E nominuara për ambasadore amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se do të mbështesë reformat në Shqipëri. Para senatit amerikan, ajo tha se inkurajon vendin tonë për ngritjen e SPAK dhe BKH.
Ambasadorja tha se duhet të ndihmojmë Shqipërinë që të ndërtojë institucionet demokratike.
“Duhet të ndihmojë autoritetet shqiptarë të forcojnë institucionet për ti bërë ballë rrezikut rus“, tha Kim
Kim tha se do të promovojë investimet amerikane në Shqipëri.
Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht ambasada amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkura me punë Leyla Moses Ones.