuk është vetëm tërësi territoriale, është edhe pavarësi në vendimarrjeje?

Presidenti Meta: Së pari sovraniteti është respektim i vullnetit të qytetarëve. Dhe nuk kam mbrojtës më të mirë të sovranitetit, edhe kombëtar, se sa vetë sovrani, vetë qytetari, sigurisht kur ai është i ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës së tij, kur e mbron, kur nuk e shtet, kur nuk e tregton në këmbim të gjërave të momentit, të cilat i humbet shumë shpejt.

Përsa i takon sovranitetit, pa asnjë diskutim që fjala kyç për dekadat që vijnë për Shqipërinë, është sovranitet. Që nuk do të thotë mospërmbushje e detyrimeve për Shqipërinë ndaj NATO-s ku jemi anëtarë prej kohësh apo ndaj Bashkimit Europian, ku dëshirojmë të anëtarësohemi, por një proces tepër i ngadalësuar për fat të keq. Pasi të gjitha detyrimet tona në raport me këto institucione dhe organizata ne i kemi të fiksuara qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kështu që unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme që t’u kthejmë sovranitetin qytetarëve. Ata të mos injorohen më! Ata të mos përjashtohen më! Ata të mos vendosen përpara faktit të kryer! Ata të mos jenë më viktimë e arbitraritetit dhe e kulisave të elitave, të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve!

Është bërë një hap me 25 prillin, por hapa më të mëdhenj e më të shpejtë priten dhe pa asnjë diskutim që do të ndodhin në të ardhmen.

Pyetje: Për betimin e qeverisë dhe a do ta takoni atë..?

Presidenti Meta: Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për të përmbushur të gjitha detyrimet kushtetuese për sa i takon këtij procesi pasi parlamenti i ri tashmë ka nisur punë dhe urojmë që të jetë një parlament sa më funksional, sa më demokratik dhe natyrisht edhe qeveria e re duhet të fillojë sa më parë! Njëkohësisht edhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë.

Pyetje: Si e komentoni betejën e zotit Berisha për kthimin e tij në PD?

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla, për arsye se nuk është kjo detyra ime.

Sigurisht që zoti Berisha, nuk mund të rri pa e thënë: Është si vera që sa më shumë kohë kalon, aq më tërheqës bëhet, por edhe aq më demokrat bëhet!

/ Argumentum.al

Tags: Metaqeveria rama 3Rama

Related- Posts

NGJARJE

“Europe, Can You Hear Us?”/ Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 17-të

16 Qershor, 2026
POLITIKË

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

16 Qershor, 2026
Kryesore

Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

16 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Europe, Can You Hear Us?”/ Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 17-të

16 Qershor, 2026
A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

Protesta si shkurorëzim i autoritetit të nënshtrimit, anatomia e një zgjimi

16 Qershor, 2026

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

16 Qershor, 2026

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026

SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

16 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.