• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Game of Thrones?! Kemi historinë e Bizantit

6 Maj, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk kam asnjë ide se pse njerëzit e ndjekin “Game of Thrones”, i cili e nisi sezonin e tij të tetë dhe të fundit në HBO katër javë më parë, me shifra rekord shikuesish. E them këtë jo thjesht sepse mendoj se çalon si show (edhe pse vetë kam qenë ndjekës), por sepse nëse do të vendosja të shpenzoja qindra orë të jetës sime zhytur në historinë më së shumti të papërfillshme të një mbretërie dhe njerëzve të saj – disa prej tyre krenarë dhe të bukur, disa të tjerë të egër – do të lexoja më shumë për Bizantin.

Druaj se Perandoria Lindore, pasardhësja mijëvjeçare e Romës së lashtë, që në kulmin e saj u shtri nga bregu i Spanjës në Levant, nuk ka marrë gjithmonë vëmendjen e shtypit. Në librin “Historia e Moralit Europian”, historiani anglo-irlandez W.E.H. Lecky e hedh poshtë Bizantin si “formën më të neveritshme që qytetërimi ka marrë ndonjëherë“. “Nuk ka pasur asnjë qytetërim tjetër të qëndrueshëm që është privuar nga të gjitha format dhe elementet e madhështisë në shkallë të tillë”, shkruan ai. “Historia e Perandorisë është një histori monotone e intrigave të priftërinjve, eunukëve dhe grave; është një histori helmimesh, komplotesh, mosmirënjohjejeje dhe vëllavrasjesh të vazhdueshme”.

Si të gjitha historitë më të mira, ajo nis si legjendë. Ne as që e dimë se kur ka nisur ekzistenca e qytetit të madh apo cila është origjina e emrit të tij të bukur. Thuhet se themeluesi i saj ishte Mbreti Buzas, sunduesi i Megarës, një lord që erdhi nëpërmjet Egjeut gati 700 vjet para lindjes së Krishtit. Në tetë shekujt e ardhshëm do të ndryshonte sundim disa herë, duke u kthyer në një krahinë persiane, një qytet grek, dhe më pas romak.

Në vitin 330, Konstandini i Madh e zhvendosi kryeqytetin e tij nga Qyteti i Përjetshëm, në vendin ku Briri i Artë (zona e Haliçit në Stamboll) takon Bosforin. Aty qytetërimi do të lulëzonte për më shumë se një mijëvjeçar, shumë kohë pasi Perëndimi i ishte dhënë barbarizmit dhe vetë Roma ishte kthyer në një një “pellg” princash laikë dhe religjiozë. Rrugët u ndriçuan me llampa me naftë. Gratë nisën të përdornin pirunin, ndërsa burrat të luftonin me armët e zjarrit. Njerëz të të gjitha racave jetonin së bashku dhe flisnin gjuhë të ndryshme. Gratë që u “kthyen” në burra u shpallën shenjtorë. Perandorët u rrëzuan dhe në disa raste u rikthyen në pushtet për t’u rrëzuar përsëri, si Justiniani II, i cili mbretëroi nga viti 685 derisa i prenë hundën 10 vjet më vonë (duke marrë edhe emrin e ri Rhinometus). Pasi u dëbua, u martua me motrën e një njeriu të pushtetshëm dhe e kaloi Detin e Zi me një anije peshkimi. Atje ngriti një ushtri dhe rimori fronin në vitin 705, kur nisi një seri luftërash kundër ish-aleatëve të tij. Atij iu pre koka në vitin 711 dhe iu dërgua si dhuratë një gjenerali që ai vetë e kishte shkarkuar. Ky ishte qytetërimi i artë që do të frymëzonte ekstazën mistike të poetëve.

