• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kremtimi i 15-vjetorit të Shugurimit Ipeshkvnor të Mons. George Frendo: Ju jeni “Kripa e Tokës” dhe “Drita e Botës”

24 Shtator, 2021
in NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës kujtoi 15-vjetorin e Shugurimit Ipeshkvnor të Arqipeshkvit Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo.15 vjet më parë, me 23 shtator 2006, u shugurua  Ipeshkëv Mons. George Frendo, prifiti maltez i urdhërit Domenikan.

Mesha e Shenjtë në Katedrale e “Shën Palit” u udhëheq nga Mons.Frendo, në praninë e Nuncit Apostolik Imzot Luigi Bonazzi, Ipeshkvit Ndihmës i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, Ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli, Ipeshkvi i Rrëshenit Imzot Gjergj Meta, Ipeshkvi i Administraturës Apostolike të Jugut Imzot Giovanni Peragine dhe dhjetra e qindra  meshtarë, rregulltare e besimtarë të thjeshtë të Arqidioqezës.

Një meshë me një emocion shumë të madh, në nder të 15 vjetorit Ipeshkvnor të Mons.George Frendo, prifti maltez që hyri në zemrat e shqiptarëve si askush tjetër.

Këtë e tregojnë duartrokitjet e gjata në këmbë, dhe sytë e përlotur të qindra besimtarëve ndërsa ai po i lajmëronte se mbase kjo do të ishte hera e fundit që po kremtonte përvjetorin e shugurimit ipeshkvor në Shqipëri.

“Këtë përvjetor të pesëmbëdhjetë të shugurimit tim. Prillin e kaluar kam mbushur 75 vjeç, dhe, sipas normave të Kishës, me të arritur atë moshë duhet t’i dorëzojmë Atit të Shenjtë dorëheqjen tonë nga detyra e ipeshkvit dioqezan. Në fakt ia kam dorëzuar Papës letrën time sipas normave të Kishës. Prandaj është shumë e mundshme që kjo të jetë hera e fundit që po kremtoj përvjetorin e shugurimit tim ipeshkvor në Shqipëri”, do të deklaronte Mons. Frendo në letren përshëndetëse para qindra besimtarëve.

Mons. George Frendo, nuk e  fsheh aspak emocionin e tij, ndërsa rrefen se ishte surprizuar, nga mikpritja, respekti, dhe dashuria që ka marrë gjatë gjithë këtyre viteve në Shqipëri nga gjithë shqiptarët. Një ndjenjë e vaçantë qe nuk do ta harroje kurrë. Ndaj  ka një vigjilence, dhe përkujdesje të jashtëzakonshme ndaj çdo fenomeni që prek këtë vend.

“Në Shqipëri po fryn një uragan vdekjeprurës. Është uragani i shekullarizmit dhe konsumizmit.Shfarosjen që nuk ka pasur sukses ta bënte komunizmi i egër i Enver Hoxhës po bën me sukses shekullarizmi dhe konsumizmi, që populli ynë e ka mësuar nga vendet perëndimore të Evropës”, kështu thotë Mons. Frendo duke iu referuar situatës në të cilën ndodhet sot rinia shqiptare përballe modeleve jo të shëndetshëm që shpesh serviren nga rrjetet sociale dhe jo vetëm. Rritja e konsiderueshme e vrasjeve, dhe përhapja e madhe  drogës, janë këto fenomene që po e vret shoqërinë shqiptare.

Sikundër Jezu Krishti iu tha Dishepujve të tij, ashtu dhe Mons.Frendo  ka një porosi  për të gjithë besmitarët e krishterë që të bëhen “Kripa e Tokës” dhe “Drita e Botës” për ti treguar botës rrugën e jetës dhe së vërtetës, rrugën drejt burimit të jetës, njohja me Krishtin.

