Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, respektivisht Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan sot në Sofje protokollin dypalësh, pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.
Protokolli duhet të publikohet pas nënshkrimit të tij.
Përveç ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë së Veriut ishin edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Protokolli është reciprok dhe negociatat me BE-në fillojnë të martën, thotë Osmani
Protokolli që kemi nënshkruar në thelbin e tij ligjor është procesverbali i një mbledhjeje, në të cilin ka një rend dite, sipas temave dhe pikave, janë shënuar masat, marrëveshjet dhe projektet që duhet të zbatohen, si dhe të pranishmit në mbledhje. , tha në fillim ministri Osmani. Praktikisht, shtoi ai, është një përmbledhje e rezultateve të dialogut dhe bashkëpunimit ndërsektorial në periudhën 2019-2022, duke pasur parasysh periudhën e vetos bullgare dhe nivelin e reduktuar në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në fillim, Osmani vuri në dukje disa çështje, nga programet e gjelbërta, transporti dhe hekurudhat, rinia dhe sporti, bashkëpunimi në turizëm, mbrojtje, shëndetësi etj, duke theksuar se kjo është pika e parë.
Më pas ai përmendi pikën e dytë në të cilën grupohen çështjet historike, gjegjësisht përmes përkrahjes dhe inkurajimit të Komisionit të Përbashkët Historik për shënimin e fakteve historike nga shkenca deri te çështjet dhe fazat e caktuara të historisë, tha Osmani.
Brenda dy viteve duhet të merren masa që nga momenti kur Komisioni i Përbashkët jep pëlqimin për çështje të caktuara, tha ai dhe theksoi se në thelb protokolli ka reciprocitet, i cili i referohet çështjeve historike dhe arsimore, në kuptimin e teksteve shkollore.
Rezultatet do të publikohen brenda gjashtë muajve nga qeveritë e të dy vendeve nga data e marrëveshjes ndërmjet komisioneve.
Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasojnë miratimin e djeshëm të propozimit francez nga parlamenti maqedonas.
/Argumentum.al