Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, nga i Dërguari Special i Presidentit Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.
Vizita e Cakajt në Uashington ishte parashikuar për takimin e dialogut Kosovë-Serbi që pritej të mbahej më 27 qershor, por që u anulua pas aktakuzave ndaj Presidentit, Hashim Thaçi për krime lufte.
Lidhur me takimin me Grenell, Cakaj thotë se, ka diskutuar mbi një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
“S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë Cakaj./h.e