• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home INTERVISTË

Ambasadori gjerman: Pse është rritur interesi i shqiptarëve për t’u punësuar në Gjermani?

19 Tetor, 2019
in INTERVISTË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prej gushtit të këtij viti, Peter Zingraf është në krye të Ambasadës Gjermane në Shqipëri. Në një intervistë për “Monitor”, ai nënvizoi qëndrimin pozitiv të Bundestag-ut gjerman dhe Qeverisë Federale për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe shpjegoi se si ky vendim pozitiv do ta sillte Shqipërinë më pranë BE-së në standard dhe konkurrueshmërinë.

Ambasadori është njohur më nga afër edhe me disa nga projektet gjatë një udhëtimi në rajonin e Shkodrës, ku bashkëfinancuese është edhe qeveria gjermane. Për sa i përket emigracionit, ambasadori Zingraf është shprehur se po përpiqen që nëpërmjet projekteve në Shqipëri, të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe perspektivën për të ardhmen. Megjithatë, në vitet e fundit, është rritur interesi i shqiptarëve për qëllim punësimi.

Shqipëria pret përgjigje nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave. Çfarë pasojash do të ketë një përgjigje negative për vendin, në aspektin politik dhe ekonomik?

Para së gjithash, dëshiroj të nënvizoj se Bundestag-u gjerman dhe Qeveria Federale i kanë thënë “PO” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Nga pikëpamja jonë, është në interesin strategjik të Bashkimit Europian të përforcojë besueshmërinë e perspektivës së anëtarësimit këtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor me vendime, të cilat do të mundësonin hapat e mëtejshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Një vendim pozitiv do të kontribuonte në intensifikimin e mëtejshëm të dialogut të reformave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, veçanërisht për çështje detajesh specifike, si dhe do ta sillte Shqipërinë më pranë standardeve dhe aftësisë konkurruese të Bashkimit Europian.

FOTO: AMBASADA GJERMANE

Qeveria Gjermane, së bashku me donatorë të tjerë, ka qenë financuese me projekte të rëndësishme për zhvillimin e vendit, sikurse është edhe reforma në ujësjellës. Si po ecën deri më tani ky projekt? Çfarë sfidash po hasen me zbatimin e tij?

Gjermania angazhohet tashmë prej shumë vitesh për mbështetjen e sektorit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në Shqipëri. Dhe për këtë u binda edhe në kuadër të vizitës sime në stacionin e pompave në Lezhë dhe impiantin e trajtimit të ujërave të ndotur në Shirokë. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim më tej Qeverinë Shqiptare në zbatimin e reformës në sektorin e ujit dhe në funksion të kësaj, ramë dakord para disa ditësh për rritjen e bashkëpunimit tonë. Në fokus të mbështetjes sonë qëndron bashkëpunimi me njëmbëdhjetë ndërmarrje ujësjellësi, të cilat arrijnë mbi 80% të popullsisë së Shqipërisë. Edukimi dhe trajnimi i orientuar do të bëjnë që ekspertët të mund t’u përgjigjen më mirë nevojave të sektorit.

Ende nuk është tenderuar linja 400 kv me Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që sipas planifikimeve duhet të kishte nisur që në fillim të këtij viti. Përse ka ngecur tenderimi i kësaj linje?

Planifikimi teknik për këtë projekt ndërkohë është përmbyllur dhe tenderi për ndërtimin ka nisur në gjysmën e parë të vitit. Aktualisht, nisja e ndërtimit është planifikuar për në gjysmën e parë të vitit 2020. Vonesat që me të vërtetë pati ky projekt i detyrohen dimensionit të madh dhe shkallës së kompleksitetit teknik të këtij projekti. Zbatimi vazhdon në parim paralelisht me punën në anën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi besim se ky projekt do të përmirësojë shumë shpejt furnizimin me energji në rajon.

FOTO: AMBASADA GJERMANE

Në janar të vitit 2020, pritet që në Gjermani të hyjë në fuqi një paketë ligjore që lehtëson emigrimin e shtetasve me origjinë jo-BE. Çfarë kriteresh duhet të plotësojë një individ për të përfituar vizë? Sa rrezikon kjo që të ketë një valë të re emigrimi nga Shqipëria?