”Jeni ju që, si kripa për ushqimin, duhet t‘i jepni shije shoqërisë së sotme, dhe, si drita e botës, duhet të jeni ju që do t’i tregoni botës rrugën e jetës dhe së vërtetës. Krishtërimi është një lajm i mirë. Tregojini botës, atyre që takoni në punë, në dyqane, në universite dhe në shkolla, sa e bukur është ta njohësh Krishtin. Tregojuni atyre që ekziston një lloj i ndryshëm gëzimi, një gëzim i vërtetë, i vetmi që mund të na çojë drejt burimit të jetës”

“Këto fjalë,  janë testament të lëna nga goja e tij”, tha Nunci Apostolik  Luigi Bonazzi, duke iu referuar të gjitha porosive të Mons.Frendos.

Në fakt e gjithë vepra e Mons.George Frendos në Shqipëri është një pasuri e paçmueshme.

“Rroftë Shqipëria jonë! Rroftë Krishti Mbret!

Janë fjalet përmbyllese në këtë homeli, duke bërë që qindra të pranishëm të nderonin në këmbë njeriun që i dha kaq shumë këtij vendi.

Faliminderit Mons.George Frendo!

***

Fjala e Plotë:

NË PËRVJETORIN E 15të E SHUGURIMIT IPESHKVOR

Fort të dashur, së pari ju falënderoj që keni ardhur, me mua, ta falënderoni Zotin për këtë përvjetor të pesëmbëdhjetë të shugurimit tim. Prillin e kaluar kam mbushur 75 vjeç, dhe, sipas normave të Kishës, me të arritur atë moshë duhet t’i dorëzojmë Atit të Shenjtë dorëheqjen tonë nga detyra e ipeshkvit dioqezan. Në fakt ia kam dorëzuar Papës letrën time sipas normave të Kishës. Prandaj është shumë e mundshme që kjo të jetë hera e fundit që po kremtoj përvjetorin e shugurimit tim ipeshkvor në Shqipëri. Atëherë e vlerësoj më shumë praninë tuaj.

Atë ditë kur jam shuguruar ipeshkëv ndihmës nga paraardhësi im Monsinjor Rrok Mirdita, në fjalimin tim në fund të meshës, kam thënë se të jem ipeshkëv nuk do të thotë të kem një karrierë, një punë, një profesion, por është një mundësi e re për t’i shërbyer Zotit dhe popullit; nuk do të thotë të kem një pozitë për të dëftuar vetveten dhe aftësitë e mia: por është një thirrje për të dëftuar Jezu Krishtin i cili vepron në mua dhe nëpërmjet meje; nuk është një zyrë që më largon nga populli: por është një mision që kërkon të jem gjithmonë afër popullit dhe ta dëgjoj popullin.

Me ndihmën e Zotit, jam përpjekur të zbatoj këto premtime që kisha bërë atë ditë para pesëmbëdhjetë viteve. Pranoj sinqerisht se, pa dashur, kam bërë gabime, për të cilat kërkoj falje prej Zotit dhe prej jush. Megjithatë, gjatë këtyre viteve kam parë, me sytë e mi, sesi Zoti ka treguar praninë, dashurinë, dhe veprimin e tij në arqidioqezën tonë. Kemi parë rritjen e numrit të katolikëve në këtë arqidioqezë, jo vetëm me katolikët që erdhën nga veriu (që janë shumë), por edhe me shumë persona të rritur, disa prej të cilëve vinin nga besime të ndryshme ose edhe nga ateizmi, që janë pagëzuar katolikë. Dy meshtarë nga kjo arqidioqezë janë shuguruar ipeshkvinj në dy dioqeza të ndryshme, Mons. Gjergj Meta për Rrëshenin dhe Mons. Giovanni Peragine për Jugun e Shqipërisë; dhe është shuguruar Mons. Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës. Për tri vjet kemi bashkëpunuar në Sinodin Dioqezan, frytin e të cilit do ta korrim në vitet e ardhshme. Dhe shumë bekime të tjera me të cilat na ka pasuruar Zoti. Shpresoj se, atë ditë, kur do të paraqitem para Zotit nuk do të meritoj atë qortim me të cilin Zoti, nëpërmjet Jeremisë, i ka qortuar udhëheqësit e  Izraelit, kur u tha: “Ju e tretët grigjën time, i shpërndatë delet  mia, e nuk u kujdesuat për to”.

