• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Unë, lindur thjesht njeri, Revoltohem! Poezi nga Blerta DERHEMI

21 Janar, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Cikli poetik që po botojmë më poshtë ka një autore tejet të veçantë – Blerta DERHEMI, e cila  ka lindur në Fier në një familje arsimtarësh me tradita. Ajo është diplomuar në UT dhe ka master për shkencat politike dhe ekonomike; nga viti 2006 është diplomate karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjatë viteve 2014-2019  shërbeu në Misionin tonë pranë BE-së në Bruksel. Eshtë e trajnuar në institute prestigjioze diplomatike në  Vjenë, Hagë dhe Stamboll.

Gjatë kësaj periudhe,  Blerta ka përballuar një fluks të madh sfidash dhe përgjegjësish pune, brenda dhe jashtë vendit; krahas detyrimeve të shumta familjare si bijë, bashkëshorte dhe nënë shembullore e dy fëmijve.

E megjithatë, poetja diplomate  nuk e ka lënë mbasdore pasionin e saj  të fëmijërisë – letërsinë, sidomos poezinë. Përkundrazi, ajo i ka ato bashkëudhëtare besnike në gjithë rrugtimin e saj.

Duke e falenderuar Zonjën Blerta që i ndan dhe me ARGUMENTUM këto krijime të bukura dhe frymëzuese, po e fillojmë me filozofinë e saj poetike, të cilën autorja e  sintetizon në fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga  eseja  “Pse shkruaj“:

« Të shkruarit është aftësia për të zhbërë dhe ribërë hapësirën, kohën dhe vendin ku ndodhesh, duke e transformuar të zakontën në të pazakontë. Për më tepër të shkruarit është liri, është arratisje, është fluturim, është udhëtim, madje nga ato udhëtime ku nuk të shpie asnjë biletë apo avion, sado pasuri materiale të kesh. Ndaj shkrimin e shoh si ikje dhe ardhje. Ikje nga vetja dhe realiteti, ikje nga e shkuara dhe e tashmja për kah e ardhmja. Ardhje, ardhje drejt dhe përballë vetes Shkrimi por sidomos poezia fillimisht vjen në trajtën e një imazhi të cilin më duhet ta ‘pikturojë’ jo me penela por me fjalë. Nuk mbaron me kaq, sepse ky imazh në sajë të ngjyrave që mbart ka aftësinë të luajnë një melodi të caktuar (edhe pse nuk kam fare vesh muzike), melodi e cila pret të shkruhet jo me nota muzikore por me fjalë. Ndaj fjalën e shoh si një instrument kaq të fuqishëm. »

Poezitë e mëposhtëme janë shkëputur nga vëllimi i saj i parë poetik  që pritet të promovohet së shpejti.

Më prit dheu im

Më prit tokë e zhuritur,

vij si rrjedhë lumi

me borën e shkrirë mallit,

Më prit tokë e vlagur,

me erërat vij,

mbjell farëzat e kujtimeve,

Blerohemi së bashku dheu im!

Me prit tokë e dashur,

si bërthamë fryti t’arrirë,

hedh rrënjë me frymën e parë të pranverës,

Përqafohemi pazgjidhshmërisht dheu im.

Më prit!

10.12.2018

***

Stacion

Sot,

rutinë,

stacioni i përdishtëm…

Rëndon në sup çanta prej zonjëze,

brenda ngjeshur ëndrrat,

planet,

pasionet,

dashuritë…

mjaftueshëm për vite pa limit!

Tramvaji ëndrrave të marra mbërrin…

Drejtim i çuditshëm “Askund-Gjithkund-Kurrkund”

Djall! Dilemat nuk m’u ndanë për dreq,

Ç’të marr me vete në arkë-mort?

Ata që më deshën e si desha dot?

Apo… ata që desha aq shumë por se kuptuan kurrë?

Të marr sukseset e vogla ?

Sa shkëndija shprese ndezën!

Ç’më ngatërrohen nëpër këmbë,

dështimet që më bënë edhe më të fortë…

Të marr puthjet e padhëna,

Apo, lotët mbrujtur e tretur pa dëshmimtarë?

Sa mirë paskësh qenë në kohë të lashta…

Lëkundur ndër ujëra me të ngratin Karont,

Pak kohë më shumë …të ndaj ç’të marr me vete atëbotë !

Tramvaji i ëndërrave të marra vjen e shkon kaq shpejt,

Timonierja vdekje përqesh me kokën pas…

Zbraz çantën njeri, ec, ec, ec mbush shpirtin,

ler gjurmë të bardhë,

iki e vij prapë,

stacionit tim askush nuk i shpëton dot…

5.2.2018

***

Pakohësia

E pakohë,

në kohë të çartura, qiellgrishëse!

E pakordinatë,

në hapsirën mbytur meteorësh.

E tashmja e së shkuarës,

tretet në darët e harresës,

E tashmja e së tashmes,

dyllosur me parafinë galaktikash,

E tashmja e së ardhmes,

hesht si murg me veladon të artë!

Hapsira tkurr boshtet,

si tentakula oktapodi zënë në çark,

E tashmja e së tashmes,

e tashmja e të këtushmes

nocione pakuptim!

Pakohësia më është shpëtim!

Pika zero, qendra e gravitacionit tim.

3 prill 2019

***

Revoltë

Thëngjijtë yjorë shkrepin revoltën,

S’më shkon për shtat kjo jetë e trishtë,

as vdekja e ngadaltë me ditë bosh e plotë mërzi.

S’jam vajzë e brishtë!

As burrë nuk jam për fat, a për dreq!

Jam grua,

dehem gjersa humb në dashuri,

në thundrën e lirisë së  munguar.

Dashuroj gjer në dehje,

me zërat helmues të ditëve gri.

Unë,

lindur thjesht njeri,

Revoltohem!

13.06.2020

***

Mos harro postën

Të shkruaj nga gjumi,

Në gjuhë zemre të shkruaj,

Me bojë ëndrrash e penë shpirti,

Nuk pres përgjigje,

Për letra ajri, flake e drite.

Mos harro lexo postën e mëngjeseve!

1.1.2019

***

Mall
Nga pesha e kujtimit tënd,
Rënkon përnatë nënkresë e bardhë.
Me shkarpa shprese, malli bashkë,
e djeg çdo gjurmë që ti le pas…
Kundroj në heshtje se si shkrumbohesh,
tretesh në çast si me magji….
Por s’gjej kuti ta nxerë krejt,
këtë hirin e kujtimit tënd,
Ndaj të mbjell ëndrra nëpër netë,
Netët thinjen bëhen ditë…
Me zgjimin tim si një Feniks rilindesh prapë,
Ti mall që djeg, po kurrë s’lëndon.

28.02.2018

***

Gjuha e heshtjes

Gjuhën e heshtjes tënde,

nuk ka përkthyes ta sjellë në gjuhën e zemrës time,

i qep e shqep grimcat e tua,

me ikën shthuresh në një vegim!

Me lodhe mosqenie,

egzistencë që frymon me bulëzat e shpirtit tim,

shtrin tentakulat nga mijëra kilometrat e askundit,

vjen më shpluros të thënat e të pathënat e ditëve,

mosqenia prej gjaku e mishi dhemb,

çartur kërkoj të fjalosem me të pafjalin,

Ahh kjo gjuhë e heshtjes tënde,

nuk gjej dot kund përkthyes ta sjellë gjallë,

në gjuhën e zemrës time.

19.12.2018

/ Argumentum.al

Tags: blerta derhemipoezi

Related- Posts

FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026
FOKUS

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.