• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

E ardhmja e revoltës studentore dhe popullore në Serbi.

12 Tetor, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nedim Sejdinoviç-Vreme[i]

Ndoshta asgjë nuk ka për të qënë njëlloj në Serbi një ditë pas tubimit studento-qytetar në Novi Sad, i cili është planifikuar të mbahet me 1 nëntor. Mund të ndodhë që pushteti aktual i përparimtarëve atë ditë do t’a konsiderojnë si të kaluar njëditore, ndërsa institucionet kompetente të rrasura diku në lindje të vendit, sëbashku me ndjekësit e tyre të parë, ku do të presim me vëmendje mjetet e mëkuara me kujdes të cilët do t’u mundësojnë të ardhme të lehtë dhe vizita të rregullta turizmi nëpër llixha. Nuk po diskutojmë tani atë se këto mjetet zakonisht shkrihen shpejt, sepse duhet paguar mikpritësi, i cili është makut, sidomos kur bën biznes me ata të ngjashëm me veten.

Nuk mund të thuhet se një numur qytetarësh të Serbisë nuk e dëshriojnë një skenar të këtille, por edhe ata e kanë të qartë se nuk është real. Natyrisht, jo vetëm kur bëhet fjalë për 1 nëntorin dhe përkujtimin e njëvjetorit të tragjedisë në Novi Sad. Gjithashtu, asnjë prej studentëve të cilët janë shefa të protestës, as nga njerëzit që i mbështetin dhe i miratojnë, me përjashtim ndoshta të disa “kokave të ndezura”, nuk synon të arrijë një gjë të tillë. Qëllimet e revoltës janë krejtësisht të ndryshme: zgjedhje të parakohëshme parlamentare në të cilët qytetarët me stilolaps, në mënyrë të kulturuar do të thonë “jo” për regjmin e korruptuar, të pacivilzuar dhe jokompetent deri në kupë të qiellit.

PROBLEME ME “LAKRAT NË KOKË”

Në një masë shumë të madhe “zhvillimi si në rastin e sheshit Mejdan” të ngjarjeve, sundon në kokat e krerëve të rregjimit dhe atyre u duket pak a shumë i mundshëm. Problemi me njerëzit që kanë me tonë të tërë “lakra në kokë” është se ata vetë, më mirë se të tjerët, e dinë se çfarë të pabërash kanë kryer dhe se për këtë shkak duhet ikur sa më larg.

Një gjë të tillë e beson edhe Shërbimi informativ i jashtëm rus (SVR) “gjithmonë i mirëinformuar” dhe “i paanshëm politikisht”, i cili para disa ditëve pohoi , me saktësi mikroskopike, se po përgatitet “Majdani”, dhe se Vuçiçi mund të bëhet Janukoviçi. Shërbimi rus ka përpiluar edhe listën e mediave të cilët, apo jo, rinisë serbe po i centrifugojnë trurin. Nëse asgjë tjetër, lista thotë se shërbimi duhej të punonte me profesionalizësm dhe të shkëpusë “burimet” e tanishme. Ose, të bëhet më serioz. Sepse askush nuk ka për t’i konsideruar pastaj më të rëndësishëm. Me që ra fjala, nga Moska në vitin 2023, gjatë protestave për rastin e shkollës “Ribnikar” (është fjala për masakrën që kreu nxënësi 13-vjeçar, K.K. në shkollën tetëvjeçare “Vladimir Ribnikar”, me ç’ rast vrau 10 veta dhe plagosi 6 të tjerë. Ky akt atëbotë u pasua me domonstrata masive në tërë Serbinë ku kërkohej siguria nëpër shkolla. Shën. i përkth.), kur paralajmëruan revolucion në Serbi sipas modelit të Kievit.

Nuk po i hyjmë tani analizës se përdorimi i termave “Mejdan” dhe “Revolucion me ngjyrë” të cilët, në kontekstin e ngjarjeve aktuale në Serbi – janë thellësisht kontradiktorë, me saktë, të pakuptimtë. Termat nënkuptojnë demontratat masive në Ukrainë dhe në disa shtete të tjera postsovjetike që kishin si synim lirinë e shtetit të tyre nga pozicioni i satelitëve rusë dhe të niseshin fort drejt BE-së dhe Perëndimit.

Por, si është puna me vendin tonë?