Ligji për emigrimin e fuqisë punëtore tashmë është miratuar dhe do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020. Ai do të duhet të veprojë kundër mungesës së fuqisë punëtore që kemi në Gjermani.

Ky ligj u adresohet, para së gjithash, shtetaseve dhe shtetasve nga vendet jo-BE, të cilët kanë përfunduar një shkollim profesional të kualifikuar gjerman, ose një shkollim profesional të kualifikuar të huaj, i cili duhet të jetë ekuivalent me atë gjerman, si dhe atyre, të cilët kanë një diplomë gjermane, një diplomë të huaj që njihet në Gjermani ose një diplomë të huaj të krahasueshme me diplomën gjermane.

Një parakusht i rëndësishëm për të përfituar nga ligji i ri për emigrimin e fuqisë punëtore është paraqitja e dëshmisë së kualifikimit profesional. Në të njëjtën kohë, ne përpiqemi që përmes projekteve të gjera të bashkëpunimit tonë për zhvillim të përmirësojmë kushtet e jetesës në Shqipëri, por dhe perspektivën për të ardhmen, sidomos për të rinjtë.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, numri i shqiptarëve të pajisur me leje qëndrimi në Gjermani për arsye të punësimit ka shënuar rritje të fortë. Si paraqitet situata në 2019? Sa ka qenë numri i kërkesave për vizë emigruese për punësim? Cilat grup profesionesh po sigurojnë kontrata pune në Gjermani?

Me të vërtetë që, vitet e fundit, ne shohim rritje të interesit të shqiptareve dhe shqiptarëve për të shkuar në Gjermani për qëllim punësimi. Në vitin 2017, ne kemi aprovuar rreth 3.500 viza, ndërsa në vitin 2018 ato ishin pothuajse 5.000. Ne nuk kemi njohuri për mundësitë e suksesit në sigurimin e një kontrate pune në fusha specifike. Të gjithë personat që aplikojnë te ne paraqesin një kontratë pune, të siguruar tashmë. Personalisht do të dëshiroja që ky emigracion të mos ishte një rrugë vetëm me një drejtim por që shqiptaret dhe shqiptarët në Gjermani të mblidhnin përvoja të vlefshme, të cilat të mund t’i sillnin më pas në atdheun e tyre.

FOTO: AMBASADA GJERMANE

Viti 2015 shënoi një bum kërkesash për azil nga shqiptarët në Gjermani, të cilat janë reduktuar vitet e fundit dhe shumë aplikantë janë riatdhesuar sërish në vend. Çfarë programesh ka ndërmarrë Ambasada për integrimin e tyre sërish në vend? A ekziston mundësia që këta të kthyer të përfitojnë nga lehtësitë e paketës së re për emigracionin që pritet të hyjë në fuqi?

Qeveria Federale mbështet masat lehtësuese për një riintegrim ekonomik dhe social të shqiptareve dhe shqiptarëve pas kthimit të tyre në Shqipëri. Para pak ditësh, kam vizituar një projekt social të quajtur “Shpresa për të ardhmen”: një shtëpi në Shkodër, dera e së cilës qëndron e hapur për të gjithë. Atje shumëkush mund të ndjekë kurse gatimi, ose punëdoreje, si dhe kurse gjuhe ose trajnime parapërgatitore për një aplikim për vend pune. Shtëpia gjithashtu funksionon si një pikë shoqërore takimi.

Një tjetër projekt i rëndësishëm është DIMAK – qendra e informacionit ofron në telefon, përmes rrjeteve sociale ose përmes takimeve në zyrat e saj në Tiranë këshillime rreth mundësimeve të punësimit, ose kualifikimit për personat e kthyer. DIMAK ofron trajnime parapërgatitore për aplikime, nëpërmjet të cilave, të gjithë të interesuarit mund të perfeksionohen në formulimin e një jetëshkrimi ose në paraqitjen sa më të mirë në bisedën prezantuese për një vend pune.

