• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Ja se kur dhe si mund të çelen negociatat !  

28 Dhjetor, 2021
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

 Nga Dr. Jorgji KOTE

Kjo është pyetja që shtrohet në këtë prag të fillimit të Vitit 2022; mbasi dhe “ treni i Dhjetorit” na iku pa çelur negociatat me BE-në; dhe ç’është më e keqja, pa ndonjë indikacion të sigurt e të qartë as për muajt e ardhshëm.

Koha tregoi se  “ Lumi”i premtimeve dhe përbetimeve Euro – Atlantike ishte vetëm dëshirë e mirë për të na mbajtur me gajret”! Për këtë nuk ka mbetur njeri pa “demonizuar” Brukselin dhe BE-në, ndonëse vetoja bllokuese ndaj Shkupit zyrtar u vendos nga Bullgaria, si antare e BE-së. Të mos gënjejmë vehten, sikur “ nami” të bëhej, Bullgaria këtë vit nuk e hiqte dot veton mbasi kishte përpara tri pale zgjedhje presidenciale dhe parlamentare –  në Prill, Korrik dhe më 14 Nëntor; vetëm këto ditë mundi të krijojë  koalicionin delikat shumëpartiak qeveritar. Kur problematika e saj dypalëshe me Shkupin është pak të thuhet përvëluese; ndaj, veç hapave në nivele ekspertësh e në pritje të qartësimit të “motit” , në Sofje askujt nuk ia mbante të hidhte ndonjë hap  në “tokë të minuar“, ashtu sikurse dhe në Shkup, i cili priste gabimisht  që “t’ia nxirrnin të tjerët gështenjat nga zjarri”.

Mirëpo, edhe disa vende me peshë, veç retorikës boshe, nuk mund të ndikonin te Bullgaria për çbllokimin e situatës, mbasi ishin “ të kompromentuara” nga precedentë të ngjashëm. Kështu, Slovenia, kryesuesja e tanishme e BE-së është në “ konflikt interesi” me Maqedoninë e Veriut, sepse  ka qenë pjesë të së njëjtës ish Republikë Federative Jugosllave. Ca më keq akoma,  ajo bllokoi për pesë vite rresht ( 2008 – 2013) Kroacinë për antarësimin e saj në BE, pikërisht për mosmarrëveshje dypalëshe territoriale. Kësisoj, Sofja mund t’ia rikujtonte Ljubljanës këtë episod, nëse kjo e fundit do të këmbëngulte ndaj saj ; edhe thirjet e diplomacisë greke  në favor të Shkupit ishin pa efekt, sepse  dihet se  ajo bllokoi Maqedoninë plot 15 vjet në këtë proces ; Franca dhe Holanda dihet se  bënë bllokimin e mëparshëm, ndërsa  Gjermania ishte në prag zgjedhjesh, pa ndonjë interes të veçantë dhe kur Merkeli ishte në largim e sipër. Vendet e tjera apo dhe ndonjë Komisioner si Varhelyi nuk kishin asgjë në dorë, veç fjalëve dhe ec e jakeve boshe.

Nisur dhe nga ky rast, disa fajësojnë unanimitetin në BE,  duke kërkuar zëvendësimin e tij me “ shumicën e cilësuar”  në vendime të kësaj natyre strategjike. Në fakt, ata që e njohin funksionimin e BE-së, e dinë se ky unanimitet në vendimmarrje strategjike që mbështetet në traktatet e saj themelore nuk është kursesi “ mëkat” por aset dhe meritë demokratike, dëshmi e qartë e nivelit të saj të lartë  demokratik.  Për rrjedhojë, në BE, secili nga 27 vendet antare pa dallim ka të drejtën dhe interesat e veta për të mbrojtur, të cilat nuk mund të anashkalohen apo injorohen me një shumicë sado të cilësuar. Sepse pasojat dhe kostot përkatëse të zgjerimit do t’i përballojnë të gjitha vendet e jo vetëm shumica e cilësuar, ndryshe pse i thonë BE!. Ja pse Bullgaria është në të drejtën e vet si vend antar i BE-së të vendosë dhe veto.

