• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

  • POLITIKË

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Liberal me maqedonasit, nacionalist me shqiptarët

3 Prill, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri grek Cipras ka dalë me dy fytyra, në politikat me fqinjët. Nuk e di se cila është maskë e cila e vërtetë. Mund të jenë të dyja maska. Vështirë të gjesh se çfarë mendon vërtet njeriu pa kravatë.
Në vizitën e tij, sot, në Shkup, me të drejtë po lavdërohet nga media e zyrtarë ndërkombëtarë për marrëveshjen historike që ka arritur me Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, ajo që duam të gjithë është mbyllja e konflikteve të vjetra dhe kthimi i Ballkanit në një zonë po aq të begatë, paqësore e të qendrueshme, sa edhe Europa Perëndimore.
E nisur me një “vetjake” (apo fotografi “selfie” me kryeministrin maqedonoverior, Zoran Zaev) Cipras po fillon një vizitë shtetërore, e cila synon të korrë fitoret e suksesit diplomatik, të arritur duke injoruar zhurmën e protestën e fortë të opozitave nacionaliste në të dy vendet.
Në fakt, pavarësisht se nuk duket ashtu kur dëgjon ithtarët e VMRO-së dhe ish-kryeministrit Nikola Gruevski, marrëveshja është një fitore më e madhe për Maqedoninë e Veriut. Vendi me kryeqytet Shkupin, pasi ka shmangur shpërbërjen duke qetësuar shqiptarët, pasi ka fituar betejën e identitetit me bullgarët, ndonëse flasin të njëjtën gjuhë e ndajnë të njëjtën histori, ka rrëzuar tani edhe betejën e fundit për të hyrë në NATO e BE: veton e Greqisë.
Nacionalistët në të dy vendet kanë reaguar në mënyrë të tërbuar për marrëveshjen. Po ata në Greqi kanë pasur më shumë arsye. Shkupi nesër, pasi të hyjë në NATO, nuk ka asnjë garanci që nuk do ta ndryshojë emrin përsëri. As NATO e as BE nuk kanë mekanizëm përjashtimi për anëtarët që dalin nga shinat.
Në fund të fundit, jashtë proçeseve formale, zyrtare, të gjithë të tjerët përdorin thjeshtë fjalën Maqedoni pa pjesën e Veriut, jo se janë domosdoshmërisht kundër grekëve, po për hir të lehtësisë.
Nevojitet një besim shumë i madh te zhvillimet në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut për të menduar se nuk do të ketë një rrëshqitje në çmendurinë e viteve të Gruevskit, kur historia e lashtësisë u rishkrua në mënyrën më të paturpshme me statuja të Aleksandrit e herojve të tjerë të cilët edhe nëse nuk kanë qenë grekë, sigurisht nuk kanë qenë sllavë e bullgarë të ardhur në Ballkan në vitet 500-600 të erës sonë, gati një mijëvjeçar pas epokës së Aleksandrit të Madh.
Nuk janë vetëm nacionalistët e Agimit të Artë dhe konservatorët e Demokracisë së Re që janë kundër marrëveshjes në Greqi. Edhe e majta është e marrosur prej miteve. Ky është Ballkan në fund të fundit. Greqia ka hyrë në BE që nga vitet 1980, po nuk ka ndryshuar shumë prej ne të tjerëve. Madje mund të thuhet që konkurron me të gjithë, madje edhe me serbët, për krimet që fshihen si “skeletë në dollap”.
Jam dakord që Cipras meriton lavdërime për guximin e dëshmuar. Dikush duhet të thyejë modelin e përplasjes, edhe duke sakrifikuar diçka nga interesat e vendit se marrëveshje me kënaqje maksimale nuk ka. Problemi me nacionalistët është se gjithmonë imagjinojnë fitore të pastra maksimale që nuk ekzistojnë askund përveçse në librat e historisë, të shkruara shumë kohë pas ngjarjeve dhe akoma më larg prej realitetit.
Edhe Zaev ka pasur presion të jashtëzakonshëm dhe nuk do t’ia kishte dalë mbanë pa ndihmën themelore të shqiptarëve.
