Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, nderoi miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë mizorisë së Holokaustit.
Meta shprehu krenarinë për “popullin shqiptar dhe kodin tonë të nderit ‘Besa’ që në periudhën më të errët të njerëzimit mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke e kthyer Shqipërinë në të vetmin shtet në Europë ku numri i tyre ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se sa para saj”.
“Duke dënuar me forcë antisemitizmin, mungesën e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe dhunimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, të angazhohemi që të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore të mos përsëriten kurrë më”, u shpreh ai.