Megjithatë, me shumë këmbngulje ju kujtoj fjalën e Shën Palit në Letrën e tij drejtuar Romakëve: “Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote”. E them këtë sepse në Shqipëri po fryn një uragan vdekjeprurës. Është uragani i shekullarizmit dhe konsumizmit. Shqipëria ka fituar demokraci dhe liri, përfshirë lirinë e besimit. Por duke hapur dyert dhe dritaret drejt perëndimit, gjëja e parë që ka mësuar nga perëndimi ishte pikërisht shekullarizmi dhe konsumizmi, dhe këto janë bërë, për shumë shqiptarë, Ungjilli i ri që ka zëvendësuar Ungjillin e Krishtit. Nuk habitemi, pra, kur shohim një rritje të konsiderueshme të vrasjeve, një përhapje të madhe të drogës, familja shqiptare po përballon tmerrësisht sfidën e mosbesnikërisë martesore dhe të divorcit, rritjen e numrit të aborteve, që në kohën e komunizmit, ishin një tabu (edhe pse, sigurisht, jo për arsye morale), dhe sot po praktikohet, pa kontroll, përhapja e pornografisë. Po të shfletojmë disa revista apo gazeta nuk do të jetë e vështirë të vërejmë se mjetet tona të komunikimit po na paraqesin një model të ri të burrit model dhe të vajzës modele. Burri model nuk është më ai burrë i kushtuar familjes së tij, i interesuar në edukimin e fëmijëve të tij, por është ai burrë tekanjoz, seksual. Vajza modele nuk është më ajo vajzë që respekton dinjitetin e vet që tërheq respektin e të tjerëve në sajë të seriozitetit të saj, por ajo vajzë seksi që shet trupin e vet, që është bërë si një objekt i bukur i vendosur në vitrinë, ku të gjithë mund ta shohin.

Shfarosjen që nuk ka pasur sukses ta bënte komunizmi i egër i Enver Hoxhës po bën me sukses shekullarizmi dhe konsumizmi, që populli ynë e ka mësuar nga vendet perëndimore të Evropës.

E çfarë të themi për praktikën e besimit me sakramentet? Çdo ditë të diel Zoti i thërret dhe fton besimtarët për një takim një orë me të në meshë. Nga rreth 60 mijë katolikë që banojnë në Tiranë besoj se nuk ka më shumë se gjashtë përqind që pranojnë ftesën e Zotit. Tirana po bëhet një qytet pagan. Shumë besimtarë janë tepër koprrac me Zotin. Gjejnë çdo arsye për ta injoruar ftesën e Zotit. Disa thonë se kanë frikë nga Covidi (edhe pse ata vetë dalin, shkojnë në punë, fëmijët i dërgojnë në shkollë). Disa tjerë thonë se besimin e kanë në zemër, prandaj nuk kanë nevojë të vijnë në Kishë. Disa tjerë kanë shkuar tek sektet, që sigurisht nuk kanë historinë dymijëvjeçare qe ka Kisha Katolike, e prandaj nuk vijnë tek Jezu Krishti. Më shqetëson shumë fakti se shumë adoleshentë, sapo marrin sakramentin e krezmimit, zhduken. Nuk i shohim më, përveçse kur kanë nevojë për një ndihmë. Sigurisht se në atë moshë kritike takohen, në shkollë dhe në universitet, me bashkëstudentë që u përkasin besimeve të tjera, ose që nuk i përkasin asnjë besimi, ose që mendojnë se braktisja e fesë është shenjë emancipimi, shenjë që tani janë “modernë”, të matur, të zhvilluar. Nuk kanë kuptuar ose nuk kanë pranuar fjalën e Shën Palit: “Mos u pajtoni me frymën e kësaj bote”. Krishtërimi ka qenë gjithmonë, dhe ende është, një “kundër-kulturë”, por që hap rrugën për një kulturë të thellë dhe të vërtetë, siç është personifikuar në figurat si Shën Augustini, Shën Toma, Shën Gjoni i Kryqit, Papa Gjon Pali II, Nënë Tereza.

