• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Ambasadori kroat Kramaric: Shqipëria e ka vendin në familjen evropiane, Kroacia mbështetje të plotë në rrugën drejt BE-së

26 Maj, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kroacia mbështet fuqishëm Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe e konsideron perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor si një nga çështjet kyçe për stabilitetin dhe të ardhmen e kontinentit.

Ky ishte mesazhi i ambasadorit të Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramaric gjatë ceremonisë së organizuar në Tiranë, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Kroacisë, ku u kremtua 35-vjetori i shtetësisë dhe pavarësisë kroate.

Në fjalën e tij, ambasadori vlerësoi rrugëtimin e Kroacisë gjatë këtyre tre dekadave e gjysmë, nga shpallja e pavarësisë dhe përballja me Luftën Atdhetare, deri te anëtarësimi në NATO, Bashkimin Evropian, zonën euro dhe hapësirën Schengen.

“Kroacia mund të shërbejë si shembull për vendet që synojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Me një objektiv të qartë, reforma të domosdoshme, përgjegjësi politike dhe shumë punë, suksesi është i arritshëm”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te marrëdhëniet dypalëshe, ambasadori theksoi se Shqipëria dhe Kroacia janë të lidhura jo vetëm nga miqësia mes dy vendeve, por edhe nga një perspektivë e përbashkët evropiane, fryma mesdhetare e bashkëpunimit dhe bindja se edhe vendet më të vogla mund të luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit dhe dialogut në rajon.

Sipas tij, partneriteti mes dy vendeve po zgjerohet në pothuajse të gjitha fushat, nga ekonomia, turizmi dhe infrastruktura te kultura, sporti, shkenca dhe arsimi.

Ai vuri theksin edhe te nevoja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kroacisë, duke nënvizuar potencialin e madh në sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi, teknologjia digjitale dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Nuk shohim asnjë arsye pse marrëdhëniet ekonomike të mos arrijnë nivelin e marrëdhënieve tona politike. Po bëjmë gjithçka që kompanitë kroate ta shohin Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe si një vend me mundësi të reja”, tha ambasadori.

Në fjalën e tij, ai ndau edhe reflektime mbi rolin e Evropës në kohën e sfidave gjeopolitike, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një çështje strategjike për paqen, sigurinë dhe të ardhmen e kontinentit.

“Një Evropë Juglindore e qëndrueshme, demokratike dhe e orientuar drejt Evropës nuk është periferi e Evropës, por një nga parakushtet për sigurinë dhe të ardhmen e saj”, u shpreh ai.

Ambasadori riafirmoi gjithashtu qëndrimin e Kroacisë në mbështetje të Ukrainës dhe dënoi agresionin rus, ndërsa shprehu shpresën për përfundimin e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe forcimin e dialogut diplomatik në arenën ndërkombëtare.

Në përmbyllje të ceremonisë, ai nënvizoi se miqësia, bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë mbeten vlera thelbësore për një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar.

“Rroftë Kroacia! Rroftë Shqipëria! Rroftë Evropa!”, përfundoi ai.

Fjala e plotë e ambasadorit të Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç

E nderuara Zëvendësministre, Shkëlqesi dhe kolegë diplomatë, të nderuar përfaqësues të institucioneve shqiptare, të dashur miq të Kroacisë, zonja dhe zotërinj,

Është një nder i madh për mua t’ju përshëndes në këtë ceremoni me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Kroacisë, të cilën e kremtojmë më 30 maj.

Këtë vit shënohen 35 vjet nga krijimi i shtetësisë dhe pavarësisë kroate.

Kur shohim rrugën që Kroacia ka përshkuar gjatë këtyre 35 viteve — nga shpallja e pavarësisë, Lufta Atdhetare dhe mbrojtja e vendit, përmes rindërtimit dhe zhvillimit, deri te anëtarësimi në NATO, Bashkimin Evropian, zonën euro dhe hapësirën Schengen, e sot edhe pranë anëtarësimit në OECD — mund të jemi vërtet krenarë.