Vetë Vuçiçi pohon se Serbia qëndron fort në rrugën europiane dhe se vendet perëndimore e mbështesin, bash ashtu fort. Njëkohësisht pohon se Perëndimi dhe studentët duan t’a rrëzojnë sepse Serbia dëshiron të hyjë në Europë. Ka kohë që është bërë e qartë se në këtë retorikë të propagandës së rregjimit nuk ka kurrfarë logjike, përkundrazi, ajo synon t’i trullosë sa më shumë qytetarët. Ata që ende i marrin seriozisht ato që tregon Vuçiçi nëpër emisione televizive, kryesisht nuk dinë nëse kanë ardhur, janë nisur, kanë fluturuar apo kanë aterruar.

EDHE PAS 1 NËNTORIT- TË NJËJTAT PROBLEME

Nuk mund të dimë sesi do të shkojë protesta studento-qytetare e 1 nënorit, e cila duhet të përkujtojë njëvjetorin e rënies së terracës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit. A do të jetë madhështore apo e dhunshme? Nuk e dinë këtë as organizatorët, për shkakun e thjeshtë se askush prej tyre nuk mund të parashikojë sa njerëz do të marrin pjesë, as çfarë urdhërash do të marrin kordonët policorë. A do të përdoret topi zanor, mjetet piroteknike të jashtëligjshme apo çfarëdo lloj tjetër, me një fjalë ndonjë gjë inventive? Vetëm Vuçiçi mund të organizojë protesta për të cilat e di që më parë sesa njerëz, me saktësi, do të marrin pjesë në to. Me këtë pranon se njerëzit e “tij” në protesta nuk vinë me vetëiniciativë por i sjell dhe i organizon ai. Pra, sa para, aq muzikë!

Sidoqë të jetë, pothuajse me siguri dihet se edhe pas 1 nëntorit “revolucionar” pjesa jo rregjim e opinionit publik do të vazhdojë të përballet dhe mundohet me probleme vërtetë të rëndësishme. Sikurse është, përshembull, e frikësuar se energjia e protestave ka shterruar, se ka nisur lodhja nga protestimi. Është e qartë se rregjimi është në nokdaun, por a mbahet pala tjetër ende në këmbë? Pas dhunës dramatike të rregjimit në rrugët e Novi Sadit me 5 shtator, e cila vërtetoi atë se rregjimi është i gatshëm për gjithçka, shumë veta janë të mendimit se blloku protestues duhet të ndalet paksa dhe të mendojë sesi të konceptoje luftën e mëtejshme kundër sunduesit të egër. Pra, si të shkohet më tej?

Këtu bën pjesë edhe tema e cila në këtë pjesë të vogël të opinionit publik të lirë shpie në diskutime të ashpra: a duhet zgjeruar fronti i luftës, si të krijohen raporte mes bllokut jopartiak studentor dhe partive opozitare, si dhe në sa kolona duhet të dalin në zgjedhje forcat antivuçiçiste kur të shpallen ato? Për këto tema bisedojmë me tre politologë dhe një aktivist partiak.

PËRPLASJE MES DY KONCEPCTEVE

Politologu Millorad Gjuriç thotë se ka ndodhur ndryshimi i intensitetit të protestave, por kjo për të nuk përbën befasi. Mendon se bëhet fjalë për një maratonë politike në të cilën nuk mund të vraponi gjatë tërë kohës me të njëjtën shpejtësi.

“Administrimi i procesit të protestave studento-qytetare nënkupton intensitete, shpejtësi dhe modele të ndryshme. Kjo është nganjëherë e vështirë, sepse është fjala për nëj dukuri komplekse politike dhe shoqërore, e cila është tejet e decentralizuar, gjë që është njëkohëissht edhe përparësi e kësaj lëvizjeje. Kjo është ajo që përfaqëson enigmën e pazgjidhshme për rregjimin autokrat, i cili funksionon absolutisht sipas parimit të centralizimit. Kështuqë në këtë rast bëhet fjalë për përplasje mes dy koncepteve të ndryshme politiko-organizative”, thotë Gjuriçi për revistën “Vreme”.

Regjimi vërtetë është në nokdaun, praktikisht që me nisjen e protestave, por ai, thotë bashkëbiseduesi jonë, nuk duhet nënvlerësuar për asnjë moment. Sidomos në synimin e tij për të radikalizuar situatën dhe t’i futë në spirale dhune studentët dhe qytetarët.

“Çdo radikalizimin e ngushton bazën e protestës studento-qytetare dhe i shkon për shtat regjimit. Kundër kësaj duhet të punohet me durim për zgjerimin e vazhdueshëm dhe masivizimin e lëvizjes studento-qytetare, si në paraqitjen ndërkombëtare të vetë lëvizjes, po ashtu edhe demaskimin e të gjitha lëvizjeve skandaloze të regjimit autoritar. Kjo është vetëm një farë e ndërtimit të baticës demokratike e cila në zgjedhje do të përmbytë dhe do të defonksionalizojë të gjitha truket që regjimi planifikon të përdorë”, thotë ai.

