• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Pylli i ngatërruar i akronimeve në Drejtësi?!

8 Prill, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Pa buxhet dhe zyra nuk mund të punojmë”, tha gati i dorëzuar pak ditë më parë në një emision televiziv një nga krerët e strukturave të prokurorisë, deklaratë që, nga ana tjetër, la shumë shteg për të menduar për mënyrën sesi po zhvillohet sot Reforma e Drejtësisë. Në fakt, mjafton që të shikosh akronimet që lidhen me Reformën në Drejtësi dhe një njeri i zakonshëm të ngrejë duart sipër në “pakuptueshmërinë” e tyre, e cila lidhet disi edhe me vonesën e frikshme të kësaj reforme. Por, kur ngatërresat i bëjnë dhe moderatorët dhe gazetarët e shumtë atëherë misioni duket i pamundur. BKH, GJKR, GJKKKO, KLGJ, KLP, KPA, KPK mund të mos thënë gjë dhe të duken si abstrakte, por ato përbëjnë caqet ku po kalon Reforma shumë e vështirë e Drejtësisë dhe pengesat e pafundme ndaj saj. Tashmë, kur ligjërimi politik duhet të futet në ngërç mjafton që të përdoret Reforma në Drejtësi dhe atëherë gjithçka duket e kryer.

Për hir të së vërtetës: KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) dhe KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor) u aprovuan pak muaj më parë në Dhjetor të vitit 2018, pas përfundimit maratonë të shqyrtimit të dokumentacionit të anëtarëve të saj dhe kalimit të kandidaturave në mbledhjet respektive të këshillave të Prokurorëve dhe Gjyqtarëve. Duhet thënë se kalimi i tyre shënon një stad më shumë dhe i hap udhë krijimit të kompetencave të krijimit të gjykatave dhe Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

Ky moment bëri që KLGJ të fillonte emërimin e gjyqtarëve nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Janë gjithsej 16 gjyqtarë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe 11 syresh në Gjykatën e Apelit. Dokumentacioni bën me dije se përndryshe nga SPAK-u është parashikuar transformimi i Gjykatave të Krimeve të Rënda (GJKR) në Gjykata e Posaçme, që do të thotë se gjyqtarët mund të kalojnë drejt këtyre strukturave të reja. Por, ama që të kalojnë gjyqtarët duhet të binden që t’u shikohen të dhënat për kontot e tyre bankare dhe tabulatet telefonikë. Kurse për emërimin e përhershëm në Gjykatat e Posaçme, Gjyqtarët dhe nëpunësit civilë duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit të imtësishëm të dokumentacionit të tyre. Vetëm atëherë, gjyqtarët emërohen në mënyrë të përhershme në Gjykatat e Posaçme, pra, nëse i kalojnë sprovat e dokumentacionit. Me pak fjalë, punonjësit e sotëm të Gjykatave aktuale të Krimeve të Rënda sikurse edhe Kancelarët në detyrë do të duhet më parë të japin pëlqimin për kufizimin e privatësisë për t’u emëruar në Gjykatat e Posaçme. Gjykatat e Krimeve të Rënda do të ekzistojnë edhe për pak kohë deri në ngritjen e Gjykatave të Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thuhet në Raportin e Monitorimit 2 që Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes e ka hartuar me Fondacionin për Shoqërinë e Hapur dhe që bën një skanim tejet profesional, por edhe informon qartësisht sesi po ecën Reforma e Drejtësisë.

Nuk mbaron këtu: Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur të njëjtën logjikë për realizimin e hapave të nevojshëm ligjorë për ushtrimin e kompetencave në drejtim të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Organi kryesor i hetimit, tashmë, përbëhet nga 15 prokurorë dhe drejtuesi i saj që janë zgjedhur nga një proces transparent,  ku vetëm 27 prokurorë  që shprehën interesin dhe aplikuan për ngritje në detyrë në Prokurorinë e Posaçme, ia arritën të plotësonin kriteret.