Sikur dikush të më kishte thënë në vitin 1991, në momentin kur shpallëm shtetësinë dhe pavarësinë tonë dhe luftonim për njohjen ndërkombëtare, se Kroacia në vitin 2026 do të ishte një shtet i tillë siç është sot, vështirë se do ta besoja. Por falë guximit të njerëzve të saj, punës së tyre dhe besimit në shtetin e tyre, Kroacia sot është një shtet i suksesshëm evropian dhe një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Kroacia mund të jetë shembull veçanërisht për shtetet që dëshirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian — një dëshmi se me një qëllim të qartë, reforma të nevojshme, përgjegjësi politike dhe shumë punë, suksesi është i mundur.

Pikërisht për këtë arsye Kroacia e mbështet fuqishëm Shqipërinë në rrugën e saj evropiane.

Ne besojmë se vendi i Shqipërisë është në familjen evropiane të kombeve dhe se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor përfaqëson një nga çështjet kyçe për stabilitetin dhe të ardhmen e Evropës.

Sot, Kroacinë dhe Shqipërinë nuk i lidh vetëm miqësia mes dy shteteve tona. Na lidh gjithashtu një perspektivë e përbashkët evropiane, fryma mesdhetare e hapjes dhe vetëdija se edhe shtetet më të vogla mund të kenë një rol të rëndësishëm në forcimin e stabilitetit, dialogut dhe bashkëpunimit.

Partneriteti ynë nuk bazohet vetëm në marrëdhënie të shkëlqyera politike. Ai zhvillohet pothuajse në të gjitha fushat e jetës shoqërore — nga ekonomia, turizmi dhe infrastruktura deri te kultura, sporti, shkenca dhe arsimi.

Na gëzon veçanërisht interesi gjithnjë e më i madh i institucioneve kroate dhe shqiptare, universiteteve, organizatave kulturore dhe sipërmarrësve për bashkëpunim të ndërsjellë. Pikërisht këto lidhje konkrete mes njerëzve krijojnë stabilitet, besim dhe miqësi afatgjatë.

Po ashtu, besojmë se marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Kroacisë dhe Shqipërisë duhet të shoqërohen me një bashkëpunim ekonomik edhe më të fortë. Nuk shohim asnjë arsye pse marrëdhëniet ekonomike të mos arrijnë nivelin e marrëdhënieve tona politike. Prandaj po bëjmë gjithçka për të inkurajuar kompanitë serioze kroate që ta njohin Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe një hapësirë mundësish të reja. Besojmë se ekziston një potencial i madh bashkëpunimi në energji, infrastrukturë, turizëm, teknologji digjitale dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Muaji maj është muaji kur kremtojmë ditët e Evropës, kulturës evropiane, shkurtimisht mënyrës evropiane të jetesës. Këtë e bëjmë edhe sot me rastin e Ditës së Shtetësisë së Kroacisë, duke festuar një ide që do t’i mbijetojë të gjitha vështirësive, luftërave dhe ndarjeve. Në një kohë kur shpesh flitet për krizë në Evropë, duhet të kujtojmë se Evropa nuk është vetëm administratë e mërzitshme, treg i pamëshirshëm apo institucione të Brukselit — Evropa është, para së gjithash, një hapësirë e shpirtit, kulturës dhe kujtesës.

Sepse më lejoni një pyetje retorike: në cilin kontinent tjetër janë shkruar kaq shumë fjali të bukura për dashurinë, miqësinë, lirinë, fisnikërinë dhe dinjitetin njerëzor sa në Evropë? Nga Homeri, Dante, Shakespeare, Goethe dhe Balzac, e deri te Krleža dhe Kadare — Evropa është një kontinent i fjalëve. Një kontinent i letërsisë, filozofisë dhe dialogut. Një kontinent që ka mësuar se dallimet nuk duhet të zhduken, por të kuptohen.