Despot Kovaçeviçi nga Fakulteti i shkencave politike në Beograd thotë se vjeshta turbulente e paralajmëruar në Serbi ende nuk ka nisur, sepaku jo deri tani. Ngjarje ka, por janë sporadike dhe shpesh vinë si reaksion ndaj lëvizjeve të pushtetit.

Vërtetë që ka ndodhur zvoglimi i aktiviteteve dhe është ulur masiviteti i tubimeve dhe protestave, por ende nuk është zvogluar pakënaqësia. Me muaj të tërë më parë, shoqëria është polarizuar dhe palët janë  larguar akoma më shumë nga një tjetra. Qytetarët me siguri janë të lodhur si pasojë e dinamikës dhe zgjatjes së procesit, por pakënaqësia e tyre dukshëm është këtu. Sa është kjo pakënaqësi në të vërtetë do të na e tregojnë zgjedhjet, madje edhe sikur në ndonëj rast protestat të shuheshin. Pakënaqësia është shndërruar në mbështetje për lëvizjen studnetore, por duhet theksuar se nga mbështetja e deri të votat në zgjedhje është një rrugë e gjatë. Nga ana tjetër, pushteti ka përgjigjet e tij të cilët janë  të orientuara qartazi. Duket sikur në këtë momënt ai është i përcaktuar qartazi t’i drejtohet ekskluzivisht publikut të tij, duke ndërtuar një kohezion shtesë brenda radhëve të tyre nëpërmjet masave ekonomike dhe fushatës negative ndaj bllokadave”, thotë ai.

PO VJEN NJË GJENERATË E RE STUDENTËSH

Konsultani politik Dushan Lj. Milenkoviç nuk është i shqetësuar. Sipas tij, në kontekstin e protestave, janë  krejtësisht të logjikshme uljet dhe ngritjet e tensioneve.

“Sipas përllogaritjes time, në këtë moment kemi të bëjmë me një ulje të tensioneve. Pra është në lojë një cikël që përsëritet. Përsa i përket vjeshtës ajo sapo ka nisur. Nëntori do të sjellë shumë gjëra, përfshirë edhe dhjetra brucoshë (studentë të vitit të parë në fakultet. Shën. i përkth.) të cilët, si kurrë më parë në historinë serbe, mezi presion inaugurimin në identitetin “’Student’” – thotë ai.

Nga perspektiva e aktivistit opozitar, zëvendëskryetari i Lëvizjes Popullore të Serbisë, Borisllav Novkoviç, regjimi skenën politike po e tërheq në “fazën e zvarritjes”, dëshiron që lufta politike të fillojë t’i ngjasë raundit të 12-të të një ndeshje boksi ku rivalët janë të lodhur dhe të dërmuar.

“Momentalisht, pa marrë parasysh përdorimin masiv të metodave represive, regjimi nuk ka aftësi të shuajë revoltën qytetare, por, nga ana tjetër, as protestat nuk kanë fuqi dhe vrull për t’i dhënë fund pushtetit të Vuçiçit. Megjithatë, suksesi i protestave nuk matet vetëm me numurin e qytetarëve që marrin pjesë në to, por me vazhdimsinë dhe intensitetin e mesazhit. Pa marrë parasysh lodhjet dhe tërheqjen, vlera e përherëshme e këtyre protestave është e padiskutueshme: përmbahet në faktin se momentalisht kemi pakënaqësi të grumbulluar, të akumuluar, e cila përbën rrezik permanent për pushtetin, pavarësisht nga përshtypja se protetstat kanë heshtur”, thotë ai.

EPILOGU I LUFTËS NË ZGJEDHJE

Pyetjes se si studentët duhet t’i koncpetojnë aktivitetet në periudhën e ardhshme, Kovaçeviçi thotë se, për mendimin e  tij, bllokada e fakulteteve, në një masë të rëndësishme, janë një mekanizëm tashmë i konsumuar.

“Natyrisht mënyra të cilën studentët zgjodhën ishte ndryshe dhe se, me mosbesimin e përgjithshëm ndaj institucioneve, ndaj partive politike, u ngjiz qëndrim të cilit shumë qytetarë i dhanë mbështetje dhe besim. Këmbëngulja dhe vendosmëria e lëvizjes studentore u tregoi të gjithë aktorëve politikë se ndryshimet në qëndrime janë të nevojshme. Ana tjetër e kësaj pune janë mekanizmat nëpërmjet të cilëve vjen rezultati. Këto mekanizma mund të konsumohen dhe të varfërohen, dhe nuk duhen konsideruar si qëllim, por vetëm si mjet”, thotë ai.

