• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

    Rama urdhër pushtetit vendor: Nuk ka ‘tokë e xanun’, hiqini trarët e parkimeve dhe çadrat…

    Presidenti Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

    Rama në Vlorë, kërkon shkarkime masive në bashki! 

  • SOCIALE / KULTURË

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

    RMV/ Mickoski: Mendojmë për vendosjen e taksave shtesë për personat e pamartuar

    Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

BE, BRI dhe Ballkani

5 Prill, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

BRI, shkurtimi në anglisht i “Nisma Brezi dhe Rruga” ose “Një brez, një rrugë” (OBOR) përfaqëson projektin kinez më të madh në botë për ndërtimin dhe modernizimin e rrjeteve hekurudhore dhe detare të njohura mbi 2000 vjet më parë si “Rruga e mëndafshit”. E shpallur nga Presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e tij në Universitetin e Kazakistanit në vitin 2013, BRI u zyrtarizua përfundimisht në Kongresin e XIX të PKK në tetor 2017, si strategjia gjeopolitike për vendosjen e hegjemonisë globale kineze në “Shekullin e Pacifikut” në Evropë, Afrikë dhe Azi.

Ndryshe nga emërtimi i kufizuar në njëjës, kjo nismë përbëhet nga ky komponentë themelorë: “Brezi i mëndafshtë ekonomik i korridoreve tokësore/hekurudhore” dhe “Rrugët e reja detare të mëndafshit të shekullit XXI”. Kësisoj, ajo shkon shumë e shumë më larg, me projekte e programe gjigante ekonomike, tregtare, energjetike, telekomunikacioni, ndërlidhje, kulturore etj., që në vitin 2017 përfshijnë 100 shtete me 4,5 miliardë banorë, të cilat japin rreth 65 për qind të GDP-së botërore.

Javën e kaluar tërhoqën vëmendjen katër veprimtari madhore në Evropë, të cilat tregojnë se tani edhe vetë BE-ja me vendet anëtare po “kërcënohen”, madje ndonjë ka filluar të “dorëzohet” ndaj “mëndafshit” kinez, pavarësisht nga demarshet politike dhe diplomatike të deritanishme. Një vit më parë, të 27 ambasadorët e BE-së në Kinë kërkuan me një letër publike kujdes dhe distancim lidhur me BRI, i konsideruar dhe si “Kali i Trojës Kineze”. Tri javë më parë, Komisioni Evropian miratoi dokumentin përkatës strategjik të bashkëpunimit, ku nënvizohet se, “Kina për BE-në nuk është më vetëm partner tregtar, por rival sistemi, një vend që po promovon një model të ri alternative qeverisjeje”.

Pavarësisht nga sa sipër, shumica e ekspertëve pohojnë se ashtu si edhe për rrjetin ndërlidhës G-5 “Huawei”, BE nuk ka dalë ende me qëndrime të njehsuara e të besueshme, me qëllim që të jetë në gjendje të kanalizojë ambiciet e saj ekonomike dhe diplomatike, mbi bazën e rregullave të multilaterizmit dhe nga ana tjetër të bëjë përpjekje të bashkojë vendet anëtare përballë shtimit të “oreksit” kinez.

Këto ide dhe kërkesat për reciprocitet, transparencë, respektim të rregullave të lojës, BE-ja ia shprehu presidentit kinez, Xi Jinping, në Paris më 27 mars, në Samitin katërpalësh BE-Kinë, Francë dhe Gjermani. Nga ana e tij, presidenti Xi deklaroi se, “një Evropë e bashkuar në lulëzim ekonomik përputhet me vizionin e Kinës për një botë multipolare dhe se ‘Rruga e Mëndafshit’ synon të realizojë një bashkëpunim të harmonishëm të të gjithë njerëzimit, ndaj Kina mbështet integrimin, zhvillimin dhe unitetin evropian.