Projekti i Ujësjellësit të Lezhës

Kosto e projektit në total është 13.2 milionë euro, prej të cilave:

  • 10 milionë euro Qeveria Zvicerane,
  • 3 milionë euro Qeveria Gjermane
  • 0.2 milion euro BE

Ky projekt kishte si objektiv: Përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë së Bashkisë së Lezhës, duke siguruar furnizim me ujë të besueshëm dhe higjienikisht të sigurt, duke marrë parasysh mbulimin e kostos, si dhe tarifat e përballueshme nga shoqëria.

Masat:

  • Investime në 128 km tuba të rrjetit ujor në qytetin e Lezhës;
  • Rehabilitimi dhe ndërtimi i 10 km tuba të rrjetit të instaluar në Ishull Lezhe;
  • Ndërtimi i 3 rezervuarëve të rinj të ujit;
  • Ndërtimi i sistemeve të reja ujore në zonat periferike të qytetit (SMT, Frutore, Ishull Shëngjin);
  • 5585 lidhje të reja nëpër shtëpi dhe 3640 ujëmatës të instaluar;
  • I gjithë funksionimi i Ndërmarrjes së Ujit është automatizuar me instalimin e një sistemi të ri SCADA.

Rezultatet e arritura:

  • Një numër i rritur i klientëve të Bashkisë së Lezhës pajisen me të njëjtin nivel shërbimi të furnizimit me ujë të pijshëm.
  • Sigurohet furnizimi i besueshëm dhe i vazhdueshëm i ujit të pijshëm me cilësi të mirë gjatë gjithë orës.
  • Kostot e funksionimit dhe mirëmbajtjes janë zvogëluar dhe përballueshmëria e ujit të pijshëm është ruajtur, duke siguruar rikuperimin e kostos dhe rritjen e aftësisë së bashkisë për të vazhduar me rehabilitimin e sistemit të ujit.
  • Përmirësimi i ndërgjegjësimit të klientit në lidhje me pamjaftueshmërinë dhe përdorimin e kujdesshëm të burimeve ujore.

Projekti i Shirokës

Gjermania e financoi projektin përmes KFW me 10.3 milionë euro, ndërsa kostoja totale e projektit arriti në 19,45 milionë euro dhe u bashkëfinancua nga Qeveria Zvicerane dhe Austriake.

Masat:

  • Projekti përfshin ndërtimin e rreth 20 km rrjet kanalizimesh dhe kolektorësh në qytetin e Shkodrës, ndërtimin e 6.5 km rrjet kanalizimesh në fshatin Dobraci dhe rrjetin e kanalizimeve 5.5 km, si dhe impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Shirokë, që ka rreth 2.000 banorë. Për më tepër, stacionet e pompimit të kanalizimeve u ndërtuan në Dobraci, Shirokë dhe Shkodër.
  • Janë ndërmarrë veprime përgatitore për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkodrës. Target-grupi i projektit janë rreth 104,000 banorë të qytetit të Shkodrës dhe fshatrave ngjitur Dobraci, Shirokë, si dhe turistët që vizitojnë rajonin.

Rezultatet dhe momentet kyçe të projektit:

  • Frekuenca e përmbytjes së sistemit të kanalizimeve në Shkodër është zvogëluar.
  • Rreziku i ndotjes mikrobike të burimeve të ujërave nëntokësorë që furnizojnë Shkodrën është zvogëluar. Cilësia e ujit përmbush standardet ndërkombëtare (OBSH).
  • Shkarkimi i ujërave të zeza të patrajtuara në Liqenin e Shkodrës është zvogëluar.
  • Është realizuar menaxhimi dhe funksionimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.

FOTO: AMBASADA GJERMANE

23.9 milionë euro për “Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit dhe arsimi e trajnimi profesional”

Ky projekt ka për qëllim kryesor përmirësimin e situatës së punësimit të të rinjve në Shqipëri dhe rritjen e pjesëmarrjes sociale të grupeve të margjinalizuara, përfshirë edhe emigrantët e kthyer.