Pohon se deri tani studentët kanë qënë novatorë dhe supozohet që kreativiteti i tyre do të jetë tejet më i madh në periudhën e ardhshme.

“Çdo epilog lufte duhet të shpjerë te zgjedhjet, ndërsa fushatat zgjedhore janë hapësirë e madhe për ofrimin e ideve të reja. Zgjedhjet vënë para lëvizjes studentore luftën me mjete legale, ndërsa përgatitja strategjike dhe operative është e domosdoshme nëse duan të zëvendësojnë mangësitë e sistemit zgjedhor”, pohon ai.

Gjuriçi thotë se sukseset e protestës së studentëve janë të padiskutueshme – janë plenumet dhe komitetet qytetëse. Sikurse thotë, në këtë rast është fjala për forma të reja të organizimit politik, në të cilët është bërë një kërcim i madh në drejtim të ndërprerjes me ndërtimin piramidal të partive tona politike.

“Shumica e partive politike është e tipit të varur nga lideri dhe e organizuar sipas parimit një-të gjithë. Me këtë është bërë një hap përpara në një dimension të ri politiko-organizativ, dimension në të cilin çdo individ bëhet nyje e rëndësishme e rrjetit të gjërë aksional. Njëkohësisht, një formë e tillë i rrëshqet “metodave tradicionale të dislokimit, gjurmimit dhe “bluarjes” së kundërshtarëve politikë. Pra nuk ka arësye për të mos vazhduar me këto modele, duke patur parasysh edhe atë se është e domosdoshme që vetë studentët në periudhën e ardhshme duhet të bëhen të dukshëm në opinionin publik”, thotë ai.

SI TË DËGJOHET ZËRI I SHUMICËS SË HESHTUR

Megjithëse ka një eksperiencë shumëvjeçare, Novakoviçi thotë se do të ishte “shumë pretencioze dhe e pashije” t’i këshillonte sudentët. Sipas tij, ata kanë treguar shumë herë një talent të jashtëzakonshëm në përzgjedhjen e oponencave kreative dhe motivuese jashtëzakonisht të sukseshme kundër Vuçiçit.

“Megjithatë, ajo që unë e ndjej se mund t’i japë më shumë vrull dhe cilësi të re protestave është bashkëpunimi i fortë dhe krijimi i froniti unik të të gjithë atyre që mendojnë, ndjehen dhe veprojnë si opozitarë. Fitoren në politikë e sjell lidhja mes pakicës luftarake, e cila merr pjesë aktivisht në proceset politike, dhe shumcës së heshtur, e cila meondon po ashtu, por qëndron pasive dhe e rezervuar. Inkurajimi i kësaj shumice të heshtur për të marrë rolin e shumicës së zëshme do të përcaktojë fatin e regjimit aktual”, thotë Novakoviçi.

Milenkoviçi përgjigjet shkurt – nuk dëshiron t’u japë studentëve këshilla publike “në shenjë respekti ndaj fitoreve gjigande dhe historike që kanë realizuar”.

RAPORTI I STUDNETËVE ME PARTITË OPOZITARE

Raporti i lëvizjes studentore dhe partive opozitare është, sikurse na thotë Millorad Gjuriçi, një problem shumë delikat sepse nuk bëhet fjalë thjesht për rivalitet politik, por për kultura të ndryshme politiko-organizative. Sipas tij plenumet studentore dhe komitetet qytetare me strukturat e tyre të hapura kanë vënë në pikëpyetje formën e deritanishme të partive politike.

“Përsa u përket partive opozitare, ato thjesht paguajnë faturën e mbylljes së tyre operative – në këtë moment, duket se vetëm partia demokrate po përpiqet të reformohet në drejtim të hapjes më të madhe. Ideja e partive të mbyllura, të vëtemjaftueshme, thjesht është bërë jofunksionale. Nuk ka dyshim se në partitë opozitare ekziston një numur i madh politikanësh me eksperiencë dhe të cilët mund të ndihmojnë, por në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme, mendoj se partitë opozitare duhet ta braktisin këtë “qark” dhe t’i japin përparësi listës studentore. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, ndërsa anketimet tregojnë se koalicioni i partive opozitare me siguri do t’a kapërcejë censusin, atëherë dy lista do të ishin të pranueshme”, thotë Gjuriçi.