Po, kërkesat e saj lidhen me aspekte dypalëshe, ama vetë BE-ja ka vendosur me të drejtë si kusht që asnjë  vend të mos pranohet në BE pa zgjidhur paraprakisht problemet dypalëshe, që BE-ja të mos bëhet importuese dhe depozitë e  grindjeve/mosmarrëveshjeve ndërmje tyre. Nëse Bullgaria e tepëron, kjo sërish zgjidhet me bisedime dypalëshe dhe ndërmjetësim, por jo me imponim dhe ultimatume.

Autori Dr. Jorgji Kote

Gjithsesi, kjo është histori, tani problemi është se kur do të çelen negociatat gjatë vitit 2022, nëse. Për këtë le t’i referohemi shkurt pesë zhvillimeve kryesore politike/diplomatike të 2 javëve të fundit; ato tregojnë bindshëm, se  me përjashtim të ndonjë mrekullie, negociatat nuk mund të çelen dot përpara muajit Qershor; madje dhe atëhere “ nëse” e në vartësi të disa situatave që tregohen më poshtë.

Së pari, ndonëse rikonfirmoi angazhimin ndaj zgjerimit, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së në Takimin e 14 Dhjetorit nuk  dha asnjë afat, qoftë dhe të përafërt. U mjaftua me  frazën e njohur diplomatike, “as mish as peshk”  “ mirëpresim së më shpejt të jetë e mundur Konferencën e Parë Ndërqeveritare….me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” ” Pa e përmendur fare, për konvejencë diplomatike e që të mos i ngelej hatri Bullgarisë  as veton  e saj! Megjithatë, për këtë hodhi më shumë dritë Presidenti Macron  më 11 Dhjetor, kur shpalosi prioritetet e presidencës franceze të BE-së në gjysmën e  parë 2022. Bën përshtypje se ai foli për “qartësim “ dhe jo “ përshpejtim” të zgjerimit në  Konferencën kushtuar Ballkanit që Franca do të organizojë Qershorin e ardhshëm. jithsesi, nëse Macron do të rizgjidhet në Maj, ka shumë të ngjarë që ky “ qartësim” të përfshijë një vendim të mundshëm për çeljen e negociatave në atë Konferencë në Qershor, natyrisht dhe në vartësi të aktorëve/faktorëve të tjerë të mëposhtëm.

Ndërkohë, një vendim për çeljen e negociatave në Mars, kur mblidhet samiti i parë i BE-së nga  katër të tillë në vit duket praktikisht i pamundur, mbasi përkon me fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Prill në Francë. Ekstremi i djathtë euroskeptik tashmë i përforcuar  shkon në ato zgjedhje me shumë pretendime dhe kur zgjerimi, krahas azilit dhe emigrimit  është “ municion vrasës ” për ta. Një në dy vetë në Francë është kundër zgjerimit. Një fitore e tyre që nuk e urojmë aspak, do të ishte fatal dhe për zgjerimin europian dhe në përgjithësi integrimin Europian e më gjerë.    Moment tjetër me  ndikim do të jetë dhe diskutimi i gjerë publik brenda BE-së për të ardhmen e saj, i cili mbyllet në Maj, ku zgjerimi është temë e ndjeshme dhe me ndikim dhe për  Konferencën e Qershorit.

Shkaku tjetër kryesor është se Presidenti bullgar Radev dhe Kryeministri Petkov, të dalë nga zgjedhjet e 14 Nëntorit, janë shprehur qartë se në Janar do të ulen në tryezë me palën tjetër për të biseduar për një gamë të gjerë çështjesh. Sipas tyre, nëse gjërat ecin mirë, Bullgaria do ta heqë veton brenda 6 muajve, dmth në Qershor! E kuptueshme, duke patur parasysh bisedimet e ndërlikuara, procedurat, draft – dokumentet, debatet parlamentare etj që kërkojnë kohë dhe tratativa të shumta. Por dhe ky afat  nëse Shkupi do të jetë i gatshëm për lëshimet dhe kompromiset e rastit; tejet e vështirë kjo mbasi problematikat dypalëshe janë drithëruese – gjuha, historia, identiteti, etj. Ca më keq që Maqedonia e Veriut shpreson gabimisht të dalë “ pa u lagur nga uji” meqenëse Bullgarinë sipas saj mund ta detyrojnë të tjerët të heqë veton. Naivitet diplomatik që mund t’i kushtojë asaj shtyrjen pa afat të vetos.

