• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI MALI I ZI

A do ta bllokojë Kroacia anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

27 Korrik, 2026
in MALI I ZI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Mali i Zi përpiqet të realizojë objektivin e tij ambicioz – mbylljen e përkohshme të të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të vitit, me qëllim arritjen e synimit strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) gjatë vitit 2028 – Zagrebi i kujtoi Podgoricës se për realizimin e këtij synimi vendos edhe Kroacia, si njëra prej 27 shteteve anëtare me të drejta të barabarta në Union, raporton Kolegium.mk.

Kjo do të thotë se, edhe nëse Mali i Zi zbaton të gjitha reformat e nevojshme dhe përmbush të gjitha detyrimet nga agjenda evropiane, çështjet e hapura dypalëshe mund të bëhen pengesë në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit, analizon shërbimi ballkanik i Radio Evropa e Lirë.

Bashkimi Evropian tashmë ka nisur përgatitjen e Traktatit të Anëtarësimit për Malin e Zi, i cili synon të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028, por duket se rruga nuk do të jetë pa pengesa.

Shembulli i Maqedonisë së Veriut si rasti më i qartë

Përdorimi i mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe si instrument presioni në procesin e zgjerimit nuk është diçka e re në BE. Shembulli më i qartë është Maqedonia e Veriut. Ajo ishte peng i kontestit me Greqinë për çështjen e emrit për më shumë se një dekadë, ndërsa menjëherë pas zgjidhjes së tij u përball me veton e Bullgarisë, e cila vazhdon të mbetet në fuqi.

Edhe Kroacia ka pasur përvojë me veto. Për gati një vit, negociatat e saj të anëtarësimit u bllokuan nga Sllovenia për shkak të mosmarrëveshjes kufitare në Gjirin e Piranit. Bllokada sllovene e ngadalësoi përfundimin e negociatave të Kroacisë me Bashkimin Evropian. Kontesti u zhbllokua vetëm pas një marrëveshjeje politike ndërmjet Zagrebit dhe Lubjanës.

Ndryshe nga Sllovenia, e cila në fund të vitit 2008 bllokoi pothuajse të gjithë procesin negociues të Kroacisë, Kroacia nuk i ka ndërprerë negociatat e Malit të Zi me Bashkimin Evropian.

Deri më tani ajo ka dhënë pëlqimin për mbylljen e pothuajse të gjithë kapitujve, me rezervë vetëm për Kapitullin 14, që ka të bëjë me politikën e transportit. Megjithatë, prej dy vitesh mbetet i bllokuar Kapitulli 31, i cili përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Pikërisht në këtë kapitull ndërthuren çështjet e hapura dypalëshe mes Zagrebit dhe Podgoricës.

Kroacia: Koha po mbaron

Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane më 22 korrik njoftoi se “kanë mbetur vetëm edhe disa muaj deri në fund të vitit 2026″ dhe e ftoi sërish Malin e Zi në dialog konstruktiv dhe në intensifikimin e punës për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Ky reagim erdhi menjëherë pas vizitës së komisares evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Zagreb, ku ajo u takua me kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliq Radman.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, komisarja Kos dhe zyrtarët kroatë ranë dakord se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar në rezultatet konkrete të vendeve kandidate në zbatimin e reformave.

“Komisarja Kos theksoi se ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të ardhshme anëtare është pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit. Ne besojmë se mosmarrëveshjet mund të tejkalohen në përpjekjen për të arritur qëllimin tonë të përbashkët – një Evropë më të madhe, më të sigurt dhe më të pavarur”, deklaroi Mercier për Radio Evropa e Lirë.

Kroacia e bllokoi mbylljen e Kapitullit 31 që në vitin 2024, pasi Kuvendi i Malit të Zi miratoi një rezolutë për gjenocidin në Jasenovac, të cilën Zagrebi zyrtar e vlerësoi si provokim.

Përveç kësaj, Kroacia këmbëngul në zgjidhjen e disa çështjeve të tjera të hapura dypalëshe.

Në deklaratën e saj të fundit, ajo theksoi se pret zgjidhjen e çështjes së kompensimit për ish-të burgosurit e kampeve, vazhdimin e kërkimit për 14 personat e zhdukur nga Lufta për Pavarësinë e Kroacisë, ndjekjen penale të krimeve të luftës, zgjidhjen e kërkesave pronësore të shtetasve kroatë, ruajtjen e pllakës përkujtimore në Morinj, vazhdimin e bisedimeve për përcaktimin e kufirit detar, si dhe kthimin e anijes shkollore “Jadran”.

Podgorica këmbëngul në dialog

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, në një deklaratë të publikuar më 23 korrik, reagoi ndaj komunikatës së Zagrebit zyrtar.

Në të thuhet se Podgorica e sheh deklaratën kroate si konfirmim të interesit të përbashkët për përfundimin me sukses të rrugës evropiane të Malit të Zi dhe thekson se të gjitha çështjet e hapura dypalëshe duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Mali i Zi mbetet i përkushtuar për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha çështjet e hapura. Dialogun e drejtpërdrejtë dhe përmbajtësor e konsiderojmë rrugën më të mirë për afrimin e qëndrimeve, largimin e keqkuptimeve dhe forcimin e mëtejshëm të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

 /Portalb.mk.

Related- Posts

MALI I ZI

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
MALI I ZI

Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

14 Tetor, 2026
MALI I ZI

Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
Singaporean Prime Minister Lawrence Wong welcomes German Chancellor Friedrich Merz. During his trip to Asia, Merz is also visiting Japan and South Korea. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjatë vizitës në rajonin e Paqësorit, Merz bën thirrje që BE-ja të nxisë tregtinë e lirë

27 Tetor, 2026

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: Netanyahu ngre alarmin për votën arabe, opozita akuzon për përpjekje për të vënë në dyshim rezultatin

27 Tetor, 2026

Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

27 Tetor, 2026

Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

27 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.