• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Joe Biden shpall zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2024

25 Prill, 2023
in Bota, NGJARJE
A A
epa10482148 US President Joe Biden delivers a speech at the Kubicki Arcades, in the back gardens of the Royal Castle, in Warsaw, Poland, 21 February 2023. US president Joe Biden arrived in Poland for a two-day visit.  EPA/Radek Pietruszka POLAND OUT

Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje të martën. Kandidatët zyrtarë nga dy partitë kryesore, demokratët dhe republikanët, nuk do të zgjidhen deri vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit 2024. Por, duke pasur parasysh precedentin, shanset janë të pakta që demokratët të zgjedhin dikë tjetër. Ekspertët theksojnë shqetësimin e votuesve, përfshirë edhe ata demokratë, për moshën e zotit Biden. Ai bëri histori në vitin 2020 kur u bë presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, analistët vlerësojnë se kur përballen me mundësinë e rizgjedhjes së një republikani, veçanërisht nëse ky kandidat ka mundësinë të jetë ish-presidenti Donald Trump, atëherë votuesit demokratë lehtësisht pritet të rreshtohet në mbështetje të zotit Biden.

Njoftimi i presidentit Joe Biden u bë përmes një videoje tre minutëshe, pikërisht në përvjetorin e katërt, kur ai shpalli kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2020. Në atë kohë ai premtoi se do të shëronte “shpirtin e kombit”, të trazuar nga presidenca e Donald Trumpit, një qëllim, që ka mbetur ende i parealizuar.

“Kur kandidova për president katër vjet më parë, thashë, ne jemi në betejë për shpirtin e Amerikës dhe kjo betejë po vazhdon. Pyetja me të cilën po përballemi është nëse në vitet në vijim do të kemi më shumë liri apo më pak liri, më shumë të drejta apo më pak”, tha zoti Biden në videon përmes së cilës e shpalli rikandidimin për president.

Zoti Biden nuk pritet të përballet me vështirësi për të fituar emërimin e partisë demokrate, por do të ketë një luftë të vështirë për të mbajtur presidencën, në një kohë kur kombi amerikan vazhdon të ketë ndasi të thella politike.

Njoftimi për rikandidimin nuk ishte një befasi, por ai i jep fund spekulimeve disa muajshe.

Analistët e vënë theksin tek pika kryesore që shqetëson shumicën e votuesve, përfshirë edhe atyre të Partisë Demokratike, mosha e zotit Biden.

Ai do të jetë 82-vjeç në natën e zgjedhjeve më 2024 dhe nëse do të fitonte zgjedhjet, do të ishte 86-vjeç në fund të mandatit të dytë.

“Kjo do të jetë një kandidaturë historike për presidencën. Ai tani është presidenti më i vjetër që ka mbajtur ndonjëherë postin dhe kandidimi në moshën 82-vjeçare do të ngrejë pikëpyetje të mëdha për çështjet e brezave brenda Partisë Demokratike dhe mundësitë për poste udhëheqëse, por edhe për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies së tij”, thotë profesori i Politikës Amerikane në Universitetin e Çikagos.

“Është gjithmonë historike kur diçka është e paprecedentë. Zoti Biden do të jetë 82 vjeç në kohën kur kandidon. Nëse ai do të rizgjidhet, kur të përfundojë mandatin e dytë do të ishte në moshën 86 vjeçare. Kjo është e paprecedentë. Ne e dimë nga sondazhet se kjo përben shqetësim për disa njerëz në të gjithë spektrin politik”, thotë Barbara Perry, Drejtoreshë e Studimeve Presidenciale tek Universiteti i Virxhinias.

Një sondazh i fundit i realizuar nga Associated Press dhe qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike tregon se vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Joe Biden duhet të kandidojë përsëri.

Presidenti Biden megjithatë mendon se kur votuesit të përballen me alternativën mes tij dhe një kandidati republikan, veçanërisht nëse ky do të ishte Donald Trumpi, atëherë shumica e elektoratit do të ishte në anën e demokratëve. Sondazhet tregojnë se momentalisht Donald Trump ka gjasat më të mëdha të fitojë emërimin e Partisë Republikane.

Ekspertët pajtohen me këtë vlerësim.

“Mund të bëjmë një analogji sportive. Nëse dilni në finale dhe ndesheni me një ekip që e keni mundur më parë, ju keni vetëbesim. Nuk do të thotë se do të fitoni çdo ndeshje kundër atij ekipi, por zakonisht në sondazhe, kjo ka treguar se Joe Biden është i vetmi demokrat që mund ta mposhtë Donald Trumpin”, thotë zonja Perry nga Universiteti i Virxhinias.

Profesori William Howell thotë se ajo që shkon në favor të zotit Biden është argumenti se ai nuk është një kandidat që sjell kaos si është zoti Trump. Zoti Biden, sipas tij, ka kthyer të paktën qetësinë në politikën kombëtare në krahasim me atë që ndodhi në katër vitet e mëparshme.

“Ai do të duhet të kandidojë me idenë se mund të na drejtojë në kohë të vështira. Ekonomia është më e mirë. E kapëcyem problemin e COVID-19, ndonëse jo plotësisht. Inflacioni po bie dhe jemi më të respektuar në të gjithë botën siç nuk ishim më parë. Këto lloj mesazhesh pres të dëgjoj nga zoti Biden dhe mendoj se ai do t’i shfrytëzojë këto gjatë fushatës”, thotë profesori Howell.

Fushata e presidentit Biden për vitin 2024 do të jetë dukshëm e ndryshme nga ajo e vitit 2020, kur pandemia COVID-19 e detyroi atë të bënte fushatë kryesisht nga shtëpia e tij në Wilmington në Delaware. Kjo bëri që ai të shmangë një fushatë të rregullt dhe të lodhshme, duke udhëtuar nga njëri shtet tek tjetri.

Por, Drejtoresha e Studimeve Presidenciale tek Universiteti i Virxhinias, Barbara Perry thotë se presidenti Biden tani mund të përdorë shtëpinë e tij aktuale, Shtëpinë e Bardhë në avantazhin e tij.

“Për mua, simbolika e Shtëpisë së Bardhë është elementi më i rëndësishëm për një president që është në detyrë pasi ju flisni nga hapësirat e brendshme të presidencës amerikane”, thotë zonja Perry.

Në videon 3 minutëshe ku shpalli rikandidimin për president zoti Biden po llogarit se arritjet e tij legjislative në mandatin e parë dhe mbi 50 vjet përvojë në Uashington do të kenë më shumë rëndësi për votuesit./voa

Related- Posts

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa
Bota

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026
Bota

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026
Bota

Gjermani, ish-shefi i inteligjencës përballet me akuza për spiunazh

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Emmanuel Macron, President of France, and his wife, Brigitte Macron, welcome German President Frank-Walter Steinmeier and his wife, Elke Buedenbender at the Elysee Palace. Photo: Bernd von Jutrczenka/dpa

Gjermania do të mbetet e përkushtuar ndaj Evropës, Steinmeier i premton Macronit

8 Tetor, 2026

Trumpi mendon se Amerika nuk mund të ekzistojë pa të

8 Tetor, 2026

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.