Kësisoj, BRI po bëhet “prova e zjarrit” për BE-në dhe qëndrimet e saj konkrete politike. Më interesante dhe intriguese paraqitet situata në vendet anëtare. Kështu, me ftesë të presidentit francez, Macron, më 25-26 mars zhvilloi një vizitë shtetërore në Paris presidenti kinez, Xi Jinping, i cili u prit me pompë të madhe. Edhe pse në prag të bisedimeve me të, Macron deklaroi se, “bashkëpunimi me Kinën duhet bërë mbi baza të qarta, ekzigjente dhe ambicioze”. Mirëpo, ndryshe nga Franca, që kërkon kryesisht vetëm bashkëpunim në fushën e klimës, Xi Jinpig kërkoi bashkëpunim global për të gjitha çështjet. Vërtet që me Francën zyrtarisht nuk u bë ndonjë marrëveshje ose kontratë për BRI-në, por gjithsesi u ra dakord që në vitin 2021 në Paris të çelet ekspozita e madhe mbi rrugët e mëndafshit që përshkoi Marco Polo në fund të viteve 1200, madje përpara se të hapet në Pekin. Veç kësaj, u nënshkrua kontrata gjigante për shitjen e 300 avionëve “Airbus” me vlerë prej 35 miliardë euro, etj. Në pozitë më të vështirë ndodhen Greqia, Spanja, Portugalia, Polonia, Hungaria, të cilat kanë shumë nevojë për zhvillime dhe investime në të gjitha fushat, ku Kina është tejet aktive. Kjo, jo vetëm për të përmirësuar treguesit social-ekonomikë, por edhe që të mbeten aktorë të rëndësishëm e të besueshëm rajonalë.

Gjithsesi, vëmendjen ndërkombëtare e tërhoqi Italia, e cila u bë vendi i parë anëtar i BE-së dhe i G-7 që e përqafoi zyrtarisht BRI-në. Më 22 mars u nënshkrua në Romë, në prani të presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministrit italian De Conte, Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet dy qeverive mbi bashkëpunimin dypalësh në këtë nismë. Mbi këtë bazë dhe të 10 kontratave gjigante me vlerë rreth 20 miliardë euro, Kina do të bëjë investime të mëdha e të shumta në energjetikën, infrastrukturën, telekomunikacionet italiane, modernizimin e aeroportit të Romës, të porteve në Xhenova dhe Trieste, eksporteve italiane, etj. Reagimet nga Komisioni Evropian nuk munguan, por ato ishin të matura dhe të kujdesshme tani, vetëm dy muaj nga zgjedhjet e reja evropiane.

Në pozita më të mira mbrojtëse është Gjermania, por edhe aty gjërat po lëvizin, edhe pse në formatin jozyrtar. Kështu, më 29 mars, në qytetin-port Bremen u zhvillua ceremonia zyrtare e inaugurimit të Shoqatës Federale Gjermane të Nismës për “Rrugën e Mëndafshit” (Bundesverband Deutche Seidenstrasse Initiative (BVDSI) pas dy vitesh veprimtarie. BVDSI synon të nxisë “vëmendjen e politikës së jashtme gjermane drejt aspekteve pozitive të nismës për ndërtimin e rrugëve të mëndafshit”. Ajo që bën përshtypje është apeli i fortë i bashkëpresidentëve të saj, Hans Von Helldorff dhe Nadine Hellmode ndaj ministrit Federal të Ekonomisë, Peter Altmaier dhe atij të Jashtëm, Haiko Maas. Ata kërkojnë që të hiqet dorë sa më shpejt nga politika e bllokadës ndaj “Rrugës së Mëndafshtë”. Madje, shkojnë më tej duke kërkuar të hiqet dorë nga politika e njëanshme gjermane e kushtëzimit të marrëdhënieve me Kinën me vlerat/standardet demokratike; sipas tyre, kjo politikë nuk ka sjellë asnjë rezultat apo ndikim konkret as në Kinë e as në Rusi. Sipas BVDSI, në kushtet kur dhe ekonomia gjermane po tregon shenja dobësie dhe rënie si pasojë dhe e luftës tregtare me SHBA, “këmbëngulja për ta kushtëzuar bashkëpunimin ekonomik me Kinën me mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave të njeriut ka rezultuar tërësisht kundraproduktive”.

