Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshillit Atlantik kanë vizituar Shqipërinë.
Takimin e parë delegacioni amerikan e ka zhvilluar në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta.
Aktualisht delegacioni po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama.
Më pas takimi i tyre do të vijojë më një vizitë në Kryesinë e Kuvendit ku do priten nga kryetari Gramoz Ruçi, e ndërsa ndalesa e radhës do të jetë selia blu dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve, por mungesa e dialogut mes palëve politike në vend e ka futur Shqipërinë në një krizë të re politike.
Situata e krijuar po ndiqet me interes edhe nga diplomatët e huaj si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni amerikan shoqërohet nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones