Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në një takim Ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Tiranë, Sh.T.Z. Mihail Yurevich Afanasjev, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Pasi e uroi për marrjen e detyrës, Presidenti i Republikës shprehu rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Federatës Ruse në interes të ndërsjellë të të dy vendeve.
Por kush është Ambasadori i ri i Federatës Ruse në Tiranë ?

Ambasadori i ri i Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, z.Mihail Afanasiev ka lindur në vitin 1954. Karrierën diplomatike e filloi në vitin 1980. Ai ka punuar në Aparatin qendror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe Federatës Ruse, si edhe në përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit.
Në vitet 2005-2010 ka shërbyer si Ambasador i Rusisë në Etiopi. Para emërimit të Tij në Shqipëri ka drejtuar një nga departamentet e MPJ-së. Është i martuar, ka një vajzë”.
Njohës i gjuhës angleze dhe franceze, Mihail Yurevich Afanasjev ka qenë këshilltar në Ambasadën e Rusisë në Paris në vitet 1995 – 1999, ndërsa në 1993 – 1994 ka qenë drejtor i Departamentit për Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Ministrinë e Jashtme.
© Argumentum.