Duhet përmendur se për ta bërë procesin më të rregullt, fillimisht u miratua një rregullore sipas të cilës eci i gjithë procesi. Dhe sot, për të pasur një lloj përparësie, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është llogaritur t’i kërkojë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) rivlerësimin me përparësi të kandidatëve të përzgjedhur gjatë kësaj faze si edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) në rastet e vendimeve të ankimuara. Vetëm pas konfirmimit në detyrë nga KPK, Këshilli do të realizojë emërimin e prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Stadi i sotëm i emërimit të prokurorëve të posaçëm do të mundësojë zgjedhjen e drejtuesit të këtij institucioni, duke sjellë krijimin e Prokurorisë së Posaçme. Nëse të gjitha ecin si duhet, atëherë do bëhet ngritja e një tjetër strukture mbështetëse pranë Prokurorisë së Posaçme siç është Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), që përmendet aq shpesh nga  artikullshkrues të ndryshëm.

Ata, që e kanë menduar procesin kanë ideuar edhe elementin që Gjykatat dhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të jenë paralelisht në të njëjtën kohë, për të bërë të mundur një bashkërendim dhe koordinim sa më eficient gjatë procedurave të hetimit dhe gjykimit të veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe për të garantuar dhe siguruar respektimin e drejtave të të akuzuarve.

Për shkak të batërdisë të deritanishme duket se një tjetër proces është i vështirë dhe ai lidhet me kalimin e hallkave dhe vlerësimin e kandidatëve gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët pritet të konfirmohen me vendim të formës së prerë gjatë procesit të rivlerësimit. Por mos e mendoni të lehtë pasi ashtu si në rastin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve kandidatë për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kohëzgjatja e procesit të rivlerësimit dhe numri i ulët i konfirmimeve do të sillte vonesa në plotësimin e vendeve vakante dhe për rrjedhojë ndikon në fillimin e funksionimit të këtyre institucioneve. Për këtë arsye, roli i organeve të rivlerësimit në trajtimin me përparësi të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatat e Posaçme dhe prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme është një faktor kyç në ngritjen dhe funksionimin e këtyre institucioneve, thuhet në raport.

Dhe, nuk mbaron me kaq, numri i lartë i vendimeve të ankimuara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, është një problem për ecjen normale jo vetëm të organeve të reja të drejtësisë, por edhe si një sfidë e mundshme e institucioneve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që parashikohen të ngrihen së shpejti. Sfida më e madhe është funksionalizimi me numrin e plotë të anëtarëve.

Duhet të sqarojmë se ngritja e organeve të reja të drejtësisë dhe fillimi i zbatimit të kompetencave në drejtim të ngritjes së Gjykatave dhe Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përbëjnë ato që të gjithë shqiptarët presin nga shpallja e objektivave kryesorë të Reformës në sistemin e Drejtësisë. Megjithatë kakofonia e zërave shpesh jo profesionalë, problemet e bashkëpunimit institucional dhe mbi të gjitha mungesa e transparencës e kanë bërë publikun shumë të ngatërruar. Pa harruar se një përgjegjësi e madhe bie te Këshilli i Ministrave, në mënyrë të veçantë vonesat në alokimin e buxhetit dhe gjetja e infrastrukturës, ku gjatë muajve në vijim pritet të përfundojnë disa nga detyrat më të rëndësishme të KLP-së, ndaj kryetari Gent Ibrahimi  u shpreh me rezerva, se nëse gjendja do të vazhdonte e tillë pa zyra dhe buxhet, duhej të rishikonte vendimin e vet. Pikërisht të gjithë njohurinë për këtë proces dhe ecurinë e tij e zgjidh raporti i detajuar i QSDQ (Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes) për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Përzgjedhja e Prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që do t’i vihet publikut së shpejti në dorë dhe që të ndriçon pak në pyllin e akronimeve të Drejtësisë, shenja semiotike të çuditshme pa marrë realisht jetë./gsh

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.