Do të ishte interesante që pasi i lexon, të shohësh te Bizanti mishërimin e plotë të idealeve të krishtera të bashkëpunimit mes altarit dhe fronit. Por religjioni bizantin ishte në të njëjtën kohë më i paprekshëm dhe më spiritualizues sesa ai i Perëndimit, me murgjit plot vendosmëri dhe nxënësit e tyre të përkushtuar. Krerët e Kishës Latine luftuan dhe shpesh siguruan pranimin pa asnjë kundërshti të  fuqisë së përkohshme; në Lindje, ndërsa murgjit e malit Athos i gëzoheshin asaj që ata këmbëngulnin se ishte drita e pakrijuar e vetë Perëndisë, patriarkët në qytetin e shenjtë u dorëzuan para perandorëve të tyre, të cilët e bënë veten arbitrat e fundit të doktrinës së kishës. Në muzgun e perandorisë, në fillim të shekullit të XV, përfaqësuesit ortodoksë në Këshillin e Firences u udhëzuan nga sovranët e tyre – të cilët kishin nevojë për trupa dhe para – për të afirmuar mësimin katolik mbi filioque*, formën e shenjtërimit në meshë, purgatorin  dhe epërsinë e papatit romak. Pas rënies së Konstandinopojës, në vitin 1453, sundimtarët e rinj osmanë, të cilët e kuptuan rrezikun e bashkimit ortodoks me Romën, nxitën ata kisha që dëshironin të largoheshin. Kjo përçarje ka vijuar deri në ditët e sotme.

Një nga gjërat për të cilat mund të bien dakord shumë në lidhje me qytetërimin bizantin është roli i luajtur nga gratë – dhe jo vetëm ato të rangjeve të larta. Është e pamundur të imagjinohet në historinë e asaj që ne tani e quajmë Evropa Perëndimore” diçka si karriera e jashtëzakonshme e Perandoreshës Theodora. Vajzë e një stërvitësi arinjsh dhe një akrobateje, ajo mbeti jetime që në moshën 5-vjeçare dhe ndoqi rrugën e prindërve.

Disa nga argëtimet që përfshinte profesioni i saj duken mjaft të çuditshme, madje pornografike – një prej tyre kishte të bënte me shtrirjen lakuriq, ndërsa skllevërit mbulonin trupin e saj me elb, që më pas konsumohej nga patat. Pas disa vitesh jashtë vendit, tashmë një grua e re, ajo u kthye në Konstandinopojë, ku Justiniani I ndryshoi ligjet që rregulloonin martesat e aktoreve dhe e mori për grua. Perandoresha Theodora njihej për bamirësinë e saj – ndër të tjera ajo shfaqi një interes të madh për t’u përmirësuar jetën prostitutave dhe grave të tjera të shtresës së ulët – dhe për guximin e saj. Gjatë një revolte në vitin 532, burri i saj ishte në prag të largimit nga pallati mbretëror, por ajo e ndaloi. “Çdonjeri që ka ardhur në jetë do të vdesë herët a vonë. Si mundet që një perandor t’i lejojë vetes të kthehet në një të arratisur?”, i tha ajo. “Mos e mbajtsha kurrë me dëshirë rrobën perandorake dhe mos pafsha dritë dielli nëse nuk e kam këtë titull”.

Disa vite më parë, një matematikan sovjetik propozoi një teori që është bërë e njohur si “Kronologjia e re”. Sipas dr. Anatoli Fomenko, i cili është ende anëtar i Akademisë Ruse të Shkencave të Natyrës, gjithçka që dimë për datat historike është e rreme, rezultat i një komploti apo një serie komplotesh të thurura nga (kush tjetër?) Kisha Katolike. Piramidat, për shembull, u ndërtuan në Mesjetë, dhe mbreti Solomon, i cili jetoi jo më shumë se gjysmë mijëvjeçari më parë, është identik me Sulejmanin e Madhërishëm. Nëse spekulimet e profesorit rus do të provoheshin disi, do të detyroheshim të ndryshonim mendim për shumë gjëra të mëdha.

Bizanti nuk do të ishte një prej tyre. Nëse Basili II (perandori bizantin i  dinastisë maqedonase, v. pasues i Kostandinit VII), Halil Pasha dhe murgjit ortodoksë e kanë treguar veten aq fantastikë sa Aegon I Targaryen dhe Lord Spider dhe Sparrows i “King’s Landing”, unë veçse do të lutesha, si Yeats, që ata të bëhen bashkë në artificën e përjetësisë. 

Related- Posts

FOKUS

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026
FOKUS

Vuçiç humbi zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

26 Tetor, 2026
FOKUS

Nga Beogradi në Tiranë: A po paralajmërojnë protestat studentore një ndryshim rajonal dhe fundin e një cikli politik?

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

26 Tetor, 2026

WSJ: Zyrtarë të administratës Trump nxisin Viktor Orbánin të kandidojë për kreun e OKB-së

26 Tetor, 2026

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026

Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

26 Tetor, 2026

Izrael: Netanyahu përballë zgjedhjeve vendimtare

26 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.