Në kohën e sfidave të shumta gjeopolitike, Bashkimi Evropian duhet të tregojë vizion politik, por edhe aftësi për të kuptuar Evropën Juglindore. Politika e zgjerimit nuk është një proces administrativ, por një çështje strategjike e paqes, stabilitetit dhe së ardhmes së Evropës.

Një Evropë Juglindore e qëndrueshme, demokratike dhe e orientuar drejt Evropës nuk është periferi e Evropës — ajo është një nga parakushtet për sigurinë dhe të ardhmen e saj.

Për Kroacinë, Evropa nuk është vetëm institucion apo treg. Evropa është një hapësirë e lirisë politike, diversitetit kulturor, dialogut dhe përgjegjësisë. Njëkohësisht, Evropa është një projekt që duhet të konfirmohet vazhdimisht përmes solidaritetit, demokracisë dhe aftësisë për t’iu përgjigjur sfidave të kohës sonë.

Ne besojmë se Evropa do të gjejë forcën dhe urtësinë për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, energjisë, migracionit dhe ekonomisë së kohës sonë. Forca politike dhe morale e Evropës do të matet pikërisht me aftësinë e saj për të mbetur një hapësirë dialogu, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbrojtjeje të vlerave themelore njerëzore.

Sot, kur flasim për Evropën, nuk mund të anashkalojmë faktin se hapësira evropiane dhe ajo botërore ende përballen me luftëra dhe paqëndrueshmëri.

Që nga fillimi, Kroacia e ka dënuar qartë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe sot qëndron fuqishëm pranë Ukrainës dhe popullit ukrainas. Si një vend që vetë ka kaluar përvojën e luftës, shkatërrimit dhe luftës për liri, ne e kuptojmë shumë mirë sa të rëndësishme janë paqja, e drejta ndërkombëtare dhe respektimi i integritetit territorial për stabilitetin e botës.

Njëkohësisht besojmë se bota e sotme ka nevojë për më shumë dialog, më shumë diplomaci dhe më shumë përgjegjësi politike. Prandaj mbështesim të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare që synojnë ndalimin e konflikteve të armatosura dhe uljen e tensioneve.

Shprehim veçanërisht shpresën që konfliktet ushtarake në Lindjen e Mesme të marrin fund. Çdo jetë njerëzore e humbur përfaqëson një humbje për njerëzimin dhe një kujtesë se sa të brishta janë paqja dhe stabiliteti.

Sot kremtojmë Ditën e Shtetësisë së Republikës së Kroacisë, por edhe Ditën e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, të cilën e shënojmë më 28 maj.

Në këtë kontekst, më lejoni të përmend shkurtimisht edhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, e nënshkruar vitin e kaluar. Dëshiroj ta theksoj shumë qartë: kjo marrëveshje nuk është e drejtuar kundër askujt. Qëllimi i saj është forcimi i stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në këtë pjesë të Evropës. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është interes i përbashkët i të gjithë aktorëve politikë të përgjegjshëm.

Në kohën e sfidave të shumta, pikërisht miqësia, bashkëpunimi dhe besimi i ndërsjellë janë ato që e bëjnë Evropën më të fortë.

Dhe para se ta përfundoj fjalimin tim, më lejoni t’i uroj ditëlindjen kolegut dhe mikut tim, ambasadorit italian Marco Alberti. I dashur Marco, gëzuar ditëlindjen!

Të dashur miq, edhe një herë ju falënderoj që jeni sot me ne.

Rroftë Kroacia!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë Evropa

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Polici dhe syri i humbur

23 Tetor, 2026
FOKUS

“Marshi i Fitores” në Beograd, studentët e kthejnë protestën në sfidë politike ndaj Vuçiçit

22 Tetor, 2026
FOKUS

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ndryshimi po vjen

23 Tetor, 2026

Rumani, droni fundos anijen e mallrave në Detin e Zi, Bukureshti akuzon Rusinë

23 Tetor, 2026

Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

23 Tetor, 2026

Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

23 Tetor, 2026

PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

23 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.