Kovaçeviçi pohon se pozita e partive dhe e lëvizjeve opozitare në Serbi është mjat e pakëndshme. Gjithsesi ata janë vetë fajtorë për këtë status, por faji i tyre nuk është vetëm një, thotë ai. Mosbesimi shoqëror ndaj tyre është i madh dhe ky është produkt i fushatave të ndryshme.

“Në shoqëri dhe në mediat opozitare imponohet diskutimi mbi rolin e opozitës në periudhën e ardhshme. Në ndryshim nga shumë mendime, kam mendimin se lëvizja studentore nuk ka sukses pa bashkëpunim me partitë dhe lëvijzet opozitare. Suksesi nuk është i garantuar edhe nëse ka bashkëpunim. Mendimi sipas të cilit opozita duhet “t’ia lëshojë” infrastrukturën e saj lëvizjes studentore dhe të vëzhgojë në heshtje ngjarjet, nuk bën pjesë në thelbin e motivimit politik. E kam të vështirë ta përfytyroj efikasitetin e këtij “lëshimi” pa një rol të qartë të partive opozitare në vetë procesin e zgjedhjeve dhe kandidimit. Nga ana tjetër, lëvizja studentore shumë herë ka nënvizuar pavarësinë në raport me partitë dhe lëvizjet opozitare. Parë operativisht në mënyrën politike, ajo që opozita ka në nivel lokal dhe sa janë këto burime, janë një hallkë e domosdoshme e realizimit të zgjedhjeve dhe fushatës. Mendoj se lëvizja studnetore duhet të dalë me një ofertë të përcaktuar para partive dhe lëvizjeve opozitare. Nëse kjo është ofertë që secili të bëjë luftën e tij politike, atëherë më vonë do të kemi epilogun e zgjedhjeve të ardhshme. Nëse kjo ofertë është bashkëpunimi, atëherë modalitetet duhen  kërkuar në përputhje me prioritetet”, thotë Kovaçeviçi.

QËLLIMET E PËRBASHKËTA JANË TË QARTA

Novakoviçi nënvizon se për bashkëpunimin politik janë të domodoshëm qëllimet e përbashkëta, dhe se në këtë këndvështrim studentët dhe opozita kanë shumë gjëra të përbashkëta- luftën për drejtësi dhe atë që institucionet të bëjnë punën e tyre, si dhe kërkesa për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, të cilat janë, sipas tij, momentalisht e vetmja mënyrë për t’u realizaur këto qëllime.

“Të gjithë energjinë dhe presionin duhet t’a orientojnë në atë sesi të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje dhe t’i presim sa më të përgatitur. Çfarë vendimesh do të marrin studentët, kjo është punë e tyre, por është fakt se nevojitet që veprimi i të gjithë aktorëve të koordinohet dhe të orientohet drejt qëllimit të përbashkët. Nuk mund të flas në emër të gjithë opozitës, por përsa i përket Lëvizjes Popullore të Serbisë, po punojmë për forcimin e komisioneve lokale dhe ngritjen e infrastrukturës partiake, si dhe trajnimin e kontrollorëve”, thotë ai.

Milenkoviçi si konsulent politik në agjensinë Sprint Insight, e cila vitin e kaluar ka bërë disa anketime të opinionit publik, duke hetuar për përgjigjen sesi mund të bëhet sa më e efektshme paraqitja e forcave antivuçiçiane në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare thotë:

“Anketimet tregojnë se numuri më i madh i kolonave opozitare është e vetmja mënyrë për të mundur Vuçiçin. Për këtë ka rëndësinë më të madhe që, krahas listës studnetore, të ketë më shumë se dy koalicione opozitare. Ndërsa raporti i të gjithë aktorëve në frontin  antiregjim duhet të jetë raport komunikimi intensiv, bashkëpunimi dhe koordinimi”.

[i] https://vreme.com/vreme/buducnost-studentskog-i-narodnog-bunta/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Nuk mjafton ta duash atdheun! Duhet ditur ta mbrosh ate!

18 Qershor, 2026
FOKUS

Bëhet publike marrëveshja mes ShBA-ve dhe Iranit

17 Qershor, 2026
FOKUS

Diplomacia e Gazit dhe Algoritmeve: Dritëhijet e Tiranës zyrtare, a po e thyen tabunë evropiane me Azerbajxhanin?

17 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Këshilli Europian vendos kontakt diplomatik me Rusinë

18 Qershor, 2026

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

18 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen historike për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

18 Qershor, 2026

Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

18 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.