Drejtuesit e SPAK dhe BKH-së vizitë zyrtare në Washington

 Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe Drejtori i BKH-së po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Washington, SHBA.

Në një njoftim zyrtar të SPAK bëhet e ditur se, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së gjatë vizitës që zgjat një javë, do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intensitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.