Përfshin katër komponentë kryesorë nën një ombrellë, dhe projektin e bashkëfinancuar ‘BE për Inovacion’:
Përfshirja Sociale: Të rinjtë e margjinalizuar përfitojnë nga një pranim më i madh shoqëror nëpërmjet nismave të shoqërisë civile të mbështetura nga GIZ dhe kanë mundësi për perspektiva të reja karriere.

Arsimi e Trajnimi Profesional (ATP): Cilësia dhe rëndësia e sistemit të AFP-së u përshtatet kërkesave të tregut të punës. Masat mbështetëse përfshijnë hartimin dhe zbatimin e ofertave të reja të AFP-së, duke integruar parimet e mësimit të bazuara në punë, në Qendrën Multifunksionale (MFC) të Kamzës, 10 Qendra Publike të Trajnimit Profesional dhe rreth 30 ofrues privatë të AFP-së në të gjithë vendin; për më tepër, ngritjen e kapaciteteve të mësuesve dhe përmirësimin e laboratorëve me pajisje.

Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM): Trajnim fillestar dhe mbështetje financiare për sipërmarrësit e rinj, si dhe forcimin e NMVM për të zgjeruar portofolat e tyre, për të krijuar vende të reja të punës dhe drejtpërdrejt për të kontribuar në ekonominë e përgjithshme të vendit.
BE për Inovacion: Ai synon forcimin e ekosistemit novator dhe nxitjen e krijimit të sipërmarrjeve në Shqipëri, për të krijuar një mjedis që tërheq talentet dhe i kultivon ato për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.
Kuadri i politikave: Programi punon për të forcuar kapacitetet zbatuese të institucioneve publike, duke i mundësuar që ata të mbështesin në mënyrë efektive projektet e investimeve publike dhe private, me ndikim në punësim, përmes politikave përkatëse dhe shërbimeve këshilluese, ekspertizës dhe ndihmës.

FOTO: AMBASADA GJERMANE

Rezultatet e parashikuara dhe momentet kyçe të projektit:

Që nga viti 2017, më shumë se 2.900 punëkërkues janë trajnuar në kurse afatshkurtra dhe më shumë se 500 studentë janë diplomuar në MFC Kamza. Mbi 5,000 të rinj janë pjesë e trajnimeve Start SMART për kërkimin e punës dhe aftësi të buta (soft skills). Rreth 1.400 të rinj të margjinalizuar kanë marrë pjesë në projekte për të forcuar pjesëmarrjen sociale dhe kohezionin.

Për sa i përket zhvillimit të sektorit privat në Shqipëri, janë trajnuar mbi 1,100 sipërmarrës të rinj, nga të cilët 250 hartuan një plan të plotë biznesi dhe rreth 80 prej tyre iu dha një grant fillestar. Për më tepër, afërsisht 1.000 MSME kanë marrë Shërbime të Zhvillimit të Biznesit, dhe më e rëndësishmja, më shumë se 900 të rinj me ndihmën e këtij projekti kanë gjetur punësim deri më tani. – Monitor

Related- Posts

INTERVISTË

EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

11 Korrik, 2025
INTERVISTË

Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

25 Qershor, 2025
INTERVISTË

Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

23 Nëntor, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Daum:”Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”

12 Korrik, 2025
12 July 2025, Mecklenburg-Western Pomerania, Rostock: Christian Pegel (L-R), Interior Minister of Mecklenburg-Western Pomerania, and Alexander Dobrindt, German Minister of the Interior, under umbrellas at the opening press conference of the nationwide Civil Protection Day in the Hanseatic city's harbor. Photo: Bernd Wüstneck/dpa

Berlini synon të forcojë mbrojtjen civile, u bën thirrje gjermanëve të përgatiten për krizë

12 Korrik, 2025

Bisedimet për armëpushimin në Gaza pranë dështimit

12 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

12 Korrik, 2025

Xi Jinping i dërgon mesazh urimi Presidentit të Kiribatit

12 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.