Rreziku tjetër i mundshëm është që mosçelja e negociatave brenda 6 muajve me Shkupin, të provokojë zgjedhjet e parakohshme dhe një fitore të mundshme të  nacionalistëve maqedonas, e cila “do t’i vinte vizën” negociatave, Prespës dhe Euro-Atlantizmit në përgjithësi!

Në çdo rast, shqetësimi  kryesor  është si do të na vejë halli neve me negociatat ? A do vazhdojmë të mbetemi të lidhur pas Maqedonisë së Veriut, e cila nuk ka asnjë siguri se mund të mos vijojë gjatë e bllokuar?

Me këtë rast, le ta themi se megjithë ndonjë rezervë, është bërë mirë që deri tani nuk është kërkuar ndarja nga Maqedonia e Veriut  mbasi kjo do të linte përshtypje dhe perceptime të pakëndshme, jo vetëm për fqinjët tanë, por dhe për shumicën e vendeve antare të BE-së. Nuk do të tingëllonte mirë kjo mungesë solidariteti nga ana jonë,  ca më tepër për reciprocitet me fqinjët tanë; veç kësaj, gjasat ishin që kërkesa jonë të mos gjente mbështetje konsensuale. Për rrjedhojë, dhe në 3 – 4 muajt e ardhshëm, logoja jonë do të jetë «  Bashkë me Maqedoninë e Veriut në Konferencën e Parë Ndërqeveritare »

POR, nëse nuk do të ketë shenja premtuese drejt çbllokimit të gjendjes në Mars apo në Qershor kur janë dy Samitet vendimmarrës të BE-së, atëhere ne duhet të bëjmë, pa zhurmë e bujë nëpërmjet kanaleve diplomatike lobim efektiv të vendet antare të BE-së për ndarjen e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut në Samitin e Qershorit ; që «  bashkë më të thatin, të mos digjet dhe i njomi » Kjo ndarje e natyrshme dhe e justifikueshme me siguri do të gjejë mirëkuptim dhe mbështetje te BE-ja, mbasi  vazhdimi si çift nuk do të kishte më as sens dhe as dobi. Ca më tepër që vendimi i BE-së i dy viteve më parë është plotësisht i revokueshëm.

Paralelisht, politika dhe diplomacia jonë duhet të heqë dorë nga pozicioni pritës, meqenëse demek  i kemi kryer detyrat dhe plotësuar kushtet. Po ashtu të mos qortojmë dhe thumbojmë BE-në për « dështimet » dhe se gjoja po na mban të lidhur «  pas qerres bullgaro-maqedonase » Jemi ende të vegjël dhe «  aguridhë » që t’i japim mend Europës, ndaj, kujdes se «  uthulla e fortë prish enën e vet »  Më mirë «  urtë e butë dhe plot tiganin »

Së fundi por jo më pak e rëndësishmja, gjatë muajve të ardhshëm mos lemë pas dore dinamikën e detyrave të shtëpisë dhe reformave tona të brendshme, si faktori kryesor i besueshmërisë dhe efektivitetit të veprimit tonë diplomatik. Të mos mendojë kush se rruga deri te negociatat është e asfaltuar dhe pa «  gropa » Ca më tepër kur  nuk dihet se ç’mund të ndodhë deri në qershor apo më vonë në Europë, me ndikim dhe te kushtet tona; të mos përjashtojmë dhe ndonjë «  yçkël » që mund të na nxjerrin gjatë këtyre muajve, veçanërisht nëse do ketë afera dhe skandale të tjera ulëritëse. Në mënyrë që kur të vijë momenti në QERSHOR, të 27 vendet antare të thonë PO me plot gojën për thirjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, mundësisht bashkë me Shkupin, ose dhe veçmas për Shqipërinë. Ndryshe, do të na duhet të presim Samitin e BE-së në Tetor!

/Argumentum.al

© Argumentum

Tags: ALbaniaEUintegrimiJorgji Kote

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.