Mirëpo, pas kritikave në Bundestag mbi këtë shoqatë, qeveria gjermane reagoi duke mos dërguar përfaqësuesit e saj në ceremoninë e inaugurimit, gjithashtu ajo urdhëroi drejtuesit e BVDSI-së që të hiqnin nga ‘web’-i i tyre përshëndetjen e sekretarit Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale, Enak Ferlemann i CDU-së, sepse ajo i përkiste vitit të kaluar. Aty ai shprehte “mbështetjen për qëllimin e jashtëzakonshëm të BVDSI, jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por edhe nga sfondi i shkëmbimeve kulturore, që ofrojnë rrugët e mëndafshit”.  Kjo kthesë e qeverisë gjermane shpjegohet me zhvillimet e lartpërmendura, por edhe me faktin se ndryshe nga SHBA-të e ndonjë vend tjetër evropian, Gjermania është shprehur e hapur ndaj depërtimit të rrjetit celular G-5 në Gjermani. Po ashtu, ajo u ka injoruar kritikat e partnerëve lidhur me ndërtimin e rrjetit gazsjellës rus Nord Stream II, kështu që mbështetja për BRI do ta kompromentonte, shtonte problemet për politikën e saj të jashtme.

Këto dhe zhvillime të tjera të pritshme dëshmojnë se BE-ja dhe vendet anëtare po ndërgjegjësohen se këto marrëdhënie interesash strategjike po marrin përparësi të madhe, çka do të thotë se ato mund të bëjnë edhe “një sy qorr e një vesh shurdh” lidhur me shqetësimet në Kinë dhe në vende të tjera të mëdha mbi të drejtat e njeriut dhe standardeve demokratike ose do të shprehen “sa për të larë gojën”. Sepse tanimë institucionet e BE-së dhe vendet anëtare po e humbasin dora-dorës fuqinë e tyre të “kulaçit dhe kërbaçit”. Këtë tendencë negative e thekson dhe fakti se tani dhe të drejtat/liritë themelore të njeriut nuk mund të respektohen pa zhvillim dhe begati ekonomike, pa luftuar papunësinë kronike dhe pabarazinë social-ekonomike, mirëpo këto janë të pamundura, pa intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe investimet me Kinën, Rusinë, Turqinë, Brazilin, etj.

Këto zhvillime lidhen padyshim edhe me Ballkanin Perëndimor. Jo vetëm se Rrugët e Mëndafshit do të shtrihen deri në Portin e Pireut, por edhe sepse ne jemi pjesë e nismës politike/ekonomike kineze 16+1. Shqetësimi i parë është ai i shtimit dhe përmirësimit të kapaciteteve tona teknike dhe financiare për thithjen dhe zbatimin e projekteve kineze. Sepse shkëmbimet dhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Kinën do vijojnë dhe nuk kemi pse të fshihemi si struci.

Siç u pa më lart, Kina me synimet dhe projektet e saj globale i shtohet listës së shqetësimeve madhore strategjike për BE-në, krahas Brexit, krisjeve me SHBA-të, përçarjet brenda saj, përshkallëzimit të populizmit dhe ekstremizmit, krizave financiare, etj. Në këto kushte, BE-ja dhe vendet anëtare janë të superngarkuara me hallet dhe telashet e veta serioze. Gjithçka tjetër, përfshi edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor me problematikat e nxehta dhe zgjerimin drejt tij janë “too much” për t’u përtypur nga BE-në. Lodhjes dhe alergjisë nga ky zgjerim u janë shtuar problemet dhe dështimet e klasës politike në vendet tona. Për pasojë, zgjedhësit në vendet e BE-së dhe ato kandidate po e shohin qartë se anëtarësimi në BE nuk përbën më ilaçin magjik të zgjidhjes së këtyre problemeve, siç mendohej më parë. Veç kësaj, Franca, Holanda, Danimarka po shprehen hapur se përpara zgjerimit kërkohet thellimi i reformave brenda BE-së. Kjo tezë po fiton më shumë terren edhe në vende të tjera me peshë. Për pasojë, ka ardhur koha që klasat politike në rajonin tonë të mos presin më ndërmjetësim klasik e ca më pak zgjidhje nga faktori ndërkombëtar, por të fillojnë e japin kontributet e veta demokratike, duke marrë në dorë fatin dhe të ardhmen e tyre./gsh

Related- Posts

OP/ED

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

29 Qershor, 2025
OP/ED

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

27 Qershor, 2025
OP/ED

Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

21 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Papa takohet me Presidentin Zelensky: Vatikani i gatshëm për të mirëpritur negociatat Ukrainë-Rusi

9 Korrik, 2025

Indeksi i çmimeve të konsumit në Kinë u rrit me 0.1% në qershor, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra me 3.6%  

9 Korrik, 2025

Ministria e Jashtme: Kina do të punojë me të gjitha palët për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut 

9 Korrik, 2025

Trumpi i premton Ukrainës më shumë armë

9 Korrik, 2025

Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

9 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.