Problemi është se kostoja politike mbetet ende aktive. Çmimi i marrëveshjes nuk është paguar ende. Droja që kam është se, ashtu si shpesh në histori, fatura do të shkojë në adresë të shqiptarëve.
Deklaratat e ashpra të Ciprasit për pronat private në Himarë, që nuk duhej të ishin arsye konflikti mes dy vendeve, mund të jenë sinjal i një periudhe acari dhe konflikti. Për të zbutur hakmarrjen nacionaliste që po afrohet bashkë me datën e zgjedhjeve, Cipras do të detyrohet të sakrifikojë marrëdhëniet me Shqipërinë.
Shiko shpërfilljen për çështjen e Çamërisë. Një politikan që si rrallëkush sheh rrënjët e veta te qendresa ndaj nazistëve, nuk dallon spastrimin etnik të frymëzuar nga nazistët në krahinat autoktone shqiptare në veriperëndim të Greqisë. Ndërsa thurr lirika për të drejtat e pakicës greke, nuk i bën përshtypje se pakicat etnike në vendin e tij, përfshi edhe atë më grekocentrike, të arvanitasve, as që u njihet statusi e ekzistenca. Indiferencës politike i shtohet tani edhe interesi politik i një përplasjeje me Shqipërinë e shqiptarët.
Vëmendja duhet të zhvendoset drejt një kundërshtari tjetër. Në mos Turqia, me të cilën nuk guxohet acarimi përtej pjesës teatrale, përplasja me Shqipërinë është më e lehtë dhe me më pak pasoja. Madje mund të thuhet se të dy kryeministrat Rama dhe Cipras mund të kenë nevojë për pak nxehje gjakrash nacionaliste. Njëri për shkak të krizës së krijuar në vend nga dalja e opozitës prej sistemit dhe tjetri për shkak të mërisë nacionaliste.
Është më e vështirë për Zaevin, që varet dëshpërimisht nga votat e shqiptarëve, që të fillojë të zbusë inatin e nacionalistëve duke krijuar një konflikt me “gogolin shqiptar”. Klasa politike shqiptare është copa-copa. Mbajtja e saj së bashku është një akrobaci që shterron edhe mendjet më të forta. Zaev herët a vonë do të fillojë të mendojë se cilin grupim do të humbasë dhe me çfarë pjese të elektoratit maqedonasverior do ta zëvendësojë.
Cipras që tregoi një fytyrë dje me shqiptarët dhe një tjetër sot në Shkup me maqedonasit e veriut, ofron një model tundues të cilin Zaev mund të joshet që ta provojë.
Nuk dua t’i paraqes për diçka që nuk janë, sepse në krahasim me paraardhësit e tyre, po sidomos në krahasim me opozitat përkatëse, që të dy kanë qenë shumë më pozitivë ndaj shqiptarëve dhe rajonit. Që të dy ofrojnë mundësi historike për të zgjidhur konflikte të vjetra si kanë bërë me njëri-tjetrin.
Po me Marrëveshjen e Prespës që ndryshoi emrin e Maqedonisë dhe hapi rrugën për hyrjen në NATO dhe BE të vendit që njihej nga këto blloqe si FYROM, si dhe pas përparimit të Ligjit për Gjuhën, Cipras dhe Zaev duket se kanë filluar të bëjnë llogaritë e kostove politike. Ndërkohë që Zaev ka një zgjedhje presidenciale përpara që mund t’ia mbajë dorën, Cipras sheh vetëm përfitim politik tani nga një konflikt me shqiptarët.
Fytyrën e tij liberale dhe europiane që e vetëfotografonte sot në Shkup, vështirë se do ta shohim në Tiranë. Kravatën mund të mos e vërë, po kostumin nacionalist ka kohë që e provon përpara pasqyrës, sa herë që bie fjala për Shqipërinë. /illyriapress

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin: “Takimi me Xi-n në APEC do t’i japë shtysë marrëdhënieve Kinë–Rusi”

1 Tetor, 2026

Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

1 Tetor, 2026

NATO nderohet me Çmimin e Paqes së Vestfalisë 2026

1 Tetor, 2026

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026

Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

1 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.