Shqiptari Dritan Agalliu është një nga shkencëtarët e paktë shqiptarë, i cili vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e neurologjisë.
Studimet e tij janë të fokusuara në mekanizmat qelizore dhe molekulare në sistemin nervor njerëzor, për të kuptuar funksionin e sistemit mbrojtës të trurit.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur se është krenar me gjeneratë e dytë të diasporës shqiptare që çdo ditë e më shumë po kontribuojnë në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në botë, shkruan Albinfo.ch.
Ndërsa Agalliu ka thënë se hulumtimet në laboratorin e tij fokusohet në kuptimin e mekanizmave qelizorë dhe molekulare që rregullojnë formimin e barrierës së sistemit nervor qendror (CNS) dhe mekanizmat e përçarjes së barrierave në një numër të sëmundjeve të CNS siç janë sëmundjet autoimune që kanë simptoma që përfshijnë dështimin e gjakut në tru.