Nuk po e them këtë për t’ju shkurajuar. Përkundrazi, dua që këto fakte t’ju bëjnë më të vetëdijshëm për misionin fisnik që keni. Jezusi ju ka thirrur “kripa e tokës” dhe “drita e botës”. Jeni ju që, si kripa për ushqimin, duhet t‘i jepni shije shoqërisë së sotme, dhe, si drita e botës, duhet të jeni ju që do t’i tregoni botës rrugën e jetës dhe së vërtetës. Krishtërimi është një lajm i mirë. Tregojini botës, atyre që takoni në punë, në dyqane, në universite dhe në shkolla, sa e bukur është ta njohësh Krishtin. Tregojuni atyre që ekziston një lloj i ndryshëm gëzimi, një gëzim i vërtetë, i vetmi që mund të na çojë drejt burimit të jetës.

Më kujtohet një këngë angleze e rinisë sime:O Lord, I’m glad that I know thee – O Zot, jam i lumtur se të njoh. Le t’i themi edhe ne këto fjalë. Sa keq, se ka shumë që kanë mundësi ta njohin, ose tashmë e kanë njohur, Jezusin, por nuk kuptojnë pse duhet të ndihen të lumtur duke e njohur. Po, të lumtë ne, se kemi njohur një Zot që nuk na nxit për hakmarrje, por për faljen, sepse ai vetë na dha shembull, duke falur xhelatët që e kryqëzuan. Është një Zot që nuk na ka mësuar artin e luftës, por artin e dashurisë dhe të paqes. Është Zoti që nuk na thotë: “Unë jam i shenjt, prandaj ti, që je mëkatar, largohu nga unë”, por na thotë: “Unë jam ai mjek që nuk shkon tek të shëndoshët, por tek të sëmurët, që guxoj t’i afroj mëkatarët”. Është Zoti që na fton: “Ejani tek unë, ju që jeni të lodhur, dhe unë do t’ju çlodh”, por edhe ne mund t’i themi: “Edhe ti, o Zot, eja tek ne kur ndihemi të keqkuptuar, të vetmuar, të braktisur, dhe na bind se nuk jemi kurrë vetëm: Ti je gjithmonë me ne”. Ja pse martirët tanë, në momentin e vrasjes së tyre, kanë bërtitur: “Rroftë Krishti Mbret!”

Sa bukur që mund ta ndiejmë praninë e Zotit në familjet tona në momente gëzimi dhe trishtimi! Sa bukur se edhe në këtë moment po e ndiejmë praninë e tij, gëzimin e tij, paqen e tij! Sa bukur se edhe ne mund t’u bashkohemi martirëve tanë dhe bashkë me ta të bërtasim: “Rroftë Shqipëria jonë! Rroftë Krishti Mbret!”

/Argumentum.al

Tags: geroge frednokatedralja e shen palitmons frendo

Related- Posts

KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

5 Tetor, 2026

Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

5 Tetor, 2026

Rubio në tre pika strategjike të NATO-s: nga Arktiku te Mesdheu dhe Atlantiku

5 Tetor, 2026
Journalists raise their hands to ask questions to United States Trade Representative Jamieson Greer during a press conference Thursday, Oct. 1, 2026, at the G20 Trade Ministerial in Milwaukee, Wis. (AP Photo/Kayla Wolf)

Kina dhe ShBA-ja ruajnë komunikimin tregtar në mbledhjen ministrore të G20-ës

5 Tetor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës u përgjigjet kritikave të një komiteti amerikan për zgjerimin e “Starbucks”-it në